Anija kozmike hyn në orbitën e Marsit, ja fotot e para të planit të kuq (FOTO)

198
Sigal

Misioni “Shpresë” i Emirateve të Bashkuara Arabe kanë marrë fotografinë ë parë të Marsit.

Anija kozmike hyri në një orbitë rreth Planetit të Kuq të martën, duke i bërë Emiratet e Bashkuara Arabe kombi i parë Arab në histori që ka një prani shkencore në fqinjin e afërt të Tokës.

Ky imazh i parë do të pasohet nga shumë pamje të ngjashme të Marsit.

“Shpresa” u vendos në një orbitë të gjerë në mënyrë që të mund të studionte motin dhe sistemet e klimës së planetit, që do të thotë se do të shohë edhe diskun e plotë të planetit.

Anija kozmike e Emirateve të Bashkuara Arabe hyn në orbitën e

Fotoja, imazhi që shihni më lartë, është kapur nga instrumenti EXPI i “Shpresës” nga një lartësi prej 24,700 km mbi sipërfaqen e Marsit, një ditë pasi mbërriti në Planetin e Kuq.

Poli verior i Marsit është në të majtën e sipërme të figurës. Në qendër është Olympus Mons, vullkani më i madh në Sistemin Diellor.

Tre vullkanet në një linjë, që duken në foto,  janë Ascraeus Mons, Pavonis Mons dhe Arsia Mons.