Izolimi në shtëpi pa gjimnastikë, risk për moshën e tretë

626
Sigal

Probleme dhe me emigrantët e akomoduar në hotelet e Korçës

Nga Vepror Hasani

Që nga data 16 mars i këtij viti kur qeveria paralajmëroi izolimin në shtëpi të moshës së tretë e deri më sot, janë të vetmit që nuk kanë dalë nga shtëpia. Për mosdaljen nga banesa, u vu në shërbim të tyre bashkia, ministria e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, ministria e mbrojtjes, ministria e brendshme, insituti i sigurimeve shoqërore, shërbimi social shtetëror, agjencitë e teknologjisë së informacionit dhe skuadra të posaçme të ngritura nga bashkia për këtë qëllim. Moshës së të tretë do t’i çohej në shtëpi gjithçka që i nevojitej. Mirëpo një muaj pas marrjes së kësaj mase, mjekët e Korçës po u kërkojnë të moshuarëve të merren me gjimnastikë çdo ditë nga gjysmë ore, mirëpo kjo gjë në këtë moshë nuk është kaq e mundur dhe kaq e lehtë, kur edhe të rinjtë në mbrëmje betohen se do të vrapojnë në kodrat e Moravës, në mëngjës e shohin më të arsyeshme të qëndrojnë në shtrat e pak më shumë, dhe kjo gjë është e përjetuar prej gjithkujt. Pak a shumë këtë të vërtetë shpreh edhe Henry Ford, një nga themeluesit e industrisë së automjeteve në SHBA, kur thotë: Gjimnastika është e kotë: nëse je mirë me shëndet s’ke nevojë; nëse je i sëmurë, s’ia del dot”.

 A munden të moshuarit për gjimnastikë?

Sipas mjekëve, gjimnastika është mëse e nevojshme, veçanërisht për ata  me probleme kardiovaskulare të cilët duhet të jenë në lëvizje, të bëjnë gjimnastikë në kushtet e shtëpisë, të shamngin stresin, pasi shkëputja nga jeta shoqërore ndikon edhe te shëndeti mendor, sepse kjo kategori personash nuk ka imununitetin e mjaftueshëm, dhe veç kësaj do të jenë të fundit që do të dalin nga shtëpia, ndaj duhet të presin me durim deri ditën që do të dalin për të luajtur domino. Pra, nga sa shihet izolimi është në dëm të shëndetit të tyre. Për këtë arsye, e nevoshshme mbetet dhe mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me mjekun për t’i paraprirë çdo situate shëndetësore.

Të moshuarve, nëse rrinë para televizorit, u kërkohet gjithashtu të mos impenjohen “në problem të mëdha”, por  të dëgjojnë muzikë, të ndjekin filma dhe të flasin me miqtë (po ku t’i gjejnë!), ose të merren me ndonjë punë të vogël në shtëpi. Mbi të gjitha i porosisin të mos rrinë ndenjur pa aktivitet fizik, dhe kjo vlen jo vetëm për personat me probleme kardivaskulare, por edhe për diabetikët, për hipertonikët dhe gjithë të sëmurët kronikë. E shëndetshmë për ta  është dhe marrja me ndonjë punë të vogël ose artizanale në shtëpi. Por, a nuk do të ishte më mirë që skudrat e përbashkëta të ngritura nga bashkia dhe qeveria t’i nxirrnin një herë në javë në mënyrë të kontrolluar?

Probleme edhe me emigrantët e akomduar në Korçë

Ndërkohë edhe emigrantët e ardhur së fundmi nga Greqia dhe të akomoduar në qytetin e Korçës, kanë kërkuar të largohen nga hoteli sepse nuk përballojnë dot shpenzimet, pasi edhe shteti grek i kishte gjobitur për thyerje afatesh të vizës Shengen. Sipas tyre, ata kishin pranuar karantinimin në hotel sepse nga policia u ishte thënë se akmodimi do të bëhej me gjysmë pagese, mirëpo pronari i hotelit u kishte kërkuar çmimin e plotë, gjë që ishte kundërshtuar prej tyre. Për këtë arsye, tashmë ushqimi i tyre është reduktuar në sanduiç dhe qumësht pluhur. Për të gjitha arsyet e mësipërme, i kërkuan policisë të kryejnë testimet dhe të nisen drejt familjeve, dhe në rast se dalin të dyshuar si të prekur nga coronavirusi, karantinimin ta kryejnë në vendet ku banojnë. Emigrantët në fjalë janë nga Lushnja, Peqini, Elbasani etj, të mbërritur në Korçë 3-4 ditë më parë. Ndërkohë gjatë ditës së sotme mbërritën 21 emigrantë të tjerë; 9 nga Kapshtica dhe 12 nga Qafa e Thanës, të cilët u akomoduan në qytetin e Pogradecit; aktualisht numri i të akomoduarve në Pogradec dhe Korçë shkon mbi 110 veta.