Flutura Açka: Horrat cigaren ma shuajnë në shpinë

Shkrimtarja Flutura Açka duket e zhgënjyer  këtë paradite, teksa numërimi i votave deri në këto momente favorizon Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Përmes një publikimi në “Facebook”, Açka citon sjell tre vargje shoqëruar me një foto simbolike, ndërsa shkruan se Atdheu ndodhet në trishtim.

Pse je n’trishtim Atdhe?

Sigal

Shqiptarët me marrje mendsh u gdhinë,

i prenë biletat për në udhëbotë,

e horrat cigaren ma shuajnë në shpinë!

Kujtojmë se Flutura Açka është kandidate e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit. Ajo renditet e dyta në listë, çka sipas rezultatit tregon se do të jete deputete në Kuvendin e ardhshëm.