Në urimin e tij Imzot Arjan Dodaj Arqipeshkvi Arkidioqezës metropolitan Tiranë Durrës ka vënë në dukje uljen e lindshmërisë, por edhe rrezikun për shuarjen e vendit, teksa kishte edhe një mesazh për politikanët, që të ndihmojnë popullatën që të dizintoksikohet nga politika e konfliktit, dhunës dhe vulgaritetit.
Në të njëjtën linjë në urimin e tij për Krishtlindjen ka qenë edhe Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Masafra, i cili u ka bërë thirrje të rinjve të shohin të ardhmen në Shqipëri dhe emigrantëve të mos harrojnë vendin e tyre. Atyre që ende jetojnë në vështirësi sociale dhe ekonomike, ju uroj që të gjejnë mbështetjen e institucioneve përkatëse.
Klerikët Katolik në festën më të rëndësishme për ta, Krishtlindjen kanë zgjedhur të japin alarmin sos të shpopullimit të vendit. Në urimin e tij Imzot Arjan Dodaj Arqipeshkvi Arkidioqezës metropolitan Tiranë- Durrës ka vënë në dukje uljen e lindshmërisë, por edhe rrezikun për shuarjen e vendit, teksa kishte edhe një mesazh për politikanët.Në urimin për festën e Krishtlindjes klerikët katolik kanë zgjedhur të japin alarmin sos për shpopullimin e vendit.
Imzot Arjan Dodaj: Jemi të destinuar drejt shuarjes me shifrat alarmuese të zbrazjes demografike

Në urimin e tij Imzot Arjan Dodaj Arqipeshkvi Arkidioqezës metropolitan Tirane -Durrës ka vënë theksin të ulja e lindshmërisë dhe largimi i të rinjve, ku këto dy fenomene çuan vendin drejt shuarjes. Por Imzot Arjan Dodaj në këtë ditë feste, kishte edhe një mesazh për politikanët shqiptarë.
“Të vihemi në ecje. Në ecje si popull i Zotit, si shtegtar të shpresës, në krah të bëjmë jubileun që shënon 2025 vjet nga Lindja e Krishtit. Zoti shkon përtej veprave tona, që në këtë kohë gjithnjë e më shumë bën të dëgjohen zhurmat e luftës, britma e dhunës, klithma e padrejtësisë, gumëzhima e korrupsionit galopant, sepse ulërima e parë është në zemrën e njeriut, që ka varrosur zërin e ndërgjegjes në themelin lajthitës të kullave të Babelit. Kemi iluzionin se po bëhemi si Zoti dhe ndihemi zotër në jetën e të tjerëve. Por kemi nevojë të themelojmë një qytetërim dashurie.”, – u shpreh Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, imzot Arjan Dodaj.
“Asnjë fëmijë nuk është gabim, por dhuratë. Sa nevojë ka vendi ynë për fëmijë sot dhe sa nevojë kanë fëmijët për familje, për edukatorë, për politika pro jetës dhe familjes! Përndryshe jemi të destinuar drejt shuarjes me shifrat alarmuese të zbrazjes demografike.”, – tha Dodaj.
“Veçanërisht politikanët të mësojnë politikë më të shëndetshme për të ndihmuar popullatën që të dizintoksikohet nga politika e konfliktit, dhunës dhe vulgaritetit. Fëmijët ju vëzhgojnë dhe jo rrallë herë ju imitojnë.”, tha Dodaj.
Imzot Angelo Massafra: Ecni vetëm drejt rrugës së mirë, mos e lini të keqen t’ju mposht

Në të njëjtën linjë në urimin e tij për Krishtlindjen ka qenë edhe Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Masafra, i cili u ka bërë thirrje të rinjve të shohin të ardhmen në Shqipëri dhe emigrantëve të mos harrojnë vendin e tyre. Imzot Massafra shprehet se të gjithë ne duhet të ecim vetëm drejt rrugës së mirë dhe mos ta lëmë të keqen të na mposht.
Prandaj, mesazhi im i urimeve për këtë Krishtlindje 2024, i fundit i shërbimit tim si Bari i kësaj Arqipeshkvie të Shkodër-Pult, dëshiron të jetë ky:
“Të mësojmë nga Hyji metodologjinë e mishërimit, duke e zbatuar atë në jetën tonë kishtare dhe shoqërore, duke u bërë bashkëpunëtorë aktivë të Hyjit për shpëtimin e botës sonë.
Të mësojmë që të relativizojmë gjithçka në Hyjin, duke bërë gjithçka për Të, ashtu si Jezusi erdhi në këtë botë për të bërë vullnesën e Atit (krh. Gjn 18,11).
T’i rivendosim ekuilibrat e prishur për shkak të mëkatit duke bërë gjithmonë të mirën dhe atë që është e drejtë, duke vënë në praktikë urdhërimet e Hyjit, që rregullojnë marrëdhëniet tona me Të, me të afërmin tonë dhe me të gjitha krijesat.
Dhe, në fund, uroj që shpresa të mos mungojë kurrë në zemrat e secilit prej jush: ajo ushqeftë dëshirën për një botë më të mirë dhe qoftë stimuli i nevojshëm, me qëllim që secili ta bëjë të mirën dhe të angazhohet aktivisht në sferën kishtare dhe civile.
Shumë të dashur, mbërriftë te ju ky urim mirësie dhe shprese që Zoti Jezus dëshiron për të gjithë:
“Të gjitha familjeve të kësaj toke të dashur shqiptarë dhe në veçanti atyre të kësaj Arqipeshkvie, ju uroj që të kenë marrëdhënie të shëndosha sipas modelit të Familjes së Shenjtë.
Të rinjve ju uroj që t’i hapen jetës, që të mos shkurajohen në ndërtimin e të ardhmes së tyre duke ndjekur rrugën e të mirës.
Atyre që ende jetojnë në vështirësi sociale dhe ekonomike, ju uroj që të gjejnë mbështetjen e institucioneve përkatëse.
Të sëmurëve, në shtëpi ose në struktura të kujdesit shëndetësor, ju uroj që të ndihen se trajtohen si njerëz dhe jo si numra.
Personave të moshuar dhe të vetmuar që ndjejnë humbjen e shkaktuar nga mërgimi në masë, ju uroj që të gjejnë ngushëllim në mbështetjen e bashkësisë.
Mërgimtarëve që jetojnë larg tokës dhe shtëpisë së tyre, ju uroj që të mos e humbasin dashurinë për atdheun e tyre dhe shpresën për një kthim të mundshëm të lehtësuar nga kushte më të mira të jetesës.
Të burgosurve ju uroj që të shpresojnë edhe një herë në një jetë të ndershme dhe në një shans të dytë.
Urimet më të mira për gjithë të krishterë, katolikë, ortodoksë dhe vullnetmirë.
Gëzuar Krishtlindjen dhe një 2025 plot shpresë dhe gëzim.
† Angelo Massafra O.F.M.
Krishtlindja është festa me e rëndësishme për të krishterët dhe festohet në datën 25 dhjetor dhe tregon se si Perëndia ka zbritur në tokë nëpërmjet lindjes së Jezus Krishtit, i cili do të falte mekëtat njerëzore.





















