‘O toç, në kohën tonë kishte reforma, jo koncesione’/ Ndoka i përgjigjet Ramës

217
Sigal

Pasi kryeministri Edi Rama i përmendi emrin në Kongresin e PS-së, vjen reagimi nga Nard Ndoka.

“O Edo, o toç, në kohën tonë kishte reforma, jo koncesione!”, shkruan Ndoka në Fb.

Ndërkohë Rama tha sot para socialistëve se fakti që Ndoka ishte ministër Shëndetësie në kohën e PD, i thotë të gjitha.

“Imagjinoni takimin në zyrën e ministrit mes Covid-it dhe Nard Ndokës”, tha ai.

Rama deklaroi sot në Kongresin e PS se PD duhej të kishte shkuar në djall shumë kohë më parë.