FOTO/ Tritan Kalo: Në këtë kohë “covidiane” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik

363
Sigal

Mjeku Tritan Kalo shfaqet optimist në postimin e sotëm, ndërsa iu kërkon shqiptarëve të mos i lëshojë zemra, pasi të gjithë bashkë do ia dalim të mundim koronavirusin.

Ai ka dhënë edhe një recetë për ata që janë në karantinë me të gjitha produktet shqiptare.

STATUSI I PLOTË

“Një recetë mbarëkombëtare. 24 mars 2020 ora 21:00.

Në këtë kohë “covidiane” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik. Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon qeveriu, daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë:

trahana Lunxhërie, bukë shtëpie me miell katunarije, suxhuk pikant prizreni, vaj ulliri berati e patosi përzier, pluhur speci të kuq nga gramshi, djath dele konispoli, ujë selite, kripë narte si dhe duart e shkathëta të një djali me përzierje genike Elbasani dhe Gjirokastre.

Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi.Ne bashkë do t’ia dalim mbanë!!!!”