Zabit Ahmetaj: Një ceremoni përkujtimore në fshatin Golem. Familja që lau me gjak lirinë 

 

Pra në një periudhë kohore gati 5 muaj kemi 5 të vrarë dhe Gastarja e shoqja e Demos që kthehet nga rreshtat partizane vdes nga një pneumoni e rëndë duke u bërë gjithsej 6. Për të përkujtuar në këtë ceremoni shkuan në 30 gusht në shtëpinë e familjes Demaj kryetari i familjes së dëshmorëve Tomorr Hoxha, nënkryetari i organizatës së veteranëve pasardhës Kico Muçi, sekretari Zabit Ahmetaj dhe anëtar i komitetit të veteranëve pasardhës Pëllumb Sino.

Në kuadrin e 80 vjetorit të çlirimit të atdheut, 80 vjetorit të çlirimit të qytetit tonë , por edhe për të përkujtuar 81 vjetorin e dëshmorit Demo Fejzo që ra heroikisht në luftimet e zhvilluara në Libohovë në 30 gusht 1943 kundër forcave fashisto-balliste.
Të prindërvë të tij, Fejzo e Vito Demaj e vajza Shpresa Demaj, që sapo kishte filluar të belbëzonte më 9 tetor të 1943 këtu në këtë banesë u ndeshën me forcat gjermano balliste e do të vriteshin tmerrësisht duke i cpuar vogëlushen me bajonetë katilët.Por edhe djali tjetër Cerciz Fejzo që skuqi tokën me gjakun e tij aty në Qesorat të Lunxhërisë pjesëtar i batalionit Abaz Shehu në luftimet e zhvilluara kundër forcave gjermano balliste 80 vite më parë më 8 shkurt 1944.
Pra në një periudhë kohore gati 5 muaj kemi 5 të vrarë dhe Gastarja e shoqja e Demos, që kthehet nga rreshtat partizane vdes nga një pneumoni e rëndë duke u bërë gjithsej 6. Për të përkujtuar në këtë ceremoni shkuan në 30 gusht në shtëpinë e familjes Demaj kryetari i familjes së dëshmorëve Tomorr Hoxha, nënkryetari i organizatës së veteranëve pasardhës Kico Muci, sekretari Zabit Ahmetaj dhe anëtar i komitetit të veteranëve pasardhës Pëllumb Sino. Gjithashtu merrte pjesë profesori i universitetit Eqrem Çabej, Robert Çela, stërnipi i familjes Demaj, siguroi dhe transportin kryetari i shoqatës atdhetare kulturore Labëria dega Gjirokastër.

NOA

Jeta e kësaj familjeje përshkruhet si një fill i kuq. Atje ku hedh rrënjët patriotizmi e atdhetaria lëshon lastarë trimërtia, lulëzon në gjak e rritet e rritet pa kursim. Është kjo familje që s’i lëshoi armët nga dora për mbrojtjen e trojeve jugore nga turq, grekë, italianë.

