5 Maji i heronjve  dhe  koalicionit të madh anitifashist

415
Sigal

Engjëll Musai

Drejtor i Gazetës Telegraf

Aleatët e mëdhenj të LANÇ  të popullit shqiptar ishin, Bashkimi Sovjetik,  Amerikanë,  dhe Anglia të cilët e njohën luftën e drejtë nacionalçlirimtare të popullit shqiptar dhe e përkrahën atë, si moralisht edhe materialisht. Kjo luftë e konfirmoi edhe njëherë popullin shqiptar në arenën ndërkombëtare dhe e shpëtoi vendin nga coptimi. Shqiptarët fillimisht e nisën luftën me njësitet  guerile, sipas modelit amerikan dhe më pas shtrirja e luftës në formacione ushtarake, si brigada e divizione. Por LANÇ  dhe heronjtë e saj, që vaditën me gjak tokën  shqiptare  sot në 5 Maj  i nderon mbarë kombi shqiptar, pasi kjo luftë ishte luftë çlirimtare. Por këtë luftë  sot e shfrytëzojnë për  qëllime politike edhe ajo pjesë e politikës që u do vetëm votat dhe kujtohet për ta në ditë  votimesh dhe kongresesh. Aq e vërtetë është kjo sa kreu i Rilindjes Edi Rama në kongresin e partisë së tij, vetëm dy muaj më parë ftoi edhe veteranin e LANÇ, 100-vjeçaarin Ziqiri Mero i cili në të vërtetë është një nga figurat e gjalla të heroizmit të popullit shqiptar kundër nazi-fashizmit dhe kolaboracionistëve të tyre. Por si Edi Rama edhe  partizani Mero nuk folën asnjë fjalë se si po reabilitohen një e nga një figurat më kriminale dhe bashkëpuntorët e gjermanëve. Ndoshta  partizani  Ziqiri Mero duhej t’i kërkonte kreyrilindasit se përse ju ngritën memoriale Ahmet Zogut, që ja mbathi ditën e pushtimit dhe Mit’hat Frashërit si bashkpuntor i  nazizmit. Kjo edhe në nderim të amanetit të  dëshmorëve dhe luftëtarve të LANÇ. Ka shumë dëshmi,   për bashkëpunëtorët  e nazi-fashizmit gjatë luftës,  por mjaftojnë ajo çka  Sejfulla Malëshova në një shkrim të tij me rastin e kujtimit të masakrës së 4 Shkurtit në gazetën “Bashkim” të vitit 1945 me titull “Gjaku don gjak”: “..…4 Shkurt1944”  fakton se artikulli që u  dërguar në shtyp në mëngjesin e datës 3 Shkurt  u përgatit nga zyrat e Xhaferr Devës. “… Në artikullin “Gjaku don gjak” populli lajmërohet me gjakftohtësinë më të madhe, për të vendosur autoritetin e saj, dhe kjo gjakderdhje u realizua në natën e 4 shkurtit 1944. Në gazetën “Bashkimi” më datë 20 shkurt të vitit 1945 me titull “Izraelitët në Shqipëri, para dhe gjatë okupacionit dhe pas çlirimit nga okupatorët”, ka një letër falënderimi për Gjeneral Kolonel E. Hoxhën nga zoti Ing Samuilo Mandil, i cili falënderon me mirënjohje të thellë publikisht udhëheqësin e popullit shqiptar për mbajtjen dhe strehimin e familjeve dhe qytetarëve hebrenj, që kishin ardhur nga Jugosllvia të përndjekur nga bisha nazifashiste. Kjo tregon edhe një nga cilësitë humaniste të  popullit shqiptar.  Ja këto duhej të kishte parasysh kreu aktual i rilindjes përpara se të zhvillonte ceremonintë  shtetërore për ngritjen e monumenteve  të tradhëtarve dhe vendosjen e emrave të tyre  në rrugët e Tiranës. Të mos harrojmë se gati 7 vite më parë, pikërisht në vitin 2013-të, Shtetet e Bashkuara te Amerikës  nisën ngritjen e nji muzeu,  ku do afishoheshin   krimet e kryera gjatë Luftës  së Dytë Botërore. Krijimi i këtij muzeu ka si qëllim t’u tregojë të rinjve amerikanë se çfarë masakrash janë bërë gjatë Luftës së Dytë  Botrore, pasi mosha e tyre e re dhe koha  kanë bërë që të harrohen një pjesë e këtyre krimeve. Pa dyshim, vendi më demokratik në botë nuk mund të harrojë luftëtarët e vetë, të cilët dhanë jetën përballë bishës naziste dhe koalicionit të tyre,  Berlin-Tokio-Romë. Lufta e Dytë  Botrore  ishte konflikti më i përgjakshëm i armatosur midis Aleatëve dhe Boshtit Nazist-Fashist, i përbërë nga Italia,  Gjermania  dhe  Japonia nga viti 1939 deri në vitin 1945. Shqipëria është e njohur zyrtarisht në botë si vend pjesëmarrës i Luftës së Dytë Botrore dhe se  për çlirimin e vendit  dhanë jetën 28 mijë dëshmorë. Një gjë e tillë është e çertifikuar edhe në faqen zyrtare të organizmave botërore. Po si qëndronë e vërteta në shqipëri dhe përse në vendin tonë kur flitet për luftën Nacional-Çlirimtare një pjesë heshtin  dhe një pjesë nuk kanë kurajo të mbrojnë gjakun e bijve dhe bijave të tij që e derdhën për çlirimin e vendit nga bisha nazi-fashiste dhe bashkpuntorët e tyre. Përse kolaboracionistëve të  Duçes dhe Hitlerit sot kërkohet t’u ngrihet piedestal dhe monumentet e luftëtarëve të  Luftës së Dytë  Botërore po prishen dhe një pjesë e memorialeve të tyre po shiten për skrap. Si mund t’i ngrihet  monument Ahmet Zogut, të cilit vetë Hitleri i fali si peshqesh për dasëm një “Mercedez” në shenjë miqësie. Po si mundet, që krahas Rilindasve  kombëtarë, vëllezërve  Frashëri vendoset figura kompromentuese e Mit’hat Frashërit? Kjo, jo vetëm që është fyerje e rëndë, por nuk pranon asnji justifikim, apo kompromis, sidomos nga organizata e nderuar e Veteranëve të LANÇ.  Ndërsa amerika  sot po  kërkojnë që të rinjtë të njihen me  krimet e nazi-fashistëve, në vendin tonë hiqen heronjtë e Vigut, prishen lapidarët, ku u vranë heronjtë, hiqen dhe prishen shtëpitë dhe pllakat perkujtimore dhe kërkohet t’u thuren  lavde bashkëpunëtorve, ballisto-zogistëve dhe kriminelëve të luftës. Sigurisht, që ne nuk mbrojmë atë që ndodhi dhe ata që devijuan idealet e luftës pas çlirimit të vendit. Për ta dhe për këdo historia të japë vlerësimin e saj  pozitiv dhe negative. Por të anashkalohen me qëllim datat më kulmore të rezistencës kombëtare, sikurse ishte ajo e 17 Nëntorit  dita e çlirimit të Tiranës, “4 shkurtit”, 29 Nëntorit, apo edhe datat e tjera pas luftës  është e pafalshme dhe tërësisht kriminale. Nëse sot ti kërkon të hedhësh baltë për kontributin e atyre që luftuan për lirinë e vendit tënd, nesër të jesh i bindur të njëjtën gjë do të bëjnë pasardhësit e tu. Partia Socialiste dhe të gjitha forcat e tjera përparimtare  nuk duhet të mbeten në kuadrin e sloganeve dhe populizmit,  por të tregojnë me  fakte se janë për vlerësimin dhe mbrojtjen e Luftës Nacional-Çlirimtare dhe krimeve të kujdoqoftë pas Luftës. Është e pakuptimtë, që Rama nderon  me tufa me lule  ata që urdhëruan vrasjen e Bajram Currit, Avni Rustemit, Hasan Prishtinës, Riza Cerovës, Qemal Stafës, Margarita Tutulani, Mustafa Matohitit, Bule Naipi, Vasil Shantos e qindra heronjve, bijë dhe bija të këtij Kombi. Për politikanët shqiptarë  të majtë dhe të djathtë  po ju kujtojmë një tragjedi që kombi amerikan nuk e ka harruar dhe nuk ka për ta harruar kurrë,  e cila ka të bëjë me  sulmin  mbi Pearl Harbor  i kryer nga  aviacioni  japonezë  kundër bazës detare të Shteteve të Bashkuara në Pearl Harbor, Haëai, në mëngjesin e 7 dhjetor 1941 (8 Dhjetor  në Japoni) e cila edhe sot e kësaj dite respektohet nga ushtria dhe Kombi Amerikan. Aq e vërtetë është kjo, sa që luftanijet amerikane nga më e thjeshta deri tek ajo më e sofistikuara, sikurse është  aeroplanmbajtësja  me emrin e ish-presidentit antikomunist “Ronald Regan”, sa herë që mbarojnë udhëtimin, apo inspektimet  në Paqësor,  do të ndalojnë dhe me një ceremoni të veçantë do të nderojnë mijra ushtarë amerikanë të vrarë nga sulmi  i aviacionit japonez.  Nuk ka asnjë rast të vetëm që luftanijet dhe aeroplanmbajtëset amerikane të  kthehen në SHBA pas inspektimeve të tyre pa u kthyer dhe pa zhvilluar ceremoninë e përkujtimit të amerikanëve të bombarduar  dhe të vrarë pabesisht nga ushtria japonese. E pra nuk ka shëmbull më prekës, por edhe më të fuqishëm për të treguar vitalitetin e një kombi sikurse është rasti i kombit Amerikan. Meqenëse  SHBA ngriti  një muze për të treguar krimet e Luftës së Dytë Botërore, është momenti që edhe politika dhe kombi shqiptarë të reflektojnë sa nuk është vonë…

