Covid-19 dhe beteja me frikȅn, konspiracionin dhe korrupsionin

1295
Sigal

Prof. Dr. Lush SUSAJ

Shqipȅria e ka fituar betejȅn me Covid-19-tȅn

Shqipȅria, falȅ sakrificȅs sȅ qytetarȅve tȅ sajȅ dhe masave tȅ ndȅrmarra nga ana e qeverisȅ, arriti qȅ ta fragmentarizojȅ e ta pamundȅsojȅ zinxhirin e pȅrhapjes sȅdhpejtȅ tȅepidemisȅ. Kjo duket nȅ faktin qȅ gjatȅ kȅtyre 35 ditȅve tȅ masave ekstreme tȅ karantinimit tȅ popullsisȅ, numri total i tȅ infektuarve arriti nȅ 467 pȅrsona, ndȅrsa numȅri total i tȅ vdekurve deri me datȅn 15 Prill 2020, arriti nȅ 24 pȅrsona. Megjithȅatȅ nuk mund tȅ mos vihet re fakti qȅtȅ gjitha vdekjet, nuk ȅshtȅ se janȅ shkaktuar drejtpȅrsȅdrejti e vetȅm nga Covid-19-ta.Vdekjet janȅ shkaktuar edhe nga komplikacionȅt dhe reduktimi i imunitetit pȅr shkak tȅ moshȅs sȅ lartȅ dhe tȅprezencȅs sȅ disa sȅmundjeve tȅ tjera kronike qȅviktimat kanȅ patur.Nȅ kȅtȅ mȅnyrȅ, Covid-19-ta ka shȅrbyer si goditja e fundit pȅr njerȅzit me imunitet tȅ dobȅt, pȅr njerȅzit e moshuar e bartȅs tȅnjȅ apo disa sȅmundjeve kronike.Krahas demagogjisȅ sȅ panevojshme tȅ politikanȅve, ekipet mjekȅsore brenda dhe jashtȅ vȅndit,duket qȅ ja dolȅn qȅ tȅ sqarojnȅ e tȅ bindin popullsinȅ pȅr faktin qȅ virozat nuk mund tȅshȅrohȅn, por mund tȅ parandalohȅn. Nȅ kȅtȅ kuadȅr, mbase pȅr herȅ tȅ parȅ, ekranet e televizioneve dhe mediat u fokusuan tek dija dhe pȅrvoja mȅ e mirȅe specialistȅve shqiptarȅbrenda dhe jashtȅ vȅndit, duke luajtur kȅshtu rolin mȅ tȅ mirȅedukativ dhe informues pȅr popullatȅn dhe institucionȅt. Falȅ kȅtij roli dhe bashkȅpunimi frutdhȅnȅs, pavarȅsishtȅ nga niveli i arsimimit dhe pȅrgatitjes shkȅncore, njerȅzit e kuptuan nȅ kohȅ faktin qȅ nuk ka as vaksinȅ dhe as kurȅtȅ mirfilltȅshȅrimi.Nȅ kȅtȅ mȅnyrȅ, njerȅzit u ndergjegjȅsuan nȅ kohȅ qȅ rruga e vetme e pȅrballjes me tȅ keqȅn ȅshtȅkarantinimi dhe masat e tjera higjenike e tȅdistancimi social.Kjo provoj faktin e njohur qȅsa herȅ qȅȅshtȅ folur hapur nga ana e specialistȅve, njerȅzit kanȅ dȅgjuar dhe janȅ bindur pȅr rregullat dhe masat qȅ duhen marrȅ e respektuar. Pȅrkundrejt faktit qȅ sa herȅ qȅ politika ka shtuar dozȅn e sofizmit, demagogjisȅ, fiktivitetit, konspiracionit dhe mjergullnajȅs nȅ shȅrbim tȅ frikȅs dhe korrupsionit, shqiptarȅt vetȅm sa e kanȅ humbur edhe mȅ tepȅr besimin dhekanȅshtuar shpȅrfilljȅn e hapur apo tȅ heshtur ndajȅpȅrpjekjeve tȅ politikȅs pȅr reduktimin e hapȅsirave tȅ lirisȅ, demokracisȅ dhe tȅ drejtave themelore tȅ qytetarȅve.

