Vasilika Hysi: Grevistet të hyjnë në dialog

426
Sigal

Para dy ditësh Prof. Përparim Kabo i dërgoi një letër të hapur Nënkryetares së  Kuvendit,Znj. Vasilika Hysit ku e pyeste se a kanë të drejtë gratë greviste të jetojnë? Po si? Pa paga, pa ushqime, pa drita elektrike dhe ujë, pa veshje.

Më poshtë zonja Vasilika Hysi i kthen përgjigje Prof.  Kabos

Ja përgjigjia e zonjës Vasilika Hysi: Përshëndetje Përparim, uroj çdo gjë mirë në këto kohë të vështira! Faleminderit për sensibilitetin si në shumë raste të tjera edhe për naftëtarët. Situata e krijuar është shumë më komplekse nga sa mund të duket për shumë njerëz dhe nga ajo që ofron media. Jam e sigurt që ju e dini që është marrëdhenie pune me një kompani private dhe pagat nuk janë paguar nga kompania. Kompania është në proces falimenti dhe për këtë ka praktikë ligjore dhe raste të mëparshme në gjykata se si veprohet. Ju e kuptoni shumë mirë se shteti nuk mund të mbulojë pagat që nuk japin kompanitë private, ka nje risk të madh nëse do të pretendohej kjo gjithmonë. Ndjeshmëria njerëzore është e lartë për këtë çështje dhe ka pasur diskutime edhe në Kuvend. Greva është e drejtë e çdo njeriu, por kompanitë private në proces falimenti me greva nuk ndërgjegjesohen. Institucionet po e ndjekin situatën dhe ka pasur qëndrime publike. Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit, në dijeninë time, e ndjekin çështjen në mënyrë të përditshme. Sa për politikën, kemi folur shpesh bashkë për atë çfarë ndodh në vend, por momente si këto më beso janë përtej vullnetit të emrave të përveçëm që përmendni ju. Shpresoj të gjendet një urë komunikimi dhe dialogu. Duhet të ndihmohen grevistet që të hyjnë në dialog sepse është rruga më e dobishme edhe për ato. Për këtë duhet te kontribojne të gjithë, edhe media, edhe shoqëria civile, edhe personalitetet si Ju. Qofsh mirë dhe do dëgjohemi!…