Nonda Buxhuku : Mashtrimi i pensionistëve me indeksimin

168
Sigal

 

Çdo pensionist për 9 muaj (prill-dhjetor) mesatarisht do të marrë 1780 lekë ose 197 lekë në muaj.Indeksimi i pensioneve nuk është barrë apo shpenzim real për buxhetin e shtetit. Qeveria nuk i ka rritur pensionet realisht

Sipas reformës së pensioneve që u krye në vitin 2014, duke filluar nga viti 2015 pensionet quhen të mirëqëna dhe nuk janë objekt i ndonjë ndryshimi me përjashtim të indeksimit. Kjo do të thotë, që pensionet edhe pse shtohen cdo vit në masën e indeksimit (inflacionit), rritje reale të tyre nuk ka.

Në prill të këtij viti pensionet u indeksuan 3.3 përiqnd për të kompensuar rritjen mesatare të çmimeve, që pësuan artikujt e shportës në vitin 2021 kundrejt 2020. Pas agresionit rus ndaj Ukrainës filloi kriza që u pasua me rrijten e ndjeshme të çmimeve sidomos për artikujt bazë ushqimorë dhe karburanteve. Në këtë kuadër, qeveria, për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë dha në formë kompensimi për çdo familje pensionistësh nga 3000 lekë për muajt prill, maj e qershor. Edhe pse çmimet vazhduan në rritje, për muajt korrik, gusht e shtator nuk u dha ndonjë ndihmë duke rënduar më shumë gjendjen ekonomike të shtresave në nevojë. Në muajin tetor pensionet u indeksuan 6%. Ky indeksim përfaqëson një kompensim më të ulët se ai i muajve prill-qershor, por u komentua se këtë vit u bënë dy indeksime, që bashkarisht pensionistët marrin 9.5 përqind më shumë. Kjo nuk qëndron, nuk është e vërtetë.

Indeksimi 3.3 përqind nuk ka asnjë lidhje me indeksimin 6 përqind të muajit tetor. Ato nuk mund të mblidhen ose të bashkohen, pasi nuk kanë në llogaritje të njëjtën periudhë bazë (Viti krahasues). Indeksimi 3.3% është llogaritur mbi bazën e ndryshimit të çmimeve të vitit 2021 kundrejt atyre të një viti më parë, pra të vitit 2020, ndërsa indeksimi prej 6% është llogaritur mbi bazën e ndryshimit të çmimeve të këtij viti në krizë me ato të vitit (periudhave përkatëse) 2021. Në këto kushte nuk duhet thënë ajo që dëgjohet se edhe vitin e ardhshëm (viti 2023), pensionistët do të marrin përsëri shtesën prej 9.5 përqind.

U komentua se këtë vit u bënë dy indeksime, që bashkarisht pensionistët marrin 9.5 përqind më shumë edhe në vitin e ardhshëm (viti 2023), pensionistët do të marrin përsëri shtesën prej 9.5 përqind. Kjo nuk qwndron pasi ato nuk mund të mblidhen ose të bashkohen, pasi nuk kanë në llogaritje të njëjtën periudhë bazë mbi bazën e ndryshimit të çmimeve

Për ta sqaruar më tej këtë problem po vijoj. Qeveria për muajt, tetor-dhjetor të këtij viti mund të jepte edhe kompensim siç bëri prill-qershor ose mund të mos jepte fare ndihmë si në muajt korrik-shtator, por sipas ligjit “Mbi sigurimet shoqërore” në muajin prill të vitit 2023 do të bënte indeksimin e zakonshëm. Inflacioni i këtij viti duke marrë parasysh edhe rritjen e mëtejshme të çmimeve do të rezultojë më i lartë se 6 përqind, por edhe sikur 6 përqind të rezultonte, ai do të jepej në këtë nivel dhe nuk do të zinim më në gojë dhe indeksimin prej 3.3 përqind të muajit prill të këtij viti. Për çdo vit ka indeksim të veçantë dhe që s’kanë lidhje me njëri tjetrin dhe aq më keq, ato nuk mund të mblidhen ose të bashkohen.

Sipas projekt buxhetit të vitit 2023 që është duke u diskutuar në komisionet e veçanta të Kuvendit të Shqipërisë, për indeksimin e pensioneve është parashikuar një shumë prej 1.2 miliardë lekë. Kjo do të thotë që çdo pensionist për 9 muaj (prill-dhjetor) mesatarisht do të marrë 1780 lekë ose 197 lekë në muaj.

Kjo shumë është e papërfillshme dhe tregon atë mendësi që trajtova më lartë se gjoja pensionistët edhe vitin e ardhshëm do të marrin të ardhura 9.5 përqind të ardhura si këtë vit. Sipas kësaj logjike le të shkojmë edhe më tej dhe të marrim në konsideratë indeksimet me rradhë për vitet e mëparshme, psh. Indeksimet e pensioneve gjatë viteve të qeverisjes socialiste dhe të themi se në vitin 2023, pensionistët do të marrin kundrejt vitit 2014 -31 përqind më shumë. Por të gjitha këto indeksime, vetëm sa kanë rritur nominalisht pensionet, por nuk i kanë rritur ato realisht, pra kjo logjikë nuk qëndron.

Dhe së fundi indeksimi i pensioneve nuk është barrë apo shpenzim real për buxhetin e shtetit. Fondi për indeksimin e pensioneve sigurohet nga rritja e çmimeve dhe përfshihet në të ardhurat e buxhetit në zërin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH). Prandaj, ftoj me këtë rast deputetët socialistë e demokratë, veçanërisht ata të komisonit të ekonomikë dhe financave që të kërkojnë rishikimin e fondeve për indeksimin real të pensioneve. Të kërkohet nga Ministria e Financave se në çfarë mase parashikojnë inflacionin për këtë vit, dhe në qoftë se ai del mbi 6 përqind (që më siguri do të rezultojë) për vitin e ardhshëm në buxhetin e vitit 2023 fondet për indeksimin e pensioneve të llogariten mbi bazën e diferencës të inflacionit vjetor minus 6 përqind që është dhënë që në muajin tetor të këtij viti. Kështu, në qoftë se psh në vitin 2022 parashikohet një inflacion prej 9.9 përqind, në vitin 2023, indeksimi duhet bërë 3 përqind (9-6=3), së bashku me fondet përkatëse që duhen parashikuar.

Duhet më shumë kujdes, më shumë transparencë, veçanërisht me shtresat në nevojë që sytë i kanë te pensioni dhe te ndihma ekonomike.