Çifti britanik që fitoi llotarinë 33 mln paund

455
Një cift nga Skocia janë fituesit e superllotarisë 33 milionë paund britanikë apo 47.5 milionë dollarë. Carol dhe David Martin nga Hawick, në kufijtë e Skocisë, thanë se i kishin kontrolluar numrat e biletave të llotarisë, një ditë pasi ajo ishte hedhur dhe kishin zbuluar se ishin fitimtarët. Në një konferencë për shtyp në Edinburg, Carol tregoi momentin kur zbuluan fatin e pabesueshëm. “Vazhdonim të shihnim njëri tjetrin në sy dhe thonim, jo jo, nuk ka mundësi, kjo nuk mund të jetë e vërtetë”.

Mendimi i tyre i parë, sic tregon cifti, sapo mësuan se kishin fituar, ishte të blejnë një shtëpi për vajzën e tyre. “Vajza ime është në Australi dhe gjëja e parë që do të blejmë me ato para është ti blejmë asaj një shtëpi vërtet luksoze” tha David. Edhe pse tashmë janë milionerë, cifti tregon se paratë nuk do ti ndryshojnë ata si njerëz. “Jeta jonë pas kësaj llotarie do të ndryshojë” thotë David “por ne si njerëz nuk do të ndryshojmë”.
Sigal