Skandali/Shoferët e karrotrecave dhe ofiçinat hedhin vaj në rrugën e Qafë -Thanës, për të shkaktuar aksidente

264
Sigal

Akset rrugore janë kthyer në problematikë për qytetarët, sidomos si pasojë e punimeve jo sipas standarteve. Kësaj here qytetarët denoncojnë se si u rrezikohet jeta nga karrotrecat, që hedhin vaj rrugës. Qytetarja tek ,joq, shprehet: “Kemi parë vdekjen me sy para disa minutash, rrugës duke u ngjitur për Qaf-Thanë, ne shpëtuam mrekullisht. Miqtë tanë rrezikuan jetën e tyre se makina e dëmtuar s’është asgjë para jetës. Atje pranë karburant Penguoil e deri lart, karrotrecat hedhin vaj. Ishin dhjetra raste që rrëshkitën, por e tmerruar nuk e pata mendjen tek telefoni për t’ju dërguar video. M’u desh të qetësoja fëmijët e mi. Telefonuam policinë; “Jo e kap Librazhdi, jo hëna jo dielli, përgjegjësia zero. Një grua e shkretë me barkun te goja e me dy fëmijë të vegjël qe shumë e rënduar nuk po e mblidhte dot veten, pa llogaritur dhe dhjetra njerëz të tjerë.