Jeta e kësaj familjeje përshkruhet si një fill i kuq. Atje ku hedh rrënjët patriotizmi e atdhetaria lëshon lastarë trimërtia, lulëzon në gjak e rritet e rritet pa kursim. Është kjo familje që s’i lëshoi armët nga dora për mbrojtjen e trojeve jugore nga turq, grekë, italianë. Boshti është Xhafo e Mero Demaj, djali i tyre, Fejzo Xhafoja e familja e tij, por ajo nxjerr në pah e me realizëm edhe qëndresën e burrave të fshatit Golëm, që së bashku me Xhafon, me Meron e Fej-zon, në luftimet e Bezhanit në Lëkurës, në Skërficë, në Cepo kundër andartëve grekë, ku është pjesëmarrës edhe Fejzo Xhafoja me Sulo Beqirin në krye, me djem të Golëmit, të Picarit e kurveleshas të tjerë, do të zhvillonin betejën kundër andartëve grekë në 1914 e këtej luftohej e këtej këndohej: “Ç’kërkon greku/ ç’do qafiri/ ç’do greku në vëndin tënë/ të gjitha grykat t’i zëmë”. Është ky Fejzo Xhafo me djemtë e Golëmit përkrah Selam Musa Salarisë në 1920-ën në Vlorë. Kjo familje lavdimadhe e Fejzos, e djemve Demo, Çerçiz, Idriz e Dalan u ngrit si një mal i lartë në vitet e stuhishme të LANÇ-it dhe ra si ortek mbi helmetat e Duçes e të Hitlerit dhe bashkëpunëtorëve të tyre ballisto-zogistë. Në Kuvendin e Pënjës në fund të vitit ’42, ku burra të Golëmit bashkojnë duart e lidhën besë se do të ishin përkrah LANÇ-it e rezultati ishte i bujshëm, ku 164 burra, djem, gra e vajza do të rreshtoheshin në formacionet luftarake e në ato territorial. Figura e Demo Fejzos si një djalë trim e me një oratori të rrjedhshme të të folurit arratiset nga xhandarmëria zogiste e i bashkohet lëvizjes nacional-çlirimtare së bashku me vëllanë e tij, Çerciz, duke hyrë në qytet, duke shkuar në kafene “Kurveleshi” te Qafa e Pazarit, ku punonte bashkëfshatari i tyre, Ahmet Idrizi. Do të sillnin letra e porosi nga shokët e terrenit që punon në krahinën e Kardhiqit e të Kurveleshit, por do të merrnin edhe trakte e komunikata për t’i shpërndarë ato. Është ky Demo Fejzo që merr pjesë në një kuvend në fshat në fillim të vitit 1943, ku i drejtohet një kryeballisti, që ndodhej aty, duke i thënë: “Dëgjo, ti frikacak, mos helmo rininë. Ajo ka dalë malit për të shfarosur fashizmin nga ky vend e asnjë ty s’të merr pas e do të quhesh tradhëtar”, por i shituri e kërcënon djaloshin Demo e ky duke iu drejtuar me gisht, i thotë: “Dera juaj ka lakmuar gjithmonë tradhëti dhe ty të lëviz në deje gjak tradhëtari e jo gjak shqiptari”, ky Demo, bashkë me vëllanë e tij, Çerçizin, i rreshtuar në çetën “Çerçiz Topulli” e më vonë në batalionin “Asim Zeneli”, duke marrë edhe bashkëshorten e tij, Gastaren. Është ky Demo Fejzo, që merr pjesë në prill të ’43-shit në Kuvendin e Rehovës, ku u kritikuan qëndrimet djallëzore të Ali Bej Këlcyrës e një muaj më vonë, do të ndalonte aty në Votuca të Picarit autobusin e linjës Gjirokastër-Tiranë të shoqërisë italiane “Sata” me njësitin partizan, Harif Shalari, Metat Kondi e Sevo Rrapin duke hyrë brenda në autobus e duke kapur për zverku Ali Bej Këlcyrën, duke e nxjerrë jashtë dhe e çuan në Cepo te komandanti i bazës partizane Karafil Bello.
Është ky luftëtar që më 30 gusht, në luftimet e zhvilluara nga batalioni “Asim Zeneli” për çlirimin e Libohovës, aty te porta e kalasë, bashkë edhe me 3 shokë: Murat Bardhi, Kapo Kapaj e Hiqmet Dusha, do të binin heroikisht në këtë betejë. Në shtator të 1943-shit do të vinte në shtëpinë e Fejzo Xhafos, babait të Demos, Shefqet Peçi e do të ngushëllonte prindërit të bënin kurajo për djalin. “Po,-i përgjigjet Fejzoja,- ne do të bëjmë kurajo për djalin, por edhe ju do të bëni kurajo për shokun”. Ai i pyet edhe për pjesëtarët e familjes dhe ai i thotë se Gastarja ishte shumë sëmurë e një ditë më vonë, kjo grua do të vdiste. Por më 8 shkurt të 1944-ës, për të shpëtuar batalionin e dytë të brigadës VI, i rrethuar në Qesorat të Lunxhërisë, do të binte heroikisht, ashtu duke luftuar me mitraloz në duar edhe djali tjetër i familjes Demaj, Çerçiz Fejzo Demaj, por edhe Sejdi Minga, edhe komandanti i batalionit të dytë, Sadik Buzo, e gjithsej 9 djem të Labërisë e të Kurveleshit. Prekëse janë kujtimet e nënë Sirmës, motrës së Fejzos: “Duket sikur mburremi, dera e babës sim, Xhafos me dyfek në