Refik Hasani: Tri dekadat e Referendumit të Krahinës Shqiptare

47
Sigal

Sivjet, kaluan 31-vjet të mbajtjes së Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992, popullata me shumicë shqiptare të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli këtë Krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave.

Po bëhen mbi tri dekada, që kur më datën 1 e 2 Mars 1992, u mbajtën për dy ditë rreshtë, shprehja e vullnetit dhe ishte përcaktimi politik i së ardhmes duke marrë përgjegjësinë për ta shtruarë-ngritur për zgjidhje çështjen e kësaj Krahinë-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të Referendumit.

I pasuar pas Referendumit është edhe kryengritja e armatosur ku përmesë Ushtrisë Çlirimtare Preshevë, Medvegjës dhe Bujanocit, është sakrificë e kësaj Krahine për realizim të drejtës së këtij Referendimi.

Përpjekjet e rëndësishme e popullit shumicë për liri e barazi qytetare të kësja Krahine është edhe gurthemeli tjetër si që është Marrëveshja e Konçulit.

Referendumi, është kontribut i gjithë forcave politike e intelektuale, ishte një akt i lartë historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare në ish-RSFJ, Republikën e Shqipërsisë dhe Diasporë.

Po kalojn mbi tri dekada të Referendumit, statusi politik i shqiptarëve të kësaj Krahine nuk është zgjidhur, dhe vazhdohet të dominohet nga diskriminimi në të gjithë fushat e jetës.

Legjislatura e re e Parlamentit të Kosovës që ka dal nga zgjedhjet e datës 14 Shkurti 2021, përkatësisht Legjislatura e re e Parlamentit të Shqipërisë nga zgjedhjet e datës 25 Prillit 2021, do të duhej të vizitojn në realizim e investim të projekteve për Krahinën Shqiptare.

Në këtë përvjetor, jubilar Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Shqipërisë do të duhej të deklarohen, në ndërtim të qëndrimit në mënyrë zyrtare në mbrojtje të Referendumit.

Po kalojn mbi tri dekada të gjitha qeverit e Tiranës dhe e Prishtinës zyrtare, shumë pak e kan ndihmuar këtë krahinë shqiptare.

Në kët jubilar të Referendimit do të duhej të shenohet me manifestime të ndryshme, duke përfshir edhe veprimtari kulturore, politike e deri tek konferenca shkencore jo vetëm në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por edhe në Prishtinë, Tiran, Shkup e gjithëandej diasporës.

*Autori, ka disa kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe punime të publikuara, për diskriminim, pasivizimin e adresave,formimi i komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë,ka trajtuar e propozur,si: Reciprocitetin, rikonfirmimit të Referendumit datë 1 e 2 mars 1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit,rexhistrimin e popullatës,inicimin që të miratohet një rezolut,ngritja e një fondi të përbashkët nga dy qeverit, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, etj.