Moisi Dalipi: Liga po shet premtimet si sukses

514
Sigal

Pas plot 48 ditëve topi i futbollit  filloi të lëvizë  në fushën e lojës. Dhe më saktë, kanë qenë  ndeshjet e turit parë të Kupës të Shqipërisë që kanë ngritur siparin e vonuar të sezonit  2020-2021. Të 30 skuadrat nga të tre nivelet e futbollit, atë Superiore, të Parës  dhe të Dytë  u përballën njëra me tjetrën. Në fillim u mendua  që më  1 Nëntor 2020 të nisnin kampionatet, por pastaj u mendua që me ndeshjet  e turit parë të Kupës të testohej  situata.

Në fakt, të 15 ndeshjet  prodhuan plotë 65 gola  nga loja dhe gjuatja e penalltive. Në fakt, janë shënuar gola si asnjë turn tjetër në historinë  68- vjeçare të Kupës të Shqipërisë. Dhe ka ndodhur kështu, sepse vetë formula e shpikur tani së fundi që ndeshjet të zhvillohen me nga një takim  dhe madje si pritëse të jenë skuadrat më forta e  favorizonte një fakt të tillë. ‘Vllaznia’ përballë ‘Devollit’  me 7 golat e shënuar pas pësuar asnjë, ‘Partizani’  ndaj ‘Ilirisë’   5-0 , si dhe ‘Pogradeci’ me fitoren 9-1 ndaj ‘Orikut’, kanë regjistruar  fitore të tillë të thella  që do të arshivohen si rekorde në historinë e tyre. Dhe kësisoj  në turin e dytë  që do zhvillohet po sipas kësaj formule më  12 Nëndor  2020 do vendosë  përballë për të dy grupet këto skuadra:

                     GRUPI A

‘Tirana’ –       ‘Korabi’

‘ Laçi’ –         ‘Egnatia’

‘Teuta’ –        ‘Kastrioti’

‘Bylis’ –        ‘Dinamo’

                                       GRUPI  B

‘Kukësi’ –        ‘Besa’

‘Skënderbeu’ –‘Pogradeci’

‘Partizani’ –    ‘Apollonia’

‘Vllaznia’ –     ‘Elbasani’

Dhe si zakonisht  në mbremjes e ditës diel, të  gjithë u përqëndruan tek emisionet sportive të televizoneve kombëtare. Në të gjitha studiot specialistët  e përhershëm, por dhe të ftuar nga  grupi i “burrave  të futbollit”  në “fjalimet” dhe diskutimet e tyre  nuk kanë bërë   gjë tjetër veçse e  kanë vlerësuar këtë nisje të futbollit  si një sukses të madh, duke harruar të thonë disa të vërteta të mëdha  të cilat nxorrën në shesh më së miri, se  nga ana e tyre  premtimi i marrë, kërkon të shitet si sukses. Vetëm  gazetari Ervin Baku dhe dikush tjetër e ngriti me të madhe dhe diskutonte konkretisht, se zhvillimi ndeshjeve të këtij turi të Kupës me nga një ndeshje direkte duke vendosur si pritëse, skuadrat  më të forta ishte formulë e gabuar, duke ndëshkuar kështu të vegjëlit e niveleve të poshtme të futbollit. Shumë prej atyre që ishin  pjesë  e “sofrës” të Ligës të Futbollit vazhdonin të thurrnin lëvdata vetes për “suksesin” e thyerjes të bojkotit, duke kërkuar të tregonin se ishin ata që e shpëtuan futbollin shqiptar nga ajo e keqe e madhe që u gatua po prej tyre.

Tani me të drejttë mund të pyesim se përse këta “burra të futbollit” nuk  thonë qoftë dhe një fjalë se përse u zgjodh kjo formulë për zhvillimin e Kupës dhe jo e kundërta e saj, që këto ndeshje të zhvilloheshin më mirë në fushat e  skuadrave të nivelit dytë dhe të tretë? Përse askush prej tyre  nuk tha asnjë fjalë se përse ekipi ‘Luftëtarit’ me tradita  në futbollin shqiptar  nuk u paraqit në ndeshjen përballë ‘Elbasanit’ dhe ka shumë mundësi ta bëjë këtë gjë dhe ndeshjet e kampionatit? Përse  nuk bëzajti askush  për atë që shumë nga  skuadrat  për mungesë të terreneve  kishin “emigruar” për këto ndeshje  dhe behen gati të bëjën të njëtën gjë dhe për   ndeshjet  e kampionatit? Përse  askush nuk foli  dhe të argumentonte me fakte  se “bojktoti” ju ka sjellë dëme financiare të gjitha skuadrave? As një fjalë nuk tha në këto emisione se përse  është bllokuar merkatua për ‘Partizanin’  dhe për gjendjen që po kalon ‘Flamurtari’?  Seria e pyetjeve mund të vazhdojë  pa fund, sepse ka  ende përse të tjera që duan përgjigje në  këtë rast. Mos vallë dikush vazhdon të  jetojë  me delirin e “suksesit”, se katër kërkesat e paraqitura qeverisë janë njohur nga ana e saj. Kjo ishte arsyeja e organizimit dhe dështimit të bojkotit të sezonit ri nga ana e Ligës  të Futbollit? Të  quash “sukses” kryejen e  detyrës  siç është rasti  me Ligën e Futbollit Shqiptar, nuk përbën as më shumë dhe as më pak, por një vetëkënaqësi të paramenduar më parë. Pastaj, rikthimi futbollit luajtur erdhi pas takimit Rama –Duka duke u dakordësuar  për njohen e tyre dhe jo pasi u plotësuan katër kërkesat e bëra nga  ana e Ligës. Të gjithë do të ndihen mirë, vetëm kur të shikojnë që për këto kërkesa të miratohen dhe të zbatohen ligjet e duhura dhe jo duke u kënaqur me premtimet. Deri tani  kemi dëgjuar të flasin  për thyerjen e bojkotit vetëm presidentin e FSHF-ës, zotin Duka  dhe krerët  më lartë të Ligës, sepse të tjerët kanë heshtur. Asnjë nga  qeveria  qoftë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportive dhe as  nga ajo e Ekonomi –Financës nuk ka dalë me deklaratë zyrtare të thotë diçka konkrete.

