Zhgënjimi i Leonardo Bonuccit: Mëkat, humbëm shumë raste! Ju tregoj pengun e madh

287
Sigal

Juventusi fitoi 2-1 kundër Lyon, sukses që nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në çerekfinale. Bardhezinjtë prodhuan shumë, humbën disa raste dhe në fund festoi skuadra franceze.

Leonardo Bonucci shfaqet i zhgënjyer në prononcimin e dhënë pas ndeshjes dhe kampionët e Italisë duhet të presin një tjetër vit për të tentuar fitimin e Champions League.

“Zhgënjim i madh, edhe pse e dinim që na priste një ndeshje e tillë. Krijuam shumë raste, por nuk ia dolëm të realizonim objektivin tonë. Mëkat pasi dhamë gjithçka, por mund të bënim më mirë në pjesën e parë në ndeshjen e parë, ky është pengu.

Luajtëm në sulm për 95 minuta dhe kishim 4-5 raste flagrante, ndërsa Lyoni bëri vetëm një gjuajtje në portë. E kishim të qartë që me këtë format do të kishim shumë shanse për të fituar Champions League, por nuk ia dolëm për fat të keq“, përfundon Bonucci.