Shkon në 105 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Greqi

314
Sigal

Ka shkuar në 105 numri i të vdekurve në Greqi nga koronavirusi. Mediat greke kanë publikuar shifrat e fundit që vijnë nga shteti helen, të cilat ndryshojnë çdo ditë.

Mësohet se 15 perona janë identifikuar ditët e sotme pozitiv me COVID-19. Po ashtu bëhet e ditur se aktualisht në terapi intensive ndodhen të shtruar 69 pacientë.

Kujtojmë se shteti grek ka ndërmarrë disa masa për të frenuar përhapjen e virusit vdekjeprurës, i cili tashmë ka goditur thuajse të gjitha shtetet e botës.