“Jemi dakordësuar në tre pika të kërkesave tona dhe mbetet të diskutojmë për pikën e sponsorizimeve” -ka deklaruar ministria Denaj. Por kreu i “burrave  të futbollit “Libohova”  ka shtuar se: “Janë çështje në dinamikë për zgjidhje dhe në qoftëse mos plotësim të gjitha kërkesave bojkoti të rifilloi përsëri”. Dhe të gjitha këto deklarime  vijën pas zhurmës të madhe të bërë në opinionin sportiv se “bojkoti ja arriti qëllimit” edhe pse shumë prej tyre nën zë e thonë “kjo ishte  një lojë ku nuk  kishte fitues”. Gjithsesi, përtej kësaj  është me vend të themi se asnjë nga ato që u deklraruan gjatë kësaj kohe nga Liga e Futbollit gjatë afro dy muajëve, se “ plotësimi katër këkesave është   i formës prerë”,  se “bojkotimi do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave tona deri në një” dhe se “do nxjerrim futbollistët të luajnë futboll përpara kryeministrisë”, por dhe ajo se  “pa bërë takim me kryeministrin, nuk dalim në fushën e lojës”  nuk  nuk u  pa  të zbatohej. Më mirë se kushdo  tjetër në këtë mjedis  të ndezuar keq nga “akuzat dhe “kundërakuzat”, gjeti zbatim  kërkesa e bërë që në fillim nga negociatori qeverisë, deputeti Ylli  kur thoshte: “Filloni kampionatin që të takoheni me kryemistrin Rama.” Dhe më në fund vetë kryeministri  është shprehur: “Tani gati për dialog!” Kështu, as më shumë dhe as më pak u zbatua ajo që kishte thënë që në fillim qeveria: “kthehuni në fushën e lojës të nisin bisedimet” Pas kësaj  a mund të quhet dhe të vlerësohet që kjo lojë e dështuar sukses  i Ligës të Futbollit? Si duhet kuptuar deklarimi bërë nga  kreu i FSHF-ës , zoti Duka  kur  tha: “Unë kam pasur takime të vazhdushme në tri –katër ditët e fundit me përfaqësuesit e qeverisë dhe mendoj se jemi në rrugën e mbarë për t’i zgjidhur dhe përmirësuar gjërat ashtu  siç duhet. Nuk do heqim dorë  nga kërkesat, presim vendimet finale”.  E thënë më qartë,  Liga  e Futbollit  që deri tani  ka bërë  nën “obrellën “ e F.SH.F- ës  duhej të kuptojë mirë dhe qartë, se këto përfundime diheshin përse zgjateshin pa fund  me  qëndrime ashpërsuese nga të dyja palët ? Një qëndrim i tillë, duket se i shkon  mirë vetëm asaj  që  thotë kryeministri kur thotë se: “përshëndes  fundin  e  bojkotit absurd …”. Kështu  gjithë ajo zhurmë, që ajo zallamahi, jo vetëm që ishte për konsum, por krijoi  dhe një klimë të tillë,  sa që shumë shpreheshin se futbolli në Shqipëri është drejt zhdukjes tij. Vetëdeklarimet që bëheshin nga drejtuesit më të lartë të Ligës Futbollit se “na jepni zgjidhje, ndryshe  kampionatet mund të fillojnë në janar ose prill të vitit ardhshëm” e nënkupton qartë  këtë gjë. Pyetja që  lind në këtë rast është se: kur çështja ka marrë drejtimin për zgjidhje, pse të përmendet  nga Liga e Futbollit prapë hipoteza për bojkot? Duke dashur të analizojmë më tej  rezulton se si ky premtim,  qeveria  Rama,  ka  bërë  dhe në mars të 2019, kur premtoi  jo për katër pika, por për 12  kërkesa dhe fakti ka treguar se deri sot, asnjë nuk është zbatuar. Këto  gjëra dhe shumë detaje të tjera  duhet t’i dijë opinioni edhe pse thuhet se: “dialogu  dypalësh  vazhdon”.  Në këtë rast, nga të dy palët  mungon  transparenca për të thënë gjërat siç janë dhe ashtu siç i kërkon dhe i duhen sportit shqiptar. Shumë herë e kemi  lakuar temën  e “bojkotit” në faqet e gazetës  tonë, duke i përshëndetur  kerkesat e bëra  nga Liga e Futbollit, por dhe theksuar se futbollit dhe sportit në tërësinë e tij, i duhen ligje të përshtashme, të zbatushme që ta ndihmojnë  ringritjen e tij dhe  jo premtime për të kaluar rradhën. Nga ana tjetër,  ajo shprehja se “topi është i Ligës  dhe penalltinë do e  gjuaj qeveria”  kërkon të thotë, se  dorën e fundit për gjithçka që ka të bëjë edhe me sportin, do t’ja  japë vetëm pushteti dhe qeveria, ndaj  çdo premtim të tyre, ende të pazbatuar konkretisht, nuk duhet ta marrim e ta trumpetojmë për sukses. Të paktën në këtë rast Liga e Futbollit  kështu ka vepruar. Fillimi kampionateve të futbollit për të tre nivelet  që starton nesër,  mund të  vërtetojë shumë gjëra për atë se, ku është dhe ku po shkon futbolli shqiptar.