E rëndë në Greqi/ Humbin jetën nënë e bir në një aksident tragjik

GREQI – Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Paleokomit, pranë Serrene në orët e para të mëngjesit të së premtes ku si pasojë ka mbetur e vrarë një nënë 43-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar, të cilët humbën jetën në orët e para të mëngjesit të së premtes në një aksident tragjik në Greqi.

Sipas informacioneve, të dy ishin nisur për në punë kur ndodhi përplasja fatale. Djali 21-vjeçar ndodhej në timon, ndërsa nëna e tij ishte ulur në sediljen e parë si pasagjere.

Sigal

Përplasja ballë për ballë me një kamion ka qenë e fuqishme, duke bërë që dy shqiptarët të humbnin jetën në vendngjarje.

Familja me origjinë nga Shqipëria jetonte prej vitesh në Paleokomi.

Nëna dhe djali punonin në të njëjtën kompani që merret me blerje dhe menaxhim pasurish të paluajtshme, me seli në plazhin e Ofrynit (Tuzla). Pikërisht drejt kësaj pune ishin nisur mëngjesin kur ndodhi aksidenti që u mori jetën.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.