Prof. Dr. Qemal Lame: Serbia provokon, akuzon dhe kërcënon ushtarakisht 

“Me pushtetin autoritar dhe ultranacionalizmin që drejton politikën zyrtare, Serbia dëshmon në vazhdimësi politikën e vjetër shoviniste ndaj shqiptarëve në tërësi dhe Kosovës në veçanti. Vuçiç deklaroi se nuk do të merrte pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor”

 

Situata politike e ritensionuar në Kosovën Veriore ka krijuar shqetësime për Qeverinë, partnerët ndëkombëtarë dhe opinionin publik. Kjo ndodh në kohën që po kërkohet normalizimi përfundimtar i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

NOA

Analiza objektive tregon se tensionet janë shkaktuar nga Beogradi, që komandon politikanët e Listës Serbe, strukturat ilegale paralele dhe policinë me pjestarë të komunitetit serb, që janë miratuar prej saj sipas marrëveshjeve të mëparëshme në Bruksel, në vitin 2013!

1.Serbia është vlerësuar dhe mbështetet realisht deri edhe e përkëdhelur në shumë raste në marrëveshjet me Kosovën që ka ndërmjetësuar BE dhe SHBA. Beogradi propagandon se mbështet politikën evropiane dhe ndërmjetësimin, ndërsa faktikisht e kundërshton. Në momentet që kërkohet të merren vendime për zgjidhje përfundimtare, reagohet me kundërshtime të hapura apo distancime që ripërsërisin thellimin e mosmarrëveshjeve. Presidenti Aleksandër Vuçiç është vënë përpara kërkesave të qarta të Bashkimit Evropian të njohura si Plani i Francës dhe Gjermanisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen e Kosovës. Në këto rrethana u nxitën tensionimi i situatës politike nga reagimet e Listës Serbe dhe ndodhën largimet e deputetëve nga Kuvendi, Qeveria e institucionet shtetërore e deputetëve, ministrit dhe zyrtarëve të tjerë, gjyqtarëve e prokurorëve serbë. Vendimi është marrë nga Beogradi në koordinim me Listën Serbe, e cila është e afërt me autoritetet aktuale në Serbi dhe me presidentin Vuçiç. Departamenti amerikan i Shtetit dhe Qeveria e Britanisë së Madhe kanë deklaruar non grada disa politikanë të korruptuar serbë. Vuçiç nderon policët që refuzuan urdhrat e Qeverisë së Kosovës. Policinë e Kosovës në veri të vendit, kryesisht, e kanë përbërë ish-pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët janë integruar në sistemin e Kosovës, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, në disa raste, ka deklaruar publikisht se gjysma e forcave policore në veri “kanë punuar” për Serbinë.

  1. Qeveria e Kosovës reagoi drejtë me masat e marra për zgjedhjet, në 18 dhjetor 2022, në katër komunat serbe për kryetarët e komunave. Në 1 dhjetor u bë emërimi i Nenad Rashiçit në detyrën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Presidenti Vuçiç ka kundërshtuar zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe, emërimin e Rashiçit duke pretenduar se “Rashiç nuk i përfaqëson serbët e Kosovës” dhe ka përdorur fjalë fyese ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për shkak të këtij emërimi. Nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë kanë thënë se Kurti, me këtë vendim, “ka shkelur brutalisht të ashtuquajturën Kushtetutë”. Edhe Lista Serbe, subjekti më i madh politik i serbëve në Kosovë, i përfaqësuar në Kuvend me 9 deputetë, ka reaguar, duke e konsideruar emërimin e Rashiçit si jokushtetues dhe të marrë pa pëlqimin e deputetëve serbë.

Emërimi i Nenad Rashiqit në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Posti ka qenë i zbrazët, pasi paraardhësi i tij, Goran Rakiq, nga Lista Serbe, ka dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa të paligjshme serbe në veri të Kosovës. Kushtetuta është e qartë: kryeministri ka kompetenca t’i ndërrojë ministrat edhe pa pëlqimin e Kuvendit të Kosovës. Paragrafi 4 i nenit 94 të Kushtetutës së Kosovës, i cili në mënyrë të qartë thotë se kryeministri ka kompetencë “t’i ndërrojë anëtarët e Qeverisë, pa pëlqimin e Kuvendit”.

