(Humnera s’kalohet me dy hapa…)
Oh, m’u kujtua për dreq!
Ishte zverdhur në fytyrë meit,
Njëlloj a me shumë se gjethet…
Se ishte dhe vjeshtë për dreq!
E unë s’rreshtja së dashuruari
Ëndrrën e trishtë të saj,
Dhe sytë e tij shkruar.
Se si i ndrinin sytë,
Se si i dridheshin duart,
Më tha me zê të shuar:
Ndodhi diçka!…
S’di në m’u pre fryma,
As në u bëra gri si dimri që po vinte…
Apo ngriva si gjethe akulli;
Mend rashë në duart e barit.
Ishte si një kanal, belbëzoi
Më shtyu vetëm pak dikush,
Dhe e pashë veten matanë,
Larg, diku…
Sa bukur!
Iu gjegja me zë të zi, të tharë…
Po hedh një hap të madh dhe unë
Vazhdova nën zë…
Humnera s’kalohet me dy hapa!!!
M’u kujtua,
M’u kujtua për dreq
Ai çast!!!
Me shkruaj
Pertej fjaleve kerkoj
te prek shpirtin tend prej ajri
ate qe mesova ta puth bukur
si ai zogu qe u be muza ime
si fruta e embel e stines
qe prek cdo dite
dritaren tende…
Me shkruaj
pres valezimin e trupit
mbi duar te shtrira ne lutje gjestesh
gjethet le te bien bute-bute
mbi gjithe fjalet e thena nen pasion
era le ti marre pikepyetjet
qe varen si cengele metalike
ne qiellin e besimit…
Me shkruaj pra
sic shkruan reja e Bardhe mbi nate
e m’thuaj se kurre me nuk do ndodhe
qe qielli te puqet me token
e ne te mos mbajme premtimin:
Une do vdes me ty!!!
Me shkruaj!!





















