Dekriminalizimi, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar dhe ONM dështuan me Irena Gjokën! Gjyqtarja ka sfiduar edhe Italinë?!

13

Gjyqtarja Irena Gjoka ka shkelur ligjet e shtetit fqinjë, këtë herë jo të Greqisë ku ka dy raste, por mzbulohen fshehje të tjera të paligjshme të padeklaruara me Italinë. Në shtator të vitit 2004, gjyqtarja Gjoka ka lindur djalin e saj në Milano. Ky fakt pasqyrohet në regjistrin e gjendjes civile. Kohë në të cilën ajo e ka pasur ndalim hyrje në vendet Shengen, ku bën pjesë Italia

Sigal

Zbulohen fshehje të tjera paligjshmërie të padeklaruara të gjyqtares Irena Maneku, Gjoka, Shpata. Gazetari Basir Çollaku ka zbuluar të tjera informacione që tregojnë se gjyqtarja ka shkelur ligjet e shtetit fqinjë, këtë herë jo me Greqinë ku ka dy raste, por me Italinë. Kjo një sugjerim dhe për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme që ti drejtohen përveç Greqisë edhe Italisë, me letërporosi, shkruan Çollaku.Në bazë të vendimit grek në vitin 2002, ajo është penalizuar me 10 vjet me ndalim hyrje në Greqi dhe hapsirën Shengen. Çka do të thotë se deri në vitin 2012 e ka pasur të ndaluar të hynte në të gjitha vendet e Shengen, në bazë të skedimit në SIS( sistemi i informacionit shengen).Zonja Maneku Gjoka në shtator të vitit 2004 ka lindur djalin e saj në Milano. Ky fakt pasqyrohet në regjistrin e gjendjes civile. Kohë në të cilën ka pasur ndalim hyrje në vendet Shengen, ku bën pjesë Italia si një nga vendet e para të kësaj hapësire.Duke pasur parasysh se Greqia ka përfshirë në sistem të tre nbiemrat Maneku, Shpata, Gjoka. Mbetet mister se si ka mundur të futet në Itali nën këtë regjim ligjor ndalimi.Ndërkohë mësohet se Prokuroria e Përgjithshme ditën e mërkurë ka marrë në dispozicion materialet paraprake nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe menjëherë kanë nisur procedurat ligjore. Një ndër hapat kryesorë është dërgimi i letër-porosinë pranë autoriteteve greke, për t’u informuar zyrtarisht për vendimin e gjykatës së Janinës për ndalimin e gjyqtares Irena Gjoka (Mane) që të hyjë për 10 vite në zonën Shengen, pasi përdori pasaportë të falsifikuar si vorio-epirote.Ky zhvillim nga Prokuroria e Përgjithshme i jep fund bllokimit gati 4-mujor që Këshilli i Lartë Gjyqësor bëri për verifikimin e të shkuarës problematike të gjyqtares së posaçme.Në dhjetor të vitit të kaluar, në media u publikuan të dhëna, të cilat tregonin se Irena Gjoka ishte dëbuar nga Greqia në vitin 2002, pasi kishte përdorur dokumenta false. Gjyqtarja Irena Gjoka është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  megjithë shqetësimet e ngritura në atë kohë nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit dhe Komisioneri Publik për pasurinë e saj. Komisioneri Dariel Sina i kërkoi KPA-së rrëzimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin e Gjokës. Dariel Sina iku nga detyra e komisionerit publik dhe ankimimin e tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit e mori në dorë komisionerja Irena Nino, e cila u tërhoq nga kërkesa për shkarkimin e gjyqtares Gjoka dhe në qershor të vitit 2022, Irena Gjoka u konfirmua në detyrë.