Hyqmet Zane: Shqipëria e sunduar nga amoraliteti dhe anarshia, hipokrizia dhe arroganca

223
Sigal

Vlerësimi që ka njerëzimi për urtësinë popullore, por edhe për personalitete të mëdhenj që nga lashtësia e deri më sot, jo vetëm që na japin kënaqësi, por edhe forcën e mendimit në hapat e jetës. Kemi dëgjuar fjalë të tilla filozofike se asgjë nuk vjen nga hiçi dhe asgjë nuk bëhet hiç, por ka procesin e vet të zhvillimit dhe të trasformimit, sepse fuqinë  e krijimit e ka tjetër kush. Kështu ka ndodhur edhe me shoqërinë shiqprare të këtyre 120 vjetëve të fundit.

Ne krenohemi për prejardhjen tonë të lashtë dhe për orgjinën tonë të pastër, por herë pas herë duket sikur tanimë kemi dalë në jetë apo tanimë jemi bërë njerëz a ku ta di unë se çfarë epitetesh na venë dhe i vemë edhe ne vetes sonë. Por një gjë është e qartë se shumë pak e kemi vlerësuar vetveten dhe shumë shpesh e kemi lënë në keqpërdorim veten. E gjith kjo sepse jemi në një periudhë të gjatë mes moralit dhe anarkisë, mes vlerave dhe antivlerave, mes urtësisë dhe marrëzisë, sa pyesim veten se përse ndodh kështu. E kemi dëgjuar shpesh se për të ndryshuar një shoqëri njerezore apo një popull, ndryshimi duhet të fillojë nga vetvetja, si një thënie profetike që duhet të na shërbejnë në udhën tonë. Nëse nuk e bëjmë këtë, nuk mund të presim të ndryshojë shoqëria apo populli i një vendi. Pas Luftës së Dytë botërore dhe pas rënies së diktaturës, shqiptarët shpresonin në ndryshimin e tyre, të jetës së tyre, të kishin më shuëm punë dhe të ardhura, të kishin shteëpi dhe në një farë mënyre harruan se këto kërkesa duhet të ishin para së gjithash në planin e pasurisë lëndore dhe janë si kërkesa që e kanë në karakterin e tyre çdo njeri, të cilit i kanë munguar këto, dometheënë që i kanë munguar edhe mundësitë materiale të jetesës, veç faktit që i ka munguar liria në kutpimine  vërtetë të kësaj fjale. Por ata, që e mbajnë veten si më me shumë merita për këtë vend harruan se ndryshimi i sistemit duhej që të shoqërohej nga ndryshimi i vetvetes, i vetvetes për të kutpuar se çdo ndryshim duhet të kishte brenda vetes moralin dhe jo anarkinë, siç ndodhi rëndomtë në këto 31 vjet. Nëse shpëtuam nga një sistem që kishte në bazë shkatërrimin e çdo vlere dhe çdo lloj morali të vërtetë dhe anarshizmi politik me sjellje tipike atinjerëzore u bë si një gjetje e sistemit duke ndërtuar njeriun e ri me tiparet më negative dhe me asnjë vlerë morale, por një njeri që mund të bënte gjithçka në funksion të mbijetesës së anarshizmit. Duket sikur na u bë pjesë e jetës, e mendimit dhe e veprimit tonë që nuk mund të na shqitej ashtu lehtë nga vetja. Pikërisht këtu duhej të ishte pikësynimi i atyre që thashë më sipër që të meritonin vlerat e padiskuutueshme për të kapur vlerën e moralit dhe për të mos e lënë gjithçka në rrjedhje të lirë dhe në funskion të anarshizmit.Në fakt ndryshime shqiptarët ka pasur, por jo në rrugëne e të moralshmes, por të anarkisë dhe të antivlerave, duke harruar se çfarë i bën vetja vetes, gjithë bota të mblidhen nuk ta bëjnë. Në ndryshuam, por jo në sensin që e