Biznesi i vogël dhe paketa fiskale 2019-s

1590
Sigal

Jak Përpali

 Ekspert kontabël

Ndryshimet e shpeshta e kanë ngarkuar legjislacionin tatimor, sa mund ta quajmë një palimpsest tatimor, ku gjenden të nënshtresuara ligje, shtesa e ndryshime të herëpashershme, të cilat në vend të përmirësimit, kanë ndikuar në vështirësimin e ushtrimit të aktivitetit të subjekteve të natyrave të ndryshme, duke i vërtitur nëpër paqartësi, madje shpesh kanë sjellë ndikim negativ, duke i përballur subjektet me ndëshkime të qëllimta e përfitime të paligjshme nga kontrolli tatimor. Dhe me zhvillimet korruptive, në të cilat është përfshirë sistemi tatimor, asnjë ndryshim i ndërmarrë në këto kohë nuk është me efekte pozitive për biznesin, veçse një propaganda, që ndihmon në mjegullimin e gjendjes. Duhet ndryshim thelbësor në lëndën e këtij sistemi: Legjislacioni tatimor e doganor duhen reformuar medoemos, për ta bërë më të thjeshtë, më funksionale e të harmonizuar punën e strukturave përkatëse. Duhet gjetur mekanizmi i tillë, që Tatimet e Doganat të mos jenë në dorën e pushtetarëve, si pronë e tyre. Drejtuesit e këtyre institucioneve duhet te caktohen përmes një procesi përzgjedhës meritokracie, pa ndjeshmëri politike, i cili bën të mundur verifikimin e thelluar të përsonalitetit të çdo drejtuesi dhe ngjitjen e tyre në pozicione të caktuara bazuar në një historik të pastër në lidhje me korrupsionin e krimin. Pse e them këtë? Edhe me një legjislacion të pa mbërritur më së miri, kur administrata e organit tatimor vjen nga meritokracia dhe drejtuesit nuk janë produkte të emërimeve partiake dhe preferencave personale të drejtuesve qeveritarë, problemet e vështirësitë do kapërceheshin, në në të shumtën e rasteve, ato vijnë nga presionet e vetë administratës. Pra raportet e organit tatimor me biznesin janë hapi i parë dhe thelbësori për të krijuar klimën e përshtatshme për investime në një vend tashmë me një tranzicion të tejzgjatur. Klima e biznesit mbetet e zymtë dhe kjo e bën të mos ndikohet nga këto ndryshime në paketën e re fiskale, pasi, momentalisht në tatime rangu i drejtuesve ecën përkrah me korrupsionin, sa më e lartë pozita në administratë, aq më e lartë afera korruptive, në të cilën ky drejtues merr pjesë. Ky është ligji i pashkruar, por krejtësisht i vërtetë. Ndërfutja e korrupsionit kudo i ka krijuar biznesit normal gjendje makthi, është vështirësuar puna dhe konkurrenca normale në një treg ku miqësitë, lidhjet e ngushta me pushtetarët dhe korrupsioni janë oksigjeni i biznesit, e pa të cilin nuk mund të mbijetosh. të shkelin me këmbë, të poshtërojnë e të plaçkitin kontrollorët me “ligjin e Maliqit.”

Flluska e uljes së tatim fitimit në argroturizëm

Po të analizojmë atë çka mund të sjellë ulja e tatim fitimit për agroturizmin, konkluzioni është i qartë, thuajse asgjë të re. Pikësëpari, në këtë sektor mungon klima e zhvillimit perspektiv të biznesit, mungojnë mekanizmat mbështetës qeveritarë. Një qeverisje, e cila prej një mandati e gjysmë nuk ka bërë asgjë për të mbështetur këtë lloj biznesi. Koha që shtrihet deri në mbyllje të mandatit të dytë, nuk premton që këto biznese të marrin kurajë e të bëjnë ndonjë hap përpara. Agroturizmi është i pamundur të nxitet kaq vonë në gjysmë mandatit të dytë, pasi ky lloj biznesi është tjetër me ato që janë me fitim të shpejtë , as që mund të mbjellësh besim, kur çdokush që është bërë pjesë e investimit të kultivimit të produkteve bujqësore, e njeh thelbësisht gjendjen, ndërlidhjet e ndërkomunikimet. Realisht është e habitshme përse vazhdon kjo sjellje. A ka institute shkencore e zhvillimore në Shqipëri?!… Kush i shpall këto politika të fragmentuara fiskale, që janë jo vetëm të dështuara, por të papërfillshme për realitetin shqiptar, ato nuk zënë rrënjë befasisht që të kërkojnë rritjen thjeshte me një ndryshim ligji. Çfarë kuptimi kanë këto ndryshime në paketën fiskale për natyra subjektesh që thuajse nuk ekzistojnë këtu si subjekte të përkrahura, e kjo ekzistencë e paktë dhe dobët nuk është diçka që buron nga pamundësia e individëve për ta mbjellë e kultivuar si biznes, por nuk ka kurrfarë faktori që i jep mbështetje.