Covid-19-ta dhe bota e pafundme nȅ hapȅsirȅ dhe e pȅrjetshme nȅ kohȅ

Zoti kurrȅ nuk e ka braktisur Shqipȅrinȅdhe as Botȅn qȅkakrijuar pȅr njerȅzimin.Kjo duket edhe nȅ faktin qȅ nȅ kȅtȅ periudhȅ me njȅtendencȅ tȅ theksuar tȅ rritjes sȅqȅndrueshme tȅtemperaturȅs dhe tȅ intensitetit tȅ ndriçimit diellorȅ,fiziologjia dhe i gjithȅcikli natyrorȅ i viruseve dhe virozave (tȅ shkaktuara prej tyre), bie nȅnjȅstres tȅ thellȅdhe nȅkushtet mȅ tȅ pa pȅrshtatshme.Duhet falenderuar Zoti qȅ faktorȅt klimatik, gjeofizik, si dhe karakterin historik tȅcikleve natyrore tȅngjarjeve, sendeve dhe gjallesave,nuk i ka lenȅnȅ dorȅtȅ politikȅs dhe as tȅndonjȅ njeriutȅ rastȅsishȅm qȅmund tȅndodhet nȅ krye tȅ sajȅ.Njerȅzit e politikȅs dhe tȅ qeversijes po bȅhȅn gjithnjȅ e mȅtȅ vegjȅl nȅ shpirtȅ, nȅ moral e nȅ dije.Politika dhe qeverisja po bȅhȅn gjithnjȅ e mȅtȅ varfȅra nȅ art, nȅ shkencȅ, nȅ histori, nȅ filozofi dhe nȅ drejtȅsi.Njerȅzit e politikȅs dhe qeverisjespo shkȅputȅn shpejtȅ nga realiteti i jetȅs sȅ banorȅve tȅ Shqipȅrisȅ dhe pȅr fati tonȅ tȅkeq, drejtuesit tonȅasnjȅherȅnuk arritȅn tȅ kenȅas edheminimumin e njohurive nga historia,nga filozofia, nga shkȅnca as nga jeta reale e shqiptarȅve. Viktor Hygo thoshte se veshtirȅsitȅ lindin burra, ndȅrsa parazitizmi lind pȅrbindȅsha. Mesa duket, Shqipȅria (por edhe bota nȅ pȅrgjithȅsi), nȅ 40-50 vitet e fundit ȅshtȅ qeverisur nga mȅ pak burra e mȅ shumȅ pȅrbindȅsha.Me pȅrbindȅsha Hygoi ka nȅnkuptuar ata qȅ u lindȅn dhe u rritȅn nȅ pallatet e nȅ pasuritȅ e vjedhura e tȅ pȅrfituara pȅrmes korrupsionit, dhunȅs dhe frikȅs.Pȅrbindȅshat janȅekstremisht tȅ pasur, pavarȅsishtȅ se nuk kanȅ punuar kurrȅdhe nuk kanȅpatur asnjȅ lloj profesioni apo patente eshpikje teknologjike.Pȅrbindȅsha janȅata qȅi moren pa asnjȅ meritȅ shkollat mȅ tȅ mira, pronat mȅ tȅ mira, punȅrat mȅ tȅ mira, postet mȅ tȅ larta, mjerishtȅ trasheguan edheinstitucionet dhe stadin metamorfik tȅ politikȅs, qȅ asnjȅherȅ nuk u rrit deri nȅ nivelin e interest tonȅ shoqȅror e kombȅtarȅ. Prandaj Shqipȅria ȅshtȅ bȅrȅ kaq shumȅ e brishtȅ dhe lehtȅsishtȅ e frikȅsueshme.Megjithatȅ, njerȅzit dhe as shoqȅria nuk duhet tȅ rrȅshqasin kurrȅdrejt gropȅs sȅfrikȅs, autoritarizmit dhe fikjes sȅ gjeneratorȅve tȅlirisȅ, ekonomisȅdhe mirȅqȅnies.

