INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” ish-mbrojtësi dinamovit Aleko Bregu, e uron si “Kampione e Dimrit”
Agron KAJA
Abissnet Superiore e mbylli gjysmën e parë të sezonit. Cili është këndvështrimi juaj për 19 javët e luajtura?
Kjo gjysma e parë e kampionatit ka një risi, rritje graduale të Dinamos falë përkujdesjes dhe investimeve që janë bërë, por edhe korrektësisë së Presidentit Bardhi. Këtu ka dorën e tij edhe trajneri Ilir Daja, i cili e modifikoi skuadrën.
Cilat kanë qënë sipas jush dukuritë e garës, të cilat kanë ndikuar negativisht në ecurinë e saj?
Pozitivisht mendoj se skuadrat e kreut i kanë dhënë pozitivitetin ecurisë së garës. Ndërkohë që grupi i Tiranës nuk funksionon, them se ka një krizë. Skuadrat në nivel mesatar, janë me oshilacione, nuk kanë stolin e fortë.
Duke qënë një dinamovit, si e përshkruani kryesimin e Dinamos në këtë pjesë të parë të kampionatit?
Skuadra e Dinamos tregon se dora e trajnerit ndjehet në ndryshim të madh. Ka një modifikim të lojës me zhvendosje të lojtarëve, të cilët janë bërë të domosdoshëm në skuadër. Taktika e rrotacionit, mendoj se ka futur konkurrencë në skuadër.
Pas uljes në stol të Ilir Dajës, mendoni se u gjet “ilaçi” për ecurinë pozitive të Dinamos?
Unë mendoj se, pavarësisht faktit se Daja ka bërë punë shumë të mirë, me këtë përkushtim, të gjithë kanë merita. Me displinën që është futur në skuadër, vazhdimësia do jetë pozitive, megjithëse pritet e vështirë.
Dinamo ka shumë pak tifozë, por kryeson. E shikoni mungesën e tifozerisë si një mangësi të këtij kampionati?
Unë po e ndjek Dinamon në stadium, por zhvillimi i ndeshjeve në Elbasan duket se i ka larguar, por paraqitja e skuadrës sikur po i ngroh tifozët. Edhe stërvitshmëria jashtë Tiranës i ka mbajtur larg tifozët, por ata duan futboll cilësor dhe po shtohen me kryesimin e Dinamos.
Duke ju referuar renditjes në 19 javë, si i përshkruani skuadrat në tërësi?
Mendoj se skuadrat e zonës “Final 4” janë të përcaktuara, ato do jenë në luftë mes tyre. Por Elbasani, Laçi e Teuta mund t’u prishin ndonjë punë. Ndërsa për skuadrat e fundit, Bylis ka rritje, ndërsa Skënderbeu ka një pikpyetje në këtë periudhë.
Çfarë sugjeroni për merkaton e skuadrave në tërësi, dhe për Dinamon në veçanti?
Përflitet se presidentët joshin lojtarët e mirë, dhe këtu them se Zabërgja duhet mbajtur në skuadër edhe këtë fazë. Edhe te Partizani mund të ketë lëvizje dhe mund të kemi luhatje. Sepse edhe vetë formula e papërshtatshme e bën që të ketë tolerime.
Urimi juaj për futbollin shqiptar në mbyllje të vitit kalendarik 2024?
Urimi më i mirë do të jetë që futbolli shqiptar të luhet sa më pastër, të rritet cilësia që të risjellë tifozët në stadium. Ky do jetë sukses, ndërkohë do uroja që Dinamo këtë sezon të dalë kampione, ta mposhtë edhe skemën “Final 4”.
Presidenti i Besës këmbëngulës, Bizhdili: Objektivi ynë nuk ndryshon!