-Ndaj  kjo ditë e 5 Majit  për në shqiptarët nuk duhet marrë me inate dhe mllefe, nuk duhet të na ndajë, por duhet të na bashkojë. Ne, pasardhësit e shqiptarve, që bënë luftra të lavdishme  që nga ato të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, luftërat  për mos copëtimin e Shqipërisë nga shovinistët serbo-grekë, Lufta e Parë Botërore, Lufta e Vlorës, LANÇ,  por edhe fatkeqësia e të  gjithë atyre  familjeve,  që i rezistuan sistemit anti-komunist të luftës së klasave, që ju  ekzekutuan njerëzit e afërt,  ju  burgosën dhe  internuan  duhet të bashkohemi, dhe t’ua lëmë  studiuesve që  të vendosin  me qetësi, maturi dhe drejtësi fatin e historisë sonë të përbashkët.  Çdo ndarje, dhe përçarje e shqiptarve  nuk bënë gjë tjetër, por u shërben armiqve shekullor të Kombit Shqiptar. Një thënie e  Ëinston Curcill,  e cila do të mbetet e pavdekshme, thotë se “Historia shkruhet nga fitimtarët”. Ndaj të punojmë  së bashku  me vëllezrit tanë për të qenë fitimtarë, pasi jemi i vetmi Komb  i ndarë në katër shtete, në Kosovë, Malin e Zi, Maqedoni dhe Çamëri.