Ja kur hiqet patenta përjetë, ndryshime në Kodin Rrugor

Sipas dispozitave të reja, çdo shofer që kapet për herë të dytë duke drejtuar automjetin me një nivel alkooli në gjak mbi kufirin e lejuar prej 0.5 gramë për litër, pasi është ndëshkuar më parë për të njëjtën shkelje, do t’i hiqet përfundimisht leja e drejtimit.

Ligji parashikon se kjo masë është përfundimtare dhe nuk lejon rikthimin e patentës.

Sigal

Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, parashikojnë masa më të ashpra për shkelësit e rregullave të qarkullimit, veçanërisht për drejtuesit e mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit.

Paketa ligjore, e miratuar në seancën parlamentare të 18 qershorit dhe e publikuar në Fletoren Zyrtare më 22 korrik, ka nisur tashmë të zbatohet nga Policia Rrugore. Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me drejtuesit e mjeteve që përsërisin shkeljen për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit.

Sipas dispozitave të reja, çdo shofer që kapet për herë të dytë duke drejtuar automjetin me një nivel alkooli në gjak mbi kufirin e lejuar prej 0.5 gramë për litër, pasi është ndëshkuar më parë për të njëjtën shkelje, do t’i hiqet përfundimisht leja e drejtimit.

Ligji parashikon se kjo masë është përfundimtare dhe nuk lejon rikthimin e patentës.

Personat që humbasin lejen e drejtimit në këto kushte nuk do të kenë të drejtë të riregjistrohen në autoshkollë apo të pajisen sërish me patentë.