Lomachenko për rekord! Ja sa tituj ka fituar në dy përballje

297

Dy përballje, dy tituj!

Vasiliy Lomachenko ka bërë vetëm gjysmën e rrugës për të zotëruar të gjitha titujt kryesorë të peshës së lehtë, teksa në dy duele ka fituar po aq tituj dhe tashmë është gati të rrëmbejë të tjera rripa.

“Natyrisht unë dua dy rripa të tjerë dhe ndoshta ne mund ta bëjmë vitin e ardhshëm një luftë me Mikey Garcia,” tha Lomachenko.

Ai fitoi titullin e tij të dytë natën e së shtunës, pasi triumfoi me vendim unanim kundër Jose Pedraza në “Madison Square Garden”. Aktualisht ukrainasi zotëron rripat e WBO dhe WBA për peshat e lehta në boks.