Fjodor Xhafa: Skuadrat duhet ta respektojnë garën deri në fund

12

KATEGORIA E PARË/ Ish-sulmuesi vlonjat, Fjodor Xhafa ka një apel për javën e fundit të kampionatit

Sigal

Agron KAJA

Java e 33-të është e fundit e Kategorisë së Parë në sezonin që po mbyllim 2023-2024, por për ish-sulmuesin e Flamurtarit Fjodor Xhafa, duhet që kjo javë të respektohet si garë e ndershme nga të gjitha skuadrat që i kanë mbyllur verdiktet e tyre. “Në javën e kaluar, përveç profesionalizmit, Flamurtari iu dha hapësirë futbollistëve të Akademisë U19 dhe U17, ku në fushë ishte Lleshi nga fillimi dhe në pjesën e dytë tre të tjerë që u aktivizuan në këtë sfidë. Skuadra e vlerësoi shumë këtë skuadrën e Luzi 2008, e cila ishte edhe e fundit për këtë kampionat në fushën tonë. Dhe kështu do mendoja për të gjitha skuadrat e tjera për ndeshjet e javës së fundit, të cilat duhet ta respektojnë garën deri në fund”, kështu e nisi bisedën me gazetën “Telegraf” bomberi vlonjat Fjodor Xhafa. Sipas tij, në javën e 32-të u përcaktuan verdiktet përfundimtare të kreut e fundit të renditjes, por këtë javë mbyllen përfundimisht edhe dilemat e mbijetesës për dy skuadrat që shkojnë në Play-off. “Java që lamë pas (e 32-ta), e cila ishte edhe e parafundit e kampionatit, vetëm sa “çimentoi” pozitat e dy kryesueseve, të katër skuadrave që do luajnë Play-off dhe dy të tjerave që zbresin direkt në Kategorinë e Dytë. Nuk mendoj se bëhet fjalë për tolerime në rezultate, këto janë fjalë që unë nuk dua të hyj në të tilla situatash. Mund ta quaj se disa skuadra e kanë humbur motivin e tyre me qënë se i kanë arritur objektivat e tyre. Java e fundit mendoj se do tregojë më shumë se cilat skuadra do renditen në vëndet 9 dhe 10, dhe në këtë këndvështrim, mendoj se do të kemi edhe surpriza”. Por Fjodor Xhafa ka vetëm një merak të fundit, jo vetëm si vlonjat dhe pjesë e Flamurtarit, por edhe si një profesionist duke e ndarë skuadrën e tij nga të tjerat në nivel e rezultate. “Për skuadrat që duan të shmangin vendet e Play-out mendoj se do ketë ekipe që do rivalizojnë, por edhe ekipe të cilët vetëm sa do respektojnë garën, apo edhe të tjerë që nuk mendoj hapa falls. Në këtë javë të fundit, unë shpresoj që Flamurtari të jetë i plotë me organikën e tij, sepse ka patur disa dëmtime titullarësh. Lojtarët kanë mundësi që ta fitojnë Play-off-in duke I mendoj fitues në Play-off dhe si skuadrën që do të ndeshet me skuadrën e vëndit të 8-të të Abissnet Superiores. Ditën e mërkurë datë 8 maj, Kategoria e Parë i luan të gjitha ndeshjet e javës së 33-të në orën 16:00, ndërkohë që sfida Bylis-AF Elbasani luhet ditën e enjte 9 maj, me mundësi që të zhvendoset për tu luajtur në Elbasan.

PRAG EUROPIANI “GJERMANI 2024”/ EDHE 36 DITË

Asllani, Kumbulla e Daku më të mirët, “troket” Rei Manaj

NDESHJET MIQËSORE

Do të luhen

E hënë, 3 qershor 2024

Shqipëri-Lihtenshtejn     20:00

Në “Sambatheli”, Hungari

E premte, 7 qershor 2024

Shqipëri-Azerbaixhan     19:00

Në “Sambatheli”, Hungari

Janë luajtur

E premte, 22 mars 2024

Shqipëri-Kili                  0-3

Në “Enio Tardini”, Parma

E hënë, 25 mars 2024

Suedi-Shqipëri               1-0

Në “Friends Arena”, Stokholm

Situata e legjionarëve të Kombëtares sonë, javë pas jave po përmirësohet. Jo vetëm se pjesa më e madhe tyre po luajnë si titullarë në skuadrat ku bëjnë pjesë, por edhe pse ata janë kthyer në protagonistë dhe kanë marrë vlerësime të larta. Duke qënë se jemi në pragun e ndeshjeve finale të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, disa nga ata futbollistë që Silvinjo i ka në listën e të grumbulluarëve, kanë tërhequr vëmendjen, jo vetëm mediatike. Këtë javë që u mbyll, në Serie A ishin Asllani e Kumbulla më të mirët e sfidës mes tyre Sasuolo-Inter 1-0. Sipas “Sofa Score”, Kumbulla dhe Asllani rezultuan dy futbollistët me notat më të larta, ku Asllani o vlerësua me notën 7.5 dhe Kumbulla me notën 7.4. Ndërsa sulmuesi Rei Manaj është duke trokitur fort për një rikthim në Kombëtare, teksa në javën që u mbyll u vlerësua me notën më të lartë nga të dyja skuadrat, edhe pse Sivaspori humbi 1-6 në transfertën me Gallatasarain. Vlerësime këtë javë kanë marrë edhe Enea Mihaj te Benfika, Qazim Laçi te Sparta Pragë dhe Marlind Daku, i cili u shpall “Lojtari më i mirë” në sfidën e Rubin Kazan ndaj CSKA Moskë, 2-2.

Sot, tre “snajpera” në garë për “Këpucën e Artë”

Në sfidat e javës së 33-të ka garë edhe për trofeun “Këpuca e Artë”. Do jetë një garë tjetër brenda vetes, ku Bedri Greca i AF Elbasani ka shënuar 17 gola, Jasmin Raboshta i Vorës dhe Itodo Mandela i Luzi 2008 nga 16 gola. Luzi dhe Vora do ndeshen mes tyre këtë javë, ndërsa AF Elbasani luan me Bylisin, një ndeshje që mendohet të zhvendoset nga Ballshi në Elbasan. Një dilemë e bukur mes tre snajperave.

KATEGORIA E PARË

NDESHJET, JAVA 33

E mërkurë, 8 maj 2024

Kastrioti-Korabi             16:00

Tomori-Lushnja             16:00

Besa-Flamurtari              16:00

Burreli-Apolonia            16:00

Luzi 2008-Vora              16:00

E enjte, 9 maj 2024      

Bylis-AF Elbasani          16:00

RENDITJA   

Skuadrat             Nd     Pikë

1.AF Elbasani       32      73

2.Bylis                  32      71

3.Flamurtari          32      58

4.Vora                  32      48

5.Apolonia            32      46

6.Korabi               32      44

7.Kastrioti            32      37

8.Burreli               32      37

9.Besa                  32      35

10.Lushnja            32      35

11.Luzi 2008        32      30

12.Tomori            32      17