Engert Bakalli: Kjo javë, e rëndësishme për mbijetesën, “Final 4” pret Dinamon

12

INTERVISTA/ Ish-futbollisti dinamovit Engert Bakalli e mendon Superioren me surpriza në renditje

Sigal

Agron KAJA

Jemi në limitet e kampionatit të Superiores, si i përshkruani skuadrat në këtë rrugëtim 34 javor?

Unë mendoj se këto 34 javë të luajtura kanë qënë shumë të vështira për të gjitha skuadrat. Është një rrugëtim i gjatë që ka sjellë dritëhije, ndërsa tani ndeshjet do bëhen edhe më të vështira, si për “Final 4”, edhe ato për mbijetesë.

Duke ju referuar renditjes nga kreu në fundin e saj, mendoni se është logjikshëm në bazë të rezultateve?

Futbollistët sot nuk bëjnë shumë stërvitje dhe këtu mendoj se këtu po çalon Superiorja. Është e saktë dhe e plotë si renditje, me Egnatian që ka futbollistë cilësorë dhe Partizanin dinjitoz. Tirana e Dinamo kanë patur luhatje në këto javë.

Në javën e 34-ët u shënuan 9 gola dhe asnjë skuadër nuk ndryshoi vënd në renditje, ku mendoni se mund të ishte ndryshe?

Unë mendoj se Dinamo ka humbur një pikë në Shkodër, ndërsa Tirana nuk ishte shumë e impenjuar në Laç. Egnatia e Vllaznia kanë lëshuar disi në lojën e tyre këtë javë. Ndërsa fundi i renditjes është pa fjalë me barazimin 3-3 Erzeni-Kukësi.

Tre javët e fundit po i luajnë ndeshjet në të njëtën ditë dhe orar, mos ndoshta duhej bërë kjo për gjithë fazën e katërt?

Mendoj se në gjithë fazën e katërt, ndeshjet duhej që të luheshin në të njëjtën ditë dhe orë, sepse ashtu siç u luajtën, pati edhe ndeshje ku mund të ngrihen edhe dyshime për rezultatet. Në të njëjtën ditë dhe orë do ishte më e drejtë si skemë e fazës së katërt.

Abissnet Superiore luan javën e 35-të, mendoni se prej tyre ka sfida mbijetese apo për “Final 4”?

Kjo javë do ketë shumë rëndësi për mbijetesë, ku Teuta e Laçi janë afër me pikë dhe lufta mes tyre do jetë që të mos shkojnë në Play-out. Në katërshe të “Final 4” unë besoj se Dinamo City e meriton, ndërsa si kampione e meriton Egnatia.

E keni një përcaktim për një kryendeshje të javës së 35-të, në cilën prej tyre  mund të presim ndonjë surprizë në renditje?

Sfidën Tirana-Vllaznia për një vënd në “Final 4” dhe e mendoj si një superndeshje, ndërsa Dinamo City-Egnatia shikohet si një kryendeshje për një vënd në “Final 4”. Takimi Erzeni-Teuta do luhet si një “Derbi” mbijetese për durrsakët.

Dy javë para mbylljes së kampionatit, cilët janë sipas jush verdiktet përfundimtare të Abissnet Superiore?

Unë mendoj se katër skuadrat e para të “Final 4” që e meritojnë të jenë, janë: Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo City. Ndërkohë që si skuadra e vëndit të 8-të që do luajë Play-off, besoj se do jetë Laçi. Gjithsesi, janë edhe 180 minuta për tu luajtur.

 

 

Erzeni pa objektiv, por i tregon “dhëmbët” Teutës

 

Sfida mes Erzenit dhe Teutës do luhet sot në orën 16:00 në stadiumin “Arena e Demave” të Partizanit në Tiranë. Shijakasit kënë rënë zyrtarisht nga Abissnet  Superiore, por për të pritur Teutën kanë zgjedhur Tiranën, dhe jo si zakonisht që ndeshjet e tyre pritëse i kanë luajtur në “Niko Dovana”. Në këtë ndeshje ata  nuk kanë asnjë objektiv, por kanë preferuar të mos i japin Teutës avantazh në ndeshjen e fundit, duke e zhvendosur këtë sfidë nga “Niko Dovana” në Durrës,  në “Arena e Demave” të Partizanit në Tiranë. Teuta kërkon të sfidojë Laçin në luftwn pwr shmangien e vëndit tw 8-të në renditje.

 

ABISSNET SUPERIORE

NDESHJET, JAVA 35
E mërkurë, 8 maj 2024

Erzeni-Teuta                  16:00

Kukësi-Partizani             16:00

Skënderbeu-Laçi            16:00

Tirana-Vllaznia              16:00

Dinamo City-Egnatia      16:00

RENDITJA   

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Egnatia    (F4)   34      60

2.Vllaznia   (F4)   34      58

3.Partizani   (F4)   34      57

4.Dinamo City      34      47

5.Skënderbeu        34      47

6.Tirana                34      46

7.Teuta                 34      44

8.Laçi          (P-O) 34      42

9.Erzeni      (K1)  34      32

10.Kukësi   (K1)  34      27

 

 

LUFTA PËR ZONËN “FINAL 4”

Dinamo “kërcënon” Egnatian për fitore

Nuk duhet anashkaluar deklarata e djeshme e trajnerit të Dinamo City, Dritan Mehmeti, i cili sfidën ndaj Egnatias e quan të vështirë, por skuadra është e përgatitur për fitore. “Duhet patjetër që nesër (sot) të fitojmë. Me Egnatian është një ndeshje që duket me mjaft tension, por shpresoj që çunat të jenë në ekuilibër dhe mos ndjejnë presion. Nuk mund të parashikosh në futboll, por unë si trajner  besoj se Dinamo City është e përgatitur për të marrë maksimumin, fitoren. Të gjitha ndeshjet kanë rëndësinë e vet, dhe me Egnatian mbetet një ndeshje e hapur për gjithçka”, kështu u shpreh dje trajneri Dritan Mehmeti i Dinamo City.

Halili “detyron” Tiranën: Dua 6 pikë

Në javën e 35-të të Abissnet Superiore, skuadra e Tiranës luan një sfidë të vështirë ndaj Vllaznisë. Vetë Presidenti Refik Halili ka “zbritur në fushë” teksa dje në mesditë ka shkundur skuadrën para kësaj ndeshje të madhe. “Tiranës i duhen gjashtë pikë në dy takimet mbyllëse të sezonit të rregullt. Na duhet të renditemi në zonën “Final 4”. Të mendoni dy fitore”. Sepse realisht, bardheblutë rrezikojnë edhe fundin e tabelës në zonën “Play-out”, ndaj edhe Halili kërkon që të shmangë më të keqen. Presidenti Halili e ka takuar disa herë skuadrën e tij  në këtë sezon, ku edhe në “heshtje” ka pranuar se gabimi i tij ishte largimi i Orges Shehit dhe emërimi i Julian Ahmatajt. Pas javës së 34-ët Tirana renditet në vendin e 6-të me 46 pikë dhe para saj me 47 pikë renditen Skënderbeu e Dinamo City, të cilët këtë javë luajnë në fushat e tyre. Ndeshja Tirana-Vllaznia do të luhet në stadiumin “Air Albania”.