Filozofia mbi lirinȅ dhe fitorȅn e sigurtȅ tȅ njeriut mbi frikȅn

Filozofia na mȅson qȅ liria ȅshtȅ e mira supreme, dhe se frika e redukton lirinȅ dhe cilȅsinȅ e jetȅs. Historia dhe filozofia na mȅsojnȅ qȅshqiptarȅt, njȅlloj si dhe popujt e tjerȅ tȅbotȅs, nȅ thelbin e ekzistencȅs dhe tȅpȅrparimit tȅ tyre kanȅpatur dhe kanȅdimensionin e lirisȅ dhe betejȅn e pȅrjetshme me frikȅn, nga ku fitorja e njeriutȅshtȅ njȅ ngjarje e sigurtȅ. Epikuri (shekulli 4-3 p.e.s) shkruante: “Frika ȅshtȅ pengesa qȅ nuk na le tȅ lumtur”.Historia politike e shoqȅrore na mȅson qȅ sa herȅ qȅȅshtȅ synuar apo qȅȅshtȅreduktuar liria dhe drejtȅsia, e keqja ka filluar me frikȅsimin e njerȅzvedhe shoqȅrisȅ.Tek kjo dukuri e kanȅ burimin edhe mendȅsia diktatoriale e frikȅsimit tȅ qytetarȅve pȅrmes akteve ligjore e nȅnligjore tȅ pashȅmbullta, e qȅ mund tȅ denojnȅ me gjobȅ dhe me burg njȅ pensionist apo njȅtȅ sȅmur mendorȅqȅ nuk dinȅ tȅ pȅrdorȅ internetin, apo qȅnuk ka telefon apo qȅmund tȅ ketȅ humbur kujtesȅn e ka dalȅ deri tek dyqani i bukȅs apo i perimeve. Shqipȅria ȅshtȅ e mbingopur me dhunȅ, me konspiracion dhe me radikalizim, pȅrkundrejtȅ varfȅrisȅsȅ madhe qȅ ka nȅ drejtim tȅ lirisȅ dhe tȅ drejtave njerȅzore.Njȅ nga karakteristikat bazȅ tȅ diktaturave dhe tȅpȅrbindȅshave tȅ politikȅs orientale ȅshtȅ zhvlerȅsimi i lirive dhe rrolit aktiv tȅ njeriut deri nȅ atȅ masȅ, sa pȅrmes ligjeve antikushtetuese arrihet qȅ tȅ shpallet qytetari i paligjshȅm nȅ tokȅn, nȅatȅdheun dhe nȅshtetin e tijȅ.As beteja me sȅmundjet, as ajo me termetet dhe as ajo me varfȅrinȅ, nuk mund tȅnisȅn e as tȅpȅrballohen me ligje radikale e antikushtetuese, as me injorancȅ dhe egoizȅm dhe as me mashtrime demagogjike. Betejat jonȅȅshtȅ kombȅtare, pȅr kȅtȅ arsye nuk ka vend pȅr urrejtje, as pȅr sjellje bulliste e pȅrçarȅse, as pȅr drejtim e administrim me injorantȅ e bark dhjamosur dhe as pȅr fiktivitete apo skema me premtime dhe ngopje me lugȅn bosh.

Ȅshtȅ koha pȅr rindezjen e menjȅhershme tȅ gjeneratorȅve tȅ ekonomisȅ.

