1.Nëpër fusha deri në hapësirën ku llapashiten valët, ka rënë nuri i vjeshtës. Ishte vjeshtë e nxehtë.Vetëm në perëndim kur zhdukej disku i diellit pas Karaburunit, ndihej një puhizë vale.Është dita e tretë,që rri te hyrja e parkut arkeologjik. Shikoja përtej qelqeve,kur ushtari i postbllokut të Pashalimanit më thotë:
-Drejtor ke shumë vizitorë sot. Interesantë- thotë ai.A e shikon atë çiftin e bukur, që duken si zogjtë e liqerit.Djaloshi nga Kosova dhe fejuara nga Serbia.Ai ua ktheu pasaportat duke qeshur dhe duke i shikuar në sy.Të hyje në Pashaliman, ku brenda bazës,ushatarke është edhe parku arkeologjik ,duhej të ishe i pajisur me pasaportë.
…Kur një herë erdhi aty afër bazës ish-kryeministri në vititn 2007 dhe tha se do hiqej postblloku.I thashë kapiten Artur Mecollarit se do hiqej postblloku dhe do ta kishim më mirë për të hyrë turistët të cilët i kufizonim nga kjo pengesë ushtarake.
Mirëpo Arturi i zgjuar më tha shkurt, se nuk hiqet.
–Unë këmbëngulja se tha kryeministri,por Mecollari më thotë.
-E di si do hiqet.Hë?
-Nëse ke ti ndonjë mik në Bruksel dhe ti thuash ta heqi postbllokun…
-Ku ta gjej unë mikun në Bruksel!
-Epo ja vetëm kështu hiqet,tha dhe qeshëm më lotë.
…Një ditë tjetër erdhi një gazetare,që ka vite dhe emrin, s’ja kam dëgjuar më askund.Ajo kërkoi të filmonte nëndetëset, që aso kohe ishin ende në pankinën e tyre në gjirin e mbrojtur.Mirëpo ushtari i postbllokut mbasi i merrte pasaportat raportonte për kombësin e tyre.Dhe menjëherë një civil ,erdhi në drejtimin tonë.Dha urdhër të ktheheshim ajo nguro,i por i thash zonjë është urdhër dhe u kthyem.Ca kohë më vonë e pyeta atë dhe më tha se vijnë shumë spiunë rus.Vijnë si turistë.Aso kohe ishte viti,më duket 2008.Dhe dihej se rusët ende e kishin mënd në vesh,atë që u bëri Hoxha kur i zboi nga Pashalimani.Dhe jo vetëm, që i zboi duke i lënë të ikin me bishtë ndër shalë, por u morri edhe gjysmat e nëndetësve.Pra nga 8 nëndetëset e ardhura aty me bazën e tyre,4 prej tyre u mbajtën në Pashaliman.

Dhe jo vetëm kaq por u mbajtëm edhe gazoilin djegës, që ishte në Radhimë etj.Dhe ata ikën ndërkaq kokulur nëpër det, deri sa u kthyen në viset e tyre të ftohta.
-E drejtë i thashë,duhet të ruhemi nga rusët.Ca vite më parë,kur deti ishte më dallgë dhe mot garbi.Më kishte molloisur një elektricist, që kishte punuar në bazë se nga 5o vjet, që kishte punuar aty.Ngjarja më e rëndë ishte ardhja e nëndetëses ruse në gjiun e Vlorës.Ngjarja kishte ndodhur në 88. Dhe e kishte pikasur ushtari,që vrojtonte te maja e kodrës së Orikut.Ai kishte parë një dritë të kuqe ,periskopin e nënëdetses dhe ndërkaq kishte njoftuar, nëse kishte nëndetëse në det të hapur.
-Ç’ne nëndetëse në gji dhe natën?Atëherë ishte dhënë alarmi se një nëndetëse e hua,j kishte hyrë në gjiun e Vlorës.E ç’mund të ishte tjetër?Rusët,ata i njihnin mirë skutat e errta të këtij deti,që nga koha kur kishim një bazë të përbashkët detare, në Pashaliman.
2.Ku ishte fotografia jote e vjeshtës?Bëja foto, por me një rezulicion të ulët.Ai çifti që më duhej ta quaja si te novela e Kadaresë:”Krushqit janë të ngrirë”.Ishte vërtete magjepës.
Djaloshi ishte i gjatë si malsorët i thatë dhe me pak mjekërr.Ajo veshur me xhinse ,atlete dhe me një këmishë të hollë me flokë të zeza pis.E pashme si hëna ,thonë plakat tona.Mirëpo ne sa dëgjuam emërtimin serbë,për atë vajzën u thartuam në fytyrë.
Djaloshin, po e shikonim si të topitur.Dhe gjeja e parë që mendonim atë çast ishte se si kishte marrë një serbe, si bashkëudhëtare në jetën e tij.Edhe djaloshi e vrejti këtë fakt.Ndihej në siklet, pas cdo pyetje që mund të bënin ne.
