Gjendja e fatkeqësisë natyrore, Presidenti Meta mbledh sot në orën 12:00 Këshillin e Sigurisë Kombëtare

323
Sigal

Presidenti Ilir Meta do të mbledhë mesditën e sotme në orën 12:00 Këshillin e Sigurisë Kombëtare, një ditë pasi kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet online për të eliminuar çdo rrezik infektimi, megjithatë Meta do të jetë në Presidencë me këshilltarët e tij.

Në lidhje do të jetë edhe kryedemokrati Lulzim Basha, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në mbledhjen online nuk do të mungojë as Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtori i Emergjencave Kombëtar, Haki Çako.