Aktori i Durrësit Muharrem Hoxha, nderohet nga Presidenti me titullin “Mjeshtër i Madh”

494
Aktori i humorit durrsak, Muharrem Hoxha ka festuar dy gëzime në një ditë. I konsideruar si “I fundit i mohikanëve i Estradës së Durrësit”, Muharrem Hoxha është nderuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”, në një mbrëmje që bëri bashkë personalitete dhe aktorë të mëdhenj të skenës shqiptare, të filmit, teatrit estradës dhe muzikës. Muharrem Hoxha, ose Rrema siç e njeh publiku, gjatë 30 vjetëve pa ndërprerje në estradën e qytetit, ka sjellë mbi 70 role të spikatura për publikun.

Muharrem Hoxha ja dedikon këtë çmim edhe kolegëve të tij të Estradës me të cilët ndau mbi tre dekada punë në skenë. Me daljen e Muharrem Hoxhës në pension, mbyllet përfundimisht edhe Estrada e Durrësit, një gjini e artit skenik, që përmes humorit, ka thyer të gjitha tabutë shoqërore., Në skenë, Muharrem Hoxha solli disa prej roleve tipikë, duke u duartrokitur gjatë nga publiku që mbushi sallën.
Sigal