Fermerët e vegjël nuk përfitojnë uljen e tatim fitimit në 5 %

Edhe për kooperimet mes fermerëve të vegjël bujqësorë nuk ka efekt ulja e tatim fitimit nga 15% në 5%, pasi me parë duhej punuar se si mund të vinte ky bashkëpunim dhe me një ndërmjetësues këshillues e mbështetës që duhet të jenë strukturat e përgjegjshme të pushtetit vendor dhe drejtoritë përkatëse, që janë në emërtesë nga qeveria, duke marrë u mbështetur në përvoja të ngjashme të vendeve të tjera dhe duke i përshtatur ato me kushtet tona. Në këtë periudhë, kur jemi futur kanë në vitin e gjashtë të kësaj qeverisje as nuk ka ndikim tek fermerët ulja e tatim fitimit nga 15 në 5 për qind. Pasi edhe në këtë sektor duhej që në fillim të qeverisjes të kishte studime të qarta dhe mbështetje konkrete të pandarë që t’i bënte të afrueshëm në kooperim fermerët e vegjël. Po të ishte kaq e lehtë vetëm “mirato ligje dhe vjen zhvillimi”, atëherë ne do të ishim integruar me kohë në Evropë. Specialistët, që porositen nga qeveria të hartojnë paketat apo përmirësimet e ndryshime ligjore, për t’i miratuar si paketa që krijojnë frymëmarrje fiskale, janë zakonisht individë të përkëdhelur të zyrave që nuk e njohin biznesin dhe zhvillimin në thelb dhe as kanë punuar për t’u ngjitur aty, por janë përdoracakë “teorikë” dhe nuk ofrohen të konsultohen e debatojnë me punonjësit e administratës, (pasi edhe nuk iu kërkohet ), të cilët janë në kontakte të drejtpërdrejta me subjektet dhe ata më të diturit dhe me përvojë, e shpjegojnë më qartë ku çalon ligji për subjekte të natyrave të ndryshme dhe si e ku mund të përmirësohet ai. Por në thelb raportet e kontrollit tatimor me subjektet i mban të tensionuara qeveria e korruptuar, përmes miqve të saj, që vendos në drejtim për t’u shërbyer klaneve korruptive. Në ndryshimet fiskale thuhet se synohet përmirësimi i klimës së të bërit biznes, ku rritet kufiri i xhiros për kalimin në biznes të madh të subjekteve nga 8 milionë, që ishte më pare në 14 milionë lekë, duke ulur tatim fitimin nga 15 % në 5 p%, edhe këtu nuk ka kurrfarë çlirimi, apo lehtësimi, që do të sjellë efekte pozitive në deklarimin e xhiros, siç e shpjegon qeveria me argumentin e rëndomtë, se shtohen deklarimet, pasi është rritur kufiri nga 8 milion në 14 milion lekë. Sido që të lëvizen këta kufij, shkaktarët e fshehjes se TVSh janë tatimpaguesit e mëdhenj, të lidhur me qeverinë. shkaku fillon në krye. Dhe ana tjetër tjetër: bizneset janë të natyrave të ndryshme edhe brenda kësaj kategorie dhe kufiri sipas xhiros është element thuajse sipërfaqësorë, pasi një ushqimore me xhiro të tillë ka normë fitimi 5-8%, një kancelari 20-30% (rreth 4-5 fishin), një kafe 20 -30-50%..edhe këto norma janë te ndryshme sipas zonave .etj. Prapë këtu ndërlikohet gjendja në këtë cilësi e sasi biznesesh, ka prej tyre një pjesë që janë të ndërlidhur direkt e indirekt me strukturat e qeverisjes, njerëz të familjeve të gjyqësorit, të kuvendarëve e dhe as që ka ndikim kjo paketë te biznesi normal. Së treti: bizneset e kategorizuara si agroturizëm, edhe këto nuk janë të ndjeshme as në periudhën e turizmit, pasi nuk kanë kurrfarë rrethanash që i favorizojnë dhe i bëjnë të jenë në shërbimin e turizmit, pasi mënyra si është e ngritur dhe funksionon ekonomia në Shqipëri nuk është në favor të punës, por të një ekonomie të kontrolluar nga klane të ndryshme, që pengojnë konkurrencën zhvillimore në ekonomi dhe sipërmarrje të tilla këtu në këto rrethana nuk e gjejnë klimën e përshtatshme. Kudo mbisundon bllokimi dhe jo konkurrimi normal, pra, veç ndonjë rastësi e shkëputur biznesi që e lënë të lulëzojë pak kohë e, pa vonuar i afrohen për përfitime, por askush nuk mund përparojë pa kompromis me pushtetin me lidhje personash e farefisnore por në sektorët ku duan të shtrijnë efektet pozitive me ndryshimet lehtësuese në paketën fiskale kush beson për t’i rritur investimet. E gjithë kjo mbetet vetëm një pankartë demagogjike, një manovër e hierarkisë pushtetare për t’u paraprirë zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm, për të vjelë votat e fermerëve e familjarëve të tyre që me gjithë punën e madhe janë në kushtet e mbijetesës.