duar ishin e dyfeku i hëngri. Kujt ia merrte mendja se në operacionin e tetorit të 1943 gjermanët e ballistët e kishin pikëtuar shtëpinë tonë për ta djegur , e aty në derë të shtëpisë ndeshet aktivistja e L.A.N.C-it ,Vitua bashkë me bashkëshortin e saj Fejzon, për të shpëtuar banesën, të cilët i qëllojnë dhe i vrasin në prag të derës , por katilët e egër e të pashpirt shpuan me bajonetë edhe vajzën 2-vjeçare të lidhur në djep, Shpresa Demaj. Kjo familje u shua me 6 dëshmorë . Unë u martova këtu në fshat me Halil Celo , një djalë i urtë , por me një gjendje ekonomike jo të mirë. Ai punonte bari tek Ahmet Bej Resuli në Plen të Lushnjes. Atje shkova edhe unë , atje linda edhe fëmijët, Sihatin, Shemshon dhe Taren edhe pse Beun e kishin mbi kokë. Në atë shtëpi prej kallami me baltë fshehurazi strehonin partizanë dhe ilegalë, por dikush nga spiunët në një natë dimri trokiti te dera e shtëpisë me forcë. “Dola me një kandil vajguri në dorë nga dhoma e zjarrit ku flinim bashkë me fëmijët. Hape derën!- bërtiti. U llahtarisa, se burrin nuk e kisha aty. Djemtë e vegjël flinin e unë me trupin që dridhej, hapa derën, duke më thënë: “Ku i strehove mbrëmë ata picirrukët që duan të maten me një mbret që tund botën? –Për ç’picirrukë thoni more djem? Për djemtë e mi? Ja ku janë, po flenë. U futën edhe në dhomën tjetër të shtëpisë e kur s’gjetën gjë u larguan. Na kishin vënë në shënjestër, edhe pse ishim jabanxhi nga Gjirokastra. Në vitet e pasçlirimit, Shefqet Peçit do t’i binte rruga për në Konispol. Diku aty në afërsi të Vagalatit do të shikonte një plakë të moshuar mbi 80 vjeçe, e veshur me rroba labe. Do të ndalonte makinën dhe me ndrojtje, dhe me shumë adhurim iu drejtua: “Nga je moj nënë? – Unë jam nga Kurveleshi djalo, po tani jam nga ky vend ku banoj. Jetoj këtu me nipërit e mi. Pse, nuk ke djem?- M’i vranë fashistët e ballistët. Më shuan shtëpinë fare. Vranë sa deshën, qentë! Po nga cili fshat i Kurveleshit je?- e pyet Shefqet Peçi. Nga Golëmi, – i thotë kjo. Mos je gjyshja e Demo Fejzos dhe e Çerçiz Fejzos? Po, të keqen nëna.” Shefqet Peçi do të vinte duart mbi flokët e tij të thinjura dhe do të bënte disa lëvizje poshtë e lart para plakës, i tronditur pa masë dhe i përmalluar nga kujtimet e përgjakura. “Po ti, nga je? – e pyeti plaka,- që më pyet e më ksetakse kaq shumë. –Edhe unë nga Kurveleshi jam, nga Picari. –Do jesh Shefqet Peçi. O Shefqet, o nip i Golëmve, që ke njohur djemtë e mi e nuk i harron!” Mbreslënëse janë edhe takimet me Xhixhon, motrën e Demos dhe të Fejzos në prill të vitit 1944. Kur Shefqet Peçi do të shkonte në Kongresin I Antifashist, rrugës takon Xhixhon, bija e xha Fejzos dhe e mëmës së saj labëreshë, të cilët i vranë gjermanët, ndërsa takimi tjetër me Xhixhon është ai në vitin 27 maj 1969 në gurrën e Picarit. Kur shkoi atje për vizitë udhëheqësi ynë i dashur, shoku Enver Hoxha, Xhixhoja natyrisht ishte në tribunë se i takonte. Kishin kaluar shumë vite, por sytë nuk i gënjyen, duke i thënë: “Motra e Demos dhe e Çerçizit?” Në të njëjtën kohë, edhe ajo u drejtua buzagaz e nuk i ndante sytë nga Enver Hoxha. U takuan si dikur, pas kaq vitesh. E njohu nga afër dhe u përqafua me dashuri me shokun Enver e shoqen Nexhmie”. Kështu përfundon Shefqet Peçi në kujtimet e tij.
Për kontributin e madh të familjes së Fejzo Demos, me propozim të Komitetit të Veteranëve dhe të Kryesisë së Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, Këshilli i Qarkut Gjirokastër me vendim nr 42 datë 19.11.2004, i dha titullin e lartë “Nder i Qarkut” familjes Demaj: Fejzo Demajt, Demo Demajt, Çerçiz Demajt, Vito Demajt, Gastare Demajt, Shpresa Demajt me motivacionin për “Kontribut të çmuar në LANÇ, në mbrojtje të vlerave të saj dhe propagandimin e tyre në brezin e ri”.
Eshtrat e dëshmorit Demo Fejzo prehen në varrezat e kombit në Tiranë. Ndërsa e Fejzo Demos e Vitos dhe të Çerçizit e të Shpresës së vogël ndodhen në varrezat e dëshmorëve Gjirokastër. Krijimi i kooperativës bujqësore në Golem mori emrin Demo Fejzo derisa u bashkua me Picarin. Një kopsht në lagjen Zinxhira të qytetit mban emrin e vogëlushes Shpresa Demaj. Nder dhe respekt i paharruar kujtimi i tyre gjithmonë.