Ditë për t’u mbajtur mend për Lukakun, “bomberi” i Interit shkruan historinë

184
Sigal

Sulmuesi i Interit Romelu Lukaku do ta kujtojë gjatë ditën e sotme. 27-vjeçari belg arriti kuotën e 300 golave në karrierë me dopietën e shënuar sot kundër Lacios në kampionatin italian.

Gjatë karrierës së tij, Lukaku ka realizuar 87 gola me Evertonin, 57 me Belgjikën, 56 me Interin, 42 me Mançester Junajtid,41 me Anderlehtin dhe 17 me Uest Bromuiçin.

Ai konfirmohet si njëri prej sulmuesve më në formë jo vetëm në Itali, por dhe në Europë.