Messi vs Griezmann, thjesht nuk është e shkruar të jenë miq

528
Sigal

Tensionet te Barcelona nuk kanë fund dhe janë evidente.

Lionel Messi dhe Antonie Griezmann nuk kanë asnjë kontakt mes tyre në stërvitje dhe jashtë saj, ata vetëm në fushë, për ekipin, festojnë golat së bashku.

Marrëdhënie mes tyre është e destinuar të thyhet që pa nisur mirë. Argjentinasi dhe francezi nuk janë miq dhe kjo është e qartë.

Dhomat e zhveshjes së Barcelonës kanë pakënaqësi dhe lojtarët nuk janë në unitet. Senatorët akuzojnë francezët, me Grizzy në krye, që ka folur me Eric Abidal dhe i tregon situatat që ndodhin brenda lojtarëve mes tyre.

‘El Chiringuito’ ka ndjekur nga afër stërvitjen e kampionëve të Spanjës dhe ka konfirmuar se mes Messit dhe Grizmanit nuk ka asnjë raport.

Ata nuk flasin dhe nuk shohin as në sy njëri-tjetrin. Argjentinasi nuk e ka përkrahur kurrë shokun e tij të ekipit dhe ka qenë kundër një afrimi të tillë që në momentin e parë që është mësuar me situatën, sepse dëshira e Leos ishte rikthimi i Neymar Junior.

https://twitter.com/elchiringuitotv/status/1228345654415519746