kërkon demokracia, ne filluam një ndryshim me arrna dhe me tinzarllëqe, me moralizime dhe jo me veprime. Në diktaturë njerëzit kërkonin mundësuira abuzive për të mbijetuar, vidhnin në ndërmarrjen apo kooperativën që punonin, mendonin si t’i shmangeshin punës dhe detyrimeve ndaj shtetit si një përfitim personal, tashmë kjo gjë po ndodh në forma e mënyra të ndryshme, përmes taksave dhe vjedhjeve të modeleve të energjisë elektrike, të ndërtimeve pa leje, të abuzimeve me kontrabandën e trafiqet, me vjedhje që i stimulon qeverisje e sotme e Edi Ramës që po i ngjason një diktatori tipik në kohë moderne. Në këtë mënyrë, në vend që të shkojmë drejt një shoqërie që duhetë të ndryshojë, shkojmë drejt veseve dhe zullumeve që kanë një kosto të madhe dhe që e paguan po vetë populli i painformuar dhe i paorientuar. Natyrshm  lind pyetja : Po si do të bëhej ky ndryshim? Po, e vërtetë, duke pasur besim në të ardhmen përmes besimit tek ndryshimi i vetvetes. Unë mendoj se një shoqëri demokratike nuk mund të ndërtohet si të shtypësh një buton dhe nga diktatura kalojmë në demokraci, pa asnjë sakrificë, pa asnjë dhimbje, pa asnjë ndtryshim në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit. Më së miri këtë do të duhej ta bënte vetë njeriu duke paasur besim te Zoti duke iu rikthyer atij premtimi që kanë dhënë si në emërues të përbashkët edhe Nënë Tereza, edher Papa Gjon Pali, edhe Presidenti Klinton në ato vitet e pas 1997-ës “Do t’i lutem Zotit për Shqiëprinë dhe për ju që të futeni në rrugën e mbarë”. Duke lexuar Ëarren Buffet, shkëpus një shprehje të tij kur thotë se “Ndershmëria është nëj dhuratë e kushtueshme. Mos e prisni atë nga njerëz të vegjël”. Në tërësinë e vet dhe në zbërthimin e përpiktë të kësaj thënije është  e vërtetë që ndërshmëria është dhuratë dhe koston e saj po e paguajmë me pandershëmrinë dhe shpirt e mendje vogëlsinë e politikës dhe pushtetit që po keqpërdoren në mënyrë anarkiste dhe tipike mashtruese me arrogancën e pushtetit.. Njeriu i pajisur me edukatë dhe me moral të lartë, në çfarëdo gjendje që ndodhet, prap se prap është njeri. Kjo do t’i duhet ta ketë parasysh veçaënrisht kryeministri i i sotëm Edi Rama apo një kryebashkiak, si ky i Tiranës, Erion Veliaj dhe përmes sjelljeve dhe veprimit të moralshëm do të duhej të besoheshin për ato çfarë kërkojnë. Nuk besoj se do të vijë mbarësia e nje kryeqyteti me modele “pastërtie” që reklamohen apo nga punët vullnetare si Lej Feni i kohëve të revolucionit kinez, por do të vijë nga fuqia e veprimit në shërbim të vlerave dhe jo përmes betonizimit e prishjes së kujtesës historike. Se kështu erdhi Edi Rama në krye të qeverisjes duke shkelmuar gjithçka të Sali Berishës që më pas u detyrua t’i pranonte si vlera që mbeten dhe që ai nuk po i vazhdon si të tilla, siç ndodhi edhe me Ilir Metën që e mbështeti si President dhe tani po e anatemon me forma abuzive dhe shumë të pamoralshme.Nëse ne shohim se puna e një kryeministri apo një kryebashkiaku nis nga formalizmat dhe me veprime anarkiste me fjalën “burg” etj. atëherë që këtu nis anarkia dhe i vihet shqelmi moralit të punës së mirë dhe me vlerë.  