-Unë bëj pjesë atje, tha në Kosovën time. Kam shumë kujtime. Unë kam lindur, siç kanë lindur të gjithë.Unë kam një nënë, një shtëpi me shumë dritare, vëllezër,motra.Edhe ajo ka lindur ca më tej.Ka një shtëpi me shumë dritare të vogla si fringji,dhe motra.S’ka vëllezër. Por kishim kimi në sytë tanë.
-Ne i thamë- se s’thamë asgjë në lidhje me këtë.Mirëpo ai tha.
-Ju s’thatë vërtetë,por vetëkuptohet se e gjithë mendja juaj rri te ky fakt.Si ka mundësi një kosovar ,ka marrë grua një serbe?
-Jo,jo i thamë,por dukej që e vërteta në fakt, s’ishte ashtu.
Mëndja, po atje na rrinte sepse na kujtoheshin, masakrat e serbve përmbi vëllezërit tanë dhe si mundej ti harronim ato?Sa herqë që atje përkeqësohej situata .shqiptarët janë gjithë sy e vesh andej.Fjala ime është .Më shiko në sy.Prano se të gjitha fjalët e tua janë një gënjeshtër.Më shiko në sy.Çfarë na bënë serbët në Kosovë dhe ti nuk je gjë tjetër gjë tjetër veç një pjesë e ëndrrave të copëtuara dhe vullnetit të rrënuar. Ti duhet të jesh qëndrueshmëria e nënës,trashëgimia e të parëve të
e ditëve të shkuara dhe e së ardhmes,
thjesht të ngrihesh mbi shkatërrimin tuaj,
sepse kjo kohë është e të gjithëve.
….
Vasha pa në fotografi kishën e Marmiroit.Dhe pyeti në gjuhën e sja.Aliu e përktheu.Ai quhej Ali.Tha se kishte dëshirë ta vizitontemeq kishte dëshirë vasha.Shkuam sepse kisha në anën tjetër me një rrugë gropa gropa anës lagunës. Kisha e Marmiroit në Orikum, gjendet në jug të Pashalimanit, në një kodër veçuar në majë të një kodre, e rrethuar me mure dhe rrënojat e një ndërtese të përdorur për banim. Kisha njihet me emrin “e Marmiroit”, emër i cili del në burimet historike në vitin 1307.

Ku bien rrugët e bardha,pyeti vasha.Aliu se kishte haberin fare cfarë ishin rrugët e bardha.
Rrugët e bardha.Rruga nga ku udhëtoje Cezari për në Orik, kur mbahej nga Pompeu.Gërmimet në Orik janë bërë në vitin 1956,nga një ekspeditë ruso-shqiptare ku ka dalur teatri me 400 vende.Akropoli i qytetit ka qënë ndërtuar nga gurët e gdhendur në shkëmin e gurëve të Palokastrës.Themele të vjetra banesash,stera uji.Në kohë të qëruar,të kthjellët dallohen qartazi rrugët e qytetit antik në Vallto.Shkuam në kishën si strehë malesh e haruar me sytë gjithë trishtim,një kishë e bardhë.Ç’bënte atje e vetmuar nën qerpikët e mëdhenjë të shkurreve.Si i numëronte ditënetët e saj mes kësaj pyllishteje të shkretuar ?
E vizituam dhe ndenjën pak për tu shlodhur.E pyetëm Aliun se çfarë ndjente ajo vasha serbe kur pa kishën.Emocion është energji- tha është lidhje si një pikë me shpirtin dhe Zotin.Duke,j që kishte njohuri për substancën e shpirtit.U kthuem pastaj dhe i përcollëm deri te porta e bazës ushtarake.Aliu na përqafoi ,jemi vëllezër tha po i thamë.Gjaku është i njëjtë,veç tokat na i ndanë në shtete.Vasha dëgjoi diçka ndohat kuptoi sepse ajo jetonte me shqiptarët dhe uli kokën duket u ndje fajtore për çfarë dëgjoi.Nduki buzën e poshtme.Na dha dorën na falenderoi pa masë.Dhe ata ikën në makinën e tyre me targa të Brukselit.Aliu kthehu timon ndërsa vasha në vendin e parë na përshendeti me dorë…Mirupafshim- tha në, shqip.
- Kërkoj një arsye se çfarë i ka bashkuar këtë dy njerzë në një kimi ,por dukej që sëbashku ata ndjeheshin mirë.Aliu shpesh i merte dorën dhe ajo dukej e mikluar. Unë gjykoj dhe shpesh e bënin bisedë këtë lidhje se si ishte realizuar, por dhe në ëndrrat e mia jam duke ikur nga një luftë, në ëndrrat e mia po prek fytyrat e miqve të mi, mësoj fytyrat e tyre të reja dhe këndore,jetën e tyre të largët.Ne jemi secili prej nesh duke prekur një tjetër realitet, madje edhe në ëndërr kemi frikë.
Por sidoqoftë kësaj pamje, me gjak të ngrirë them sërish titullin, që ka gjetur Kadare për veprën e tij:”Krushqitë janë të ngrirë…”




















