Pas dështimit të SuperLeague, në Kroaci projektohet Balkan League/ 3 skuadra shqiptare marrin pjesë

228
Sigal

Super League Europiane duket një kujtim i largët për UEFA-n. Një kompeticion që u shkatërrua ende pa filluar mirë. Megjithatë institucionit të futbollit i ka dalë një tjetër problem.Në Kroaci po mendohet të krijohet Super League Ballkanike.

Gazeta “Olle” raporton se në këtë kompeticion do të marrin pjesë 32 skuadra nga tre për çdo shtet dhe do të ndahen në dy divizione.

Bëhet fjalë për Partizanin, Tiranën dhe Kukësin. Ndeshjet janë menduar të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku katër skuadrat e fundit të divizionit të parë bien në të dytin, ndërsa katër skuadrat e para të divizionit të dytë ngjiten më lart.