Falȅ kontributit tȅ çdo qytetari, tȅ medias, tȅ policisȅ sȅ shtetit, tȅ pȅrsonelit mjekȅsor, etj, duket qȅȅshtȅ mbyllur njȅ fitore e madhe dhe e shkelqyer ndaj Covid-19-tȅs, si dhe janȅ nxjerrȅ mȅsime shumȅtȅ vyera pȅr tȅ ardhmȅn dhe sjelljen tonȅsociale, shoqȅrore, por edhe politike e shtetȅrore. Dihet qȅShqipȅria nuk ka as ekonomi dhe as sistem tȅ fortȅ spitalor.Por pas rreth 35 ditȅsh tȅ mbylljes sȅ ekonomisȅ dhe tȅqȅndrimit tȅ popullsisȅ nȅ karantinȅ, besojmȅ qȅsistemi ynȅ shȅndetȅsor i ka tȅ gjitha mundȅsitȅ pȅr tȅ parballuar tȅ zakonshmȅn dhe rastet sporadike tȅ virozȅs.Nuk shoh dhe nuk mendoj se ka ndonjȅ arsye bindȅse qȅ tȅmund tȅvazhdojȅmȅ tej mbyllja dhe paraliza kaq e thellȅ e ekonomisȅ, punȅsimit dhe prodhimit tȅ brendshȅm. Pas mbylljes sȅ porteve dhe aroporteve, doganave dhe shesheve tȅ tubimeve, restorantȅve dhe lokaleve tȅ natȅs, krahas supȅrmarketeve dhe ndertimtarisȅ, nuk arsye qȅ tȅ bllokohen zejtaria, as lokalet e biznesit tȅ vogȅl, as riparim shȅrbimet, as transporti, as shȅrbimet nȅ bujqȅsi, as qarkullimi i lirȅ i njerȅzve drejt tregjeve dhe fronteve tȅ punȅs dhe as ndȅrmarrjet dhe bizneset prodhuese me cikȅl tȅ mbyllur. Pavarȅsishtȅ nga ajo qȅ thuhet nepȅr fjalime, raporte dhe konferenca shtypi, punȅsimi dhe ekonomia shqiptare, si askund tjetȅr nȅ rajon, ka njȅ pȅrqindje shumȅ tȅ lartȅ tȅ informalitetit.Studjues tȅ ndryshȅm e pȅrcaktojnȅderi nȅ masȅn 35-50%.Pȅr kȅtȅ arsye edhe paketat e ndihmȅs sȅ deklaruar nga ana e qeverisȅ nuk e zgjidhin dot problemin, nuk mund tȅ jenȅ efektive sepse nuk e mbulojnȅ nevojen reale tȅ vendit.Nȅ kȅtȅ kohȅ, zgjidhja mȅ e mirȅȅshtȅ liria e levizjes sȅ krahut tȅ punȅs, mallrave dhe kapitaleve.Nuk duhet tȅ harrojmȅ qȅ informaliteti nuk vjen nga mungesa e ligjeve as nga mosbindja.Informaliteti buron nga korrupsioni dhe nga niveli mjeran e i pashȅmbullt i administratȅs thellȅsishtȅ tȅ politizuar.

Pȅrveç rindezjes sȅ ekonomisȅ, nga fundi i kȅtij muaj ȅshtȅ e mundur edhe levizja graduale drejt zhvillimit tȅ mȅsimeve nȅauditorȅt e universiteteve dhe tȅ shkollave.Mbase nȅ sallat e leksioneve nuk mund tȅ grumbullohen 100 studentȅ, por mund tȅ flitȅt e tȅdiskutohet pa asnjȅ rrezik me grupet e studentȅve prej 15-20 vetash.Ȅshtȅ punuar online, por pȅr mbylljen me sukses tȅ vitit shkollor mund tȅ pȅrdorȅn pa asnjȅ problem edhe pushimet verore, si dhe muaj Shtator 2020.Mund tȅ mos ketȅ levizje me autobuza e trena, por nuk shof asnjȅ arsye qȅ tȅ mos levizet me makinat pȅrsonale nga banesa deri nȅ zyrȅ, laboratore dhe anasjelltas, pa patur nevojȅ pȅr leje nga policia, as pȅr debate me patrullat e shȅrbimit nȅ rrugȅ. Edhe mbyllja aktuale e tregjeve tȅ lagjeve tȅ qytetevedhe e mijȅra vendeve tȅ punȅs nuk po bȅhȅt pȅr shkak tȅ pandemisȅ, pȅrkundrazi po mbyllȅn pȅr shkak tȅpa aftȅsisȅ sȅ menaxherȅve dhe administratȅs sȅ korruptuar e idjote, tȅ cilȅt nuk i respekton  dhenuk i dȅgjon mȅ askush. Nȅ kȅto momente tȅ vȅshtira, Shqipȅria ka nevojȅtȅ madhe pȅr liri dhe kohezion e bashkȅpunim tȅ gjerȅ shoqȅror e politik.Ȅshtȅ koha pȅr bashkimin e ideve dhe kontributeve, me synimin mȅ tȅ lartȅ, atȅtȅ marrjes sȅ vendimeve tȅ rendȅsishme politike dhe ekonomike qȅ synojnȅ rritjen e lirisȅ, ekonomisȅ, kujdesit shȅndetȅsor dhe demokracisȅ liberale e pȅrfaqȅsuese nȅ Shqipȅri.