Kur mund të zbulohet origjina e koronavirusit të ri

Do të duhet të paktën një vit për të përcaktuar origjinën e saktë të pandemisë së koronavirusit të ri, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Duke folur në Gjenevë pak më herët, një ekspert i OBSH për viruset me origjinë nga kafshët tha se provat sugjerojnë se lakuriqët e natës janë burimi origjinal, me një kafshë tjetër që ka shërbyer si bartës i ndërmjetëm.

Sigal

Organizata po ashtu përsëriti se nuk ka parë ndonjë provë, të cituar nga presidenti amerikan Donald Trump që virusi ka origjinë nga laboratori kinez.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt se kur nisi shpërthimi. Të dhënat sugjerojnë se nisi në një treg në Wuhan, por nga 41 rastet e para të virusit, vetëm 27 kanë një lidhje direkte me tregun.

Virusi duket se ka kërcyer nga lakuriqët te një kafshë tjetër përpara se të infektonin njerëzit, por mbetet e paqartë se cila kafshë.

Kur shërtheu MERS në vitin 2012, u desh një vit për të zbuluar se origjina ishin gamiljet.

E pyetur javën e shkuar për pretendimet e SHBA se virusi doli nga laboratori, OBSH tha se pasi kanë rishqyrtuar të dhënat nga shkencëtarët të ndryshëm, është siguruar se shpërthimi ishte natyral në origjinë.

BBC