Suplementi Pena Shqiptare/ Pajtim Xhelo: Dashuri mbi të gjitha dashuritë

“O gjysh, jam unë dashuria më e madhe për ty?

Nuk më kujtohet të më kesh qortuar kur kam gabuar”!

Sigal

Pyeti im nip kur shëtisnim anë detit të dy,

dyshues, këmbëngulës, ngrysur, si muzgu në të shkuar.

E qasa pranë dhe i thashë pa u menduar aspak:

Kur s’kishe lindur ti, më i shtrenjti më ishte yt atë,,

Mendoja orë e çast për të dhe bëhesha merak,

kur në jetë s’qe ai, babën tim që s’jetoi gjatë.

Babai lindi mua, unë tët atë, ai ty,

zinxhiri i dashurive zgjatet në pafundësi.

Biri ka atin në gen, baba birin në shpirt, në sy,

kështu, në kohë ecën fisi gjer në përjetësi.

Peng i heshtjes së dyzuar, s’tha gjë nipi çamarok,

një brengë nis rrëzonte lotë në sytë e trishtuar,

i harroi fjalët im nip, që s’linte dy gurë tok…

” Eh, gjysh, – i bërtita nën zë vetes -e ke robëruar! ”

E pyes: -Ti si mendon, pa themel ngrihet shtëpi?

I habitur më pa dhe m’u përgjigj: – Jo, s’ka ku qëndron.

Pema, pa rrënjë, ka trung e degë? – pyes përsëri.

tha : “Jo “sërish dhe unë shtova: ” Besoj se më kupton?

Rrënjët janë fisi, brezat, unë trungu, dega ti.

Themelet tona janë fisi, kombi, gjuha, flamuri.

Mbi themele ngrihet shtëpia që quhet Arbëri.

Atmëmëdheu ynë, që ndriçon nga hiret dhe nuri.

“Po gjysh – tha nipi – ti do rrënjët, themelet, pastaj mua?

Mos ki merak, do jem dhe unë kështu, se ngjaj nga ti,

mbi çdo gjë tjetër, Atmëmëdheun dhe Kombin do dua,

kur kam në shpirt ata, kam për ty një det me dashuri.