Papa Francesku i shkruan Fondacionit “Papa Klementi XI-Albani”

486
Ati i Shenjtë, Papa Francesku, i ka dërguar një letër Fondacionit “Papa Klementi XI-Albani”, si përgjigje të letrës që Fondacioni Papa Klementi XI-Albani ia dërgoi me rastin e 81-Vjetorit të lindjes dhe festave të fund vitit. Papa Francesku shprehet me fjalë të ngrohta dhe mirënjohëse në letrën e dërguar, duke i kushtuar një vëmendje e i thelluar në mendime. Ati i Shenjtë drejton edhe një ftesë të ngrohtë për t’iu afruar Perëndisë, që vjen afër nesh për të ndaluar dhe për të parë lindjen e Jezusit. “Nëse duam të takojmë Zotin- shkruan Ati i Shenjtë-, le të mendojmë thjeshtësinë e sinqertë të një fëmije të vogël, butësinë e qenies së tij, dashurinë e tij të brishtë që i lidh të gjithë brezat. Ati i Shenjtë i dha me zemër Bekimin Apostolik Fondacionit, duke shpresuar që Zoti t’i japë të gjithëve forcë që të braktisin iluzionin e përjetshëm, për ta bërë jetën tonë më të drejtë dhe me të qetë. Në emër të Papa Franceskut letra është nënshkruar nga Imzot Paolo Borgia, Këshilltar për Çështjet e Përgjithshme të Sekretariatit të Shtetit, numri katër i burokracisë së Vatikanit pas Sekretarit të Shtetit Kardinalit Pietro Parolin, Zëvendës Sekretarit Imzot Angelo Becciu dhe Sekretarit të Marrëdhënieve me Shtetet Imzot Paul Richard Gallagher. Letra e Papa Franceskut është një vlerësim dhe inkurajim për Fondacionin Papa Klementi XI-Albani. Fondacioni Ndërkombetar “Papa Klementi XI-Albani” ka si mision informimin dhe transferimin e njohurive me karakter historik, fetar, letrar, kulturor etj, tek komunitetet qytetare, nëpërmjet publikimeve dhe prodhimit të materialeve me karakter historik, fetar, letrar, artistik etj. Qëllimi i Fondacionit është promovimi i figurës dhe të veprave të Papa Klementi XI-Albani me origjinë shqiptare, Papa i 243-të i Selisë së Shenjtë (1700-1721). Fondacioni duke u angazhuar në aktivitete të ndryshme mbështet dhe promovon Papa Klementin në Shqipëri dhe jashtë vendit. Fondacioni “Papa Klementi XI-Albani” është themeluar nga Kavalieri i Klasit të Parë, i Kryqit të Madh të Urdhërit Piano Prof. Zef Bushati dhe një grup nismëtarësh. Për kontributin social, për paqen dhe vlerat njerëzore, si dhe për realizimin e miqësisë midis popujve, Fondacioni vlerëson me titujt: Antar i “ Urdhrit të Kryqit të Artë” të Fondacionit, Antar Nderi, Anëtar i Komitetit Shkencor dhe Senator Akademik i Fondacionit.
Sigal