Pas humbjes 0-2 me Apoloninë në Kavajë, te Besa qarrkulluan shumë lajme për largime lojtarësh e trajnerësh. Por dje, Presidenti i kësaj skuadre Nexhat Bizhdili konfirmoi për gazetën “Telegraf” se asgjë nuk është e vërtetë sa flitet e shkruhet. “Besa pësoi një humbje të pa menduar, dhe për këtë kemi përgjegjësi të gjithë. Natyrisht që lojtarët e stafi teknik duhet të nxjerrin përgjegjësitë e tyre për vazhdimësinë. Nga kjo disfatë nuk kemi asnjë largim, puna do vazhdojë me ritëm më të lartë në gjysmën tjetër të sezonit. Nuk ka asnjë largim, apo afrim për momentin, dje të gjithë ishin në stërvitje. Do të ketë lëvizje në merkato dhe do t’i bëjmë publike ditë pas dite”, këtë konfirmoi dje Presidenti i Besës për gazetën “Telegraf”, duke mos harruar që të bëjë edhe një urim në këtë fundvit. “Jemi në fundin e vitit 2024 dhe unë do uroja të gjithë futbollistët, trajnerët, drejtuesa e presidentë të klubeve: Një vit të mbarë në jetë dhe në menaxhimin e skuadrave të tyre. Besën e uroj që të ngjitet direkt në Abissnet Superiore. Në gjysmën e dytë të kampionatit, gara do jetë më e fortë, këtu do bëjmë gjithçka për arritjen e objektivit tone. Ky objektiv nuk ndryshon”.
Besa në kampionat
Nd 17, F 11, B 5, H 1, G 26:5

Ruzgis: Golat edhe për tifozët e Vorës
Lituanezi Manfredis Ruzgis është golashënuesi më i mirë në Kategorinë e Parë me 14 gola të shënuar. Por për të ka një të veçantë, dhe këtu është lidhja me tifozët. “Vora ka tifozeri të veçantë, më kanë mbështetur shumë dhe mbështetja e tyre mbetet pjesë e suksesit tonë. Bashkë me ta (tifozët), Vora e meriton të jetë kampione”. Skuadra e Vorës kryeson renditjen në 17 javët e luajtura, ndërkohë që Ruzgis kryeson renditjen e golashënuesve me 14 gola. Ndeshjen e radhës skuadra vorake do ta luajë në fushën e saj ndaj Kastriotit.
Tirana nis merkaton në letër, mendon edhe dy rikthime.
Mesfushori Ardit Hila dhe mbrojtësi Vangjel Zguro, këta janë dy futbollistët që mund të rikthehen te skuadra e Tiranës gjatë merkatos së janarit. Duke qënë lojtarë të lirë, Presidenti i bardhebluve, Refik Halili, ka hedhur “grepat” tek të dy, dhe njëherësh ai ka garantuar trajnerin Gugash Magani edhe për blerje të tjera, madje edhe me emra që Tiranës do t’i shërbejnë për objektivin final, zonën “Final 4”.

ABISSNET SUPERIORE
Ndeshjet-Java 20
Datë 11 janar 2025
AF Elbasani-Teuta 16:00
Bylis-Dinamo City 16:00
Egnatia-Laçi 16:00
Partizani-Skënderbeu 16:00
Vllaznia-Tirana 16:00
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Dinamo City 19 34
2.Partizani 19 33
3.Vllaznia 19 31
4.Egnatia 19 30
5.AF Elbasani 19 25
6.Teuta 19 23
7.Laçi 19 20
8.Tirana 19 18
9.Bylis 19 18
10.Skënderbeu 19 15
KATEGORIA E PARË
Rezultatet-Java 18
Datë 11 janar 2025
Apolonia-Vlabona 13:30
Burreli-Besa 13:30
Erzeni-Lushnja 13:30
Flamurtari-Korabi 13:30
Kukësi-Pogradeci 13:30
Vora-Kastrioti 13:30
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Vora 17 41
2.Flamurtari 17 39
3.Besa 17 38
4.Burreli 17 30
5.Kastrioti 17 26
6.Pogradeci 17 23
7.Lushnja 17 21
8.Apolonia 17 19
9.Kukësi 17 17
10.Korabi 17 16
11.Valbona 17 11
12.Erzeni 17 4






