Vendimi i policisë së Kosovës për të shtuar praninë e forcave speciale ROSU në veri, ka për qëllim sigurimin e qytetarëve. Beogradi akuzon se ato kanë okupuar dhe bllokuar Mitrovicën e Veriut. Pretendohet se “Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të shkojë në veri, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit”, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë nënshkruar me ndërmjetësimin e BE-së, në vitin 2013. Kërkohet që atje të lejohet vetëm policia e drejtorisë së veriut dhe policët me kombësi serbe të kenë uniformë të ndryshme nga ajo e shqiptarëve. Këto tregojnë për qëllimin e marrjes së drejtimit të policisë. Forcat ilegale do të kenë më të lehtë të qëllojnë me armë policët shqiptarë.

2.Me pushtetin autoritar dhe ultranacionalizmin, që drejton politikën zyrtare, Serbia dëshmon në vazhdimësi politikën e vjetër shoviniste ndaj shqiptarëve në tërësi dhe Kosovës në veçanti. Vuçiç deklaroi se nuk do të merrte pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Megjithatë, ai mori pjesë duke u justifikuar se ishte diskutuar dhe arritur qëndrim i përbashkët me institucionet përkatëse për mbrojtjen e interesave kombëtare. Në samit deklaroi se Serbia është e drejtuar tërësisht nga Bashkimi Evropian dhe i distancuar nga Rusia. Ngjarjet tregojnë se ky deklarim nuk është i plotë. Serbia bëri një hap pozitiv me dënimin e agresionit të Rusisë në Ukrainë, por nuk mbështeti sanksionet ekonomike të BE dhe SHBA kundër Rusisë. Kështu, Serbia mbetet mbështetëse e politikës ruse dhe, nga ana tjetër, do të anëtarësohet në BE duke rikthyer pushtetin ose ndarë Kosovën. Prandaj, kundërshton edhe planin për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen e Kosovës.

3.Serbia synon të vendoset ushtarakisht në Kosovë. Ky është përfundimi llogjik që tregohet hapur dhe ndërkombëtarisht me deklaratën provokuese dhe luftënxitëse të Kryeministres Ana Brnabiq, e cila tha se “Serbia do të shqyrtojë dërgimin e trupave të saj të sigurisë në Kosovë”. Kryeministren e pasoi Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë. Ky veprim pretendohet se do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, përkatësisht nenin 4 dhe nenin 6 të aneksit 2.Megjithatë, presidenti Vuçiç tha në një konferencë për shtyp në Beograd të shtunën në mbrëmje, në 9 dhjetor 2022, se ai shihte pak mundësi që KFOR-i të lejonte Serbinë të dërgonte trupa në Kosovë.

Gazeta spanjolle El Periodico de la Geopolitica, në 12.12.2022, publikoi se një kolonë ushtarake po lëvizte drejt kufirit me Kosovën. Gazeta ka qarkulluar edhe video-incizime përmes Tëitter-it, të cilat thuhet se tregojnë lëvizjen e trupave dhe mjete të blinduara të tipit BOV-16 “Milosh”në malin Kopaonik, në Serbinë Jugore, vetëm disa kilometra nga kufiri me Kosovën. Shihen. Mali ndodhet.

I dërguari i SHBA në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, theksoi se SHBA do të “kundërshtojë kategorikisht” kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë. Në fund të fundit, si pjesë  Prishtina mori garanci të vendosura sigurie nga Uashingtoni. Forcës paqëruajtëse të NATO-s KFOR është i gatshëm për të vepruar dhe realizuar mbrojtjen e teritorit të Kosovës, në bazë të mandatit që kanë nga Rezoluta 1244.

Është koha që të kërkohet, së pari, arritja e marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë. Institucionet e larta të pushtetit të Serbisë të vendosin për rrugën evropiane me njohjen e Kosovës.

Së dyti, të mënjanohen presionet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe me kompetenca të pushtetit vendor. Me këto parime reflektohet edhe në kërkesat e politikës amerikane si  Escobar nënvizoi nevojën e themelimit të një asociacioni të komunave në Kosovë me popullatë kryesisht serbe. “Është një detyrim për Serbinë, është një detyrim për Kosovën, është një detyrim për BE-në që ndihmoi negociatat,”- citoi RFERL të thoshte të dërguarin e SHBA. Prandaj Gabriel shtoi: “Dhe meqenëse ne e mbështesim dialogun, ai është gjithashtu detyrimi ynë”. Marrëveshja e Dejtonit për Bosnje e Hercegovinën, krijoi Republikën Sërbska, që ka paralizuar pushtetin qëndror. Të mos krijohet Zajdenica e re me komunat vetëm në bazë të etnisë serbe. Respektimi i Kushtetutës së Kosovës është modeli më i mirë i shtetit të së drejtës.