Rama shpërndan 590 leje legalizimi në Lushnjë: Mbajmë zotimin e dhënë

513
Sigal

590 leje legalizime janë shpërndarë nga kryeministri Edi Rama në qytetin e Lushnjës. Shefi i qeverisë tha se në këtë qytet është dashur që puna për legalizimet të fillojë nga zero, pasi punonjësit e kaluar kanë zhdukur dosjet që mbaheshin peng. Rama tha se në qeverinë e kaluar për 8 vjet janë bërë 480 legalizime dhe këto si gjithmonë në lokale dhe restorante e madje duke bllokuar dhe projektet e qeverisë.

“Lushnja është një tjetër stacion në këtë proces ku duke bërë legalizime, njëkohësisht bëhet dhe pomovimi i procesit për të përcjellë tek të gjithë qytetarët se ne jmi të vendosur ta mbajmë këtë zotim, duke ecur hap pas hapi. Punonjësit e ALUIZNI-t shkojnë tek qytetarët dhe përmes dhënies së legalizimit falas. Kemi hasur vështirësi të zhdukjes së dosjeve që mbaheshin peng, për arsye që i dinë ata që i kanë zhdukur. Është dashur të rifillojë procesi nga e para. Shifrat flasin vetë, në 8 vjet janë bërë 480 legalizime, nga të cilat restorante e lokale. Shikoni rrugën e hyrjes, ato godina që pengojnë ato investime për t’i dhënë qytetit një hyrje dinjitoze”, deklaroi Rama.  

Rama: Qeveria po paguan për legalizimet pa kriter të kohës së shkuar
Shefi i qeverisë tha qeveria e kaluar ka legalizuar ndërtime vend e pa vend dhe tani për të bërë një projekt këta pronarë duhet të dëmshpërblehen. Rama iu përgjigj dhe akuzave të PD për prishje selective, por sipas tij për të prishur këto objekte qeveria duhet të paguajë.  
 
“Tani duhet shpërblyer si pronarë për të hapur trasenë e rrugës, ata që e kanë legalizuar tani thonë që prishjet janë selective. Të tilla ka në çdo zonë dhe në çdo hap ku shkon Inspektoriati përpara se qeveria të nxjerrë nga arka e shtetit para për t’i dëmshpërblyer. Numri më i madh për abuzim me detyrën e ka ALUIZNIi 8 viteve. Ne në 8 muaj kemi bërë 590 legazlime. Ju e dini që gjatë 8 viteve keni paguar dhe keni ripaguar e sot nuk paguani asnjë kokër leku për legalizimet. Në Divjakë 5 legalizime të 8 vjet. Sot ne do të japim njësërë lejesh legalizme që janë për aktivitete prodhuese jo për lokale në mes të rrugës, për biznese që cënojnë projekte të infrastukturës. Legalizmi nuk është vetëm dhënia e një dokumenti që e bën shtëpinë tuaj të paprekeshme por marrja në dorë e një dokumenti që kthehet në mundësi për të marrë në dorë kredi. Legalizmi nuk është vetëm në interesin e secilit prej jush por në interesin kombëtar. Pas rimëkëmbjes familjare rimëkëmbin dhe ekonominë kombëtare”, deklaroi Rama.