Ylli Dylgjeri: Soreca duhet ta ndajë mendjen, është me Shqipërinë në gropë, apo me Shqipërinë në Europë

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca bëri sot thirrje për konsensus mes klasës politike, ndërkohë që prej javësh heshti edhe kur shefat e tij në BE i bënin thirrje Edi Ramës të mos rrëzonte konsensusin për reformën në drejtësi. Gazetari Ylli Dylgjeri, ka reaguar për qëndrimet e paqarta të ambasadorit të BE-së duke i bërë thirrje që të vendosë nëse është për Shqiprinë në Europë, apo për Shqipërinë në gropë. Ylli Dylgjeri: “Zoti Soreca duhet ta ndajë një herë e mirë: A është me Shqipërinë në gropë apo me Shqipërinë në Europë, duhet ta ndajë; a është me Komisionin Europian apo me Qeverinë Rama, a është me Gramoz Ruçin apo Mcalisteri, a është me Elisa Spiropalin apo Angela Merkelin, a është me David Lega apo Taulant Ballën? Kjo është ajo që dëshiron të di më shumë se 90% e popullit shqiptar.”

Sigal