Dr.Elda Kushi Llalla: Përshtatja e fëmijëve në shkollë

Muaji shtator është cilësuar si muaji i emocioneve, për shkak të ndryshimeve që pasojnë në ecurinë e fëmijëve, por edhe të familjes. Hapat e parë drejt dijes janë hapat drejt së ardhmes, por shpesh herë kjo shoqërohet me ndjesinë e adaptimit individual te secilit në ambientet e reja shkollore.

Disa autorë e përkufizojnë si përshtatje active personale me mjedisin shoqëror të shkollës. Të kuptuarit e procesit të adaptimit dhe krijimi i kushteve optimale është ndihma më e mirë për fëmijën për të përballuar atë.

Sigal

Kryesisht shkaqet e vështirësisë së përshtatjes ndahen në shkaqe të brendshme: karakteristikat e personalitetit, papjekuria, funksionet e pazhvilluara neuropsikike, nivel i ulët i aftësive komunikuese dhe paaftësia për të punuar në mënyrë konstruktive me stafin e mësuesve apo shokët/shoqet.
Shkaqet e jashtme kushtëzohen nga natyra e procesit arsimor. Në shkollën fillore procesi arsimor ka karakter më formal sesa parafillor.

Sipas nje studimi të kryer, të pranuarit dhe të kuptuarit e ndryshimeve të para të fëmijëve është çelësi kryesor për të përmirësuar të gjithë përshtatjen, gjë që ndikon në suksesin akademik të fëmijëve jo vetëm në fazat e para, por dhe në të ardhmen.

Si prindër dhe kujdestarë, ne mund të mbështesim fëmijët, ndërsa ata përgatiten të hyjnë në vitin e ri shkollor përmes këshillave të vogla praktike.

  1. Përqafoni aventurën. Flisni për atë emocion, për atë që i bën të pasigurt/ sigurt dhe vendosni synime çdo ditë, në mënyrë që të ndihen të plotësuar dhe krenarë që i kanë përmbushur ato.
  2. Njihni ndjenjat e tyre. Në vend të kapërceni frikën e tyre, vërtetoni sesi ndihen, ndërsa vazhdoni t’i inkurajoni.
  3. Gjeni mënyra për të praktikuar atë që fëmija juaj do bëjë gjatë vitit të ri shkollor. Mund të paraqesë shenja të ankthit të ndarjes, prandaj është e udhës të praktikoni gjate kohës së lirë lojëra, duke e lënë fëmijën të mësojë. Çdo përvojë e re krijon besim dhe pavarësi.
  4. Rutina e ditës. Përgatitja e mëngjesit, rutina e rregullt e vakteve, larja e dhëmbëve, apo të bërit dush janë detaje që kryesisht fëmijët i pëlqejnë.
  5. Jini shembull. Fëmijët e vegjël kuptojnë emocionet e prindërvë të tyre, prandaj përqëndrohuni tek pozitiviteti dhe drejtohuni atyre me pyetje të hapura, për të nxitur dialogun dhe ndarjen e mendimeve të të vegjëlve.
  6. Bëjeni të veçantë. Festoni, inkurajoni dhe qëndrojini pranë!

Për një vit të ri shkollor plot me aventura emocionuese .