Nuk është fuqia e shkatërrimit të ndërtimeve që të kënaqen ata që fërkojnë duart si dikur kur Enver Hoxha asgjësonte të ashtuqaujtur “grupe armiqësore” se na dukej sikur shpëtonim nga e keqja, por që në fakt e keqja kërkonte të mbijetonte përmëes anarkisë, shkatërrimit të vlerave që na solli në këto kohet e këtyre 31 viteve modelin e pandrqshëmrisë me zgjatimet pa fund të reformave pa vlera dhe pa moral që dukshëm shqiptarët i marrin vesh se bëhen në emër të partisë në pushtet dhe në emër të interesave të një pakice dnaj shumiccës. A mos ndoshta kështu po futemi në rrugën e Zotit apo ne vetë me sjelljet tona po dalim edhe më keq,e dhe kanë mbështetje të një ambasadoreje si zëdhënëse e PS.  Çfarë nuk kemi marrë esh dhe çfarë nuk kemi përjetuar në këto 9 vjet qeverisje PS në një farë forme të gjitha janë të vërteta. Por kur një popull i tërë merr vesh se si vidhen dhe blihen votat, a ka më moral në këtë qeverisje që flet në emër të SPAK ? Aq më tepër kur e keqjaq që është rrënjosur në këtë vend gjen edhe mbështetje nga ambasadorja amerikane me amoralitetin e saj. Kurrësesi në emër të moralit të pastër, por në emër të anarshisë për interesa të një sharlatani që ka para. Dhe kjo kurrësesi nuk mund të na çojë tek të mriat që do populli, kjo kurrësesi nuk mund të rrisë ekonominë që po përejton anarshinë e sjelljeve dhe veprimeve të papërgjegjshmërisë së minitrave që nuk e dinë nga vijnë dhe nuk e dinë ku shkojnë dhe që nga duart e tyre nuk kanë bërë asgjë, veç kotësira me mbështetjen e vetë kryeministrit. Por ata do jenë të tillë aq kohë sa kryeministri do t’i justiofikojë ata me mosndryshimin, domethënë do tu zgjasë jetën për një anarshi funksionale dhe për të shkelur me këmbë çdo moral që na duhet tanimë për të rihapur një derë zhvillimi përmes ndryshimit të praktikave dhe mendësive që na bëjnë demokratë dhe të pranuar për Europën.Ndryshimi do të duhej ta fillonte nga vetja vetë kryeministri që në fakt në formë e ka bërë llafollogji bajate, kurse në vepra ai ka amoralitet dhbe anarshi, ka arrogancë dhe mnashtrim, ka vjedhje galopante të pasurisë së popullit pa e vrarë fare ndërgjegja se tek ai nuk ekziston morali.  Një kryeqeveritar që kërkon ta gjejë të keqen tek opozita apo tek Presidenti apo tek ato institucione që nuk i ka në vartësi, sepse ministritë e tij i ka lënë si mall pa zot që gjithkush bën si do dhe gjithkush vjedh sa do në emër të Rilindjes që erdhi më tam-tame dhe po na shkon në imoralitet dhe në anarshi të patolerueshme për një popull që ka nisur zgjimin e vetvetes. Përkrah këtij realiteti del një ambasadore që asnjëherë nuk ka thënmë një fjalë për abuzimet  galopante dhe vjedhjet me miliona euro që bën “moral” të pamoralshëm, që i del në krah së keqes amorale dhe qëndron e ftohtë para dendoncimit të madh që bën Partia Demorkatike dhe Partia e Lirisë. Përkundër këtyre sjelljeve ka një shantazhim të drejtësisë që sot quhet SPAK vetëm e vetëm që të nënshtrojnë opozitën për hatër të një kryeminsitri me veset më amorale dhe me një anarshizëm dhe arrogancë tipike.