UNDP: Shqipërisë i shtohet armata me 230 mijë të varfër

365
Sigal

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, jep alarmin teksa shkruan se Shqipërisë i janë shtuar plot 230 mijë të varfër nga keqqeverisja dhe korrupsioni, duke iu referuar raportit të UNDP-së, që sipas saj, është një tjetër institucion ndërkombëtar që konfirmon mjerimin, ku qeveria i la shqiptarët. “Shqipëria po shkon drejt dyfishimit të ushtrisë së të varfërve. UNDP-ja  parashikon që kjo shifër rritet me 230 mijë të varfër më shumë në vend”,- shkruan ish-deputetja.

Më tej, Tabaku vijon se “Të njëjtin lajm të keq, paralajmëroi edhe Banka Botërore, e cila deklaroi se kriza ekonomike do godasë më rëndë shtresat margjinalizuara dhe të mesme që kanë paguar taksat e rritura nga Rama këto 7 vite”.