11 momentet e “ferrit” për Cristiano Ronaldon

499
Sigal

Padyshim kryefjala e mbrëmjes së mërkurë të Champions League ishte “kartoni i kuq” i Ronaldos. Jo vetëm mediat italiane por mediat sportive i kanë kushtuar atij faqet e para dhe titujt kryesor për penalltinë më të hershme të tij të marrë vetëm pas 29 minutash lojë.

Arbitri gjerman Felix Brych ka nxjerrë pa hezitim kartonin e 11 të kuq për CR7 pa hezitim duke bërë që golashënuesi të shpërthente në lot. Ky është kartoni i parë i tij në Champions League pasi 10 të mëparshmit kanë qenë në Premier League dhe La Liga. Konkretisht 4 janë marrë me Manchester United dhe gjashtë me Real Madrid-in.

  1. 15 Maj 2004, Aston Villa 0 – Manchester United 2

Edhe pse shënoi në fitoren e ndeshjes së fundit të sezonit, ai provoi edhe shijen e hidhur të daljes jashtë pasi ka simuluar dy herë për të shtyrë kohën.

  1. 14 Janar 2006, Manchester City 3- Manchester United 1

Përsëri edhe në këtë sfidë është marrë për shkak të vonesës së tij, asokohe Ronaldo nuk ishte bërë ende “i shkathët”.

  1. 15 Gusht 2007, Portsmouth 1- Manchester United 1

Karton i kuq dhe tre ndeshje pezullim, pasi ka goditur me kokë mesfushorin Richard Hughes në Fratton Park.

  1. 30 Nëntor 2008, Manchester City 0- Manchester United 1

Kjo ka qenë hera e fundit kur Ronaldo ka parë të kuqe me sy në Premier League dhe ka qenë përsëri në derbin me Manchester City-n, ketë herë pasi ka ndaluar topin me duar.

  1. 5 Dhjetor 2009, Real Madrid 4- Ameria 2

Kartoni i parë i kur në La Liga, erdhi pas marrjes së dy kartonëve të verdhe pasi goditi këmbën e kundërshtarit me qëllim.

  1. 24 Janar 2010, Real Madrid 2- Malaga 0

Vetëm një muaj më vonë merr karton tjetër, duke dyfishuar numrin e tyre në Bernabeu, këtë herë vendosi të përdorë grushtin në fytyrën e kundërshtarit.

  1. 17 Maj 2013, Real Madrid 1- Atletico Madrid 2

Një mbrëmje e tmerrshme për Real-in, pasi humbën derbin madrilen për herë të parë pas 14 vitesh, Ronaldo ka gjuajtur kapitenin Gabi në minutat e fundit duke marrë kartonin e kuq të radhës.

  1. 2 Shkurt 2014, Athletic Bilbao 1- Real Madrid 1

Tre ndeshje pezullim për Ronaldon pasi pati një konflikt me mbrojtësin e Athletic Bimbao, Carlos Gurpegi dhe shfaqi mos dakortësi ndaj vendimit të arbitrit duke e pësuar më keq.

  1. 24 Janar 2015, Cordoba 1- Real Madrid 3

Përsëri dhunë ndaj një mbrojtësi edhe këtë herë ishte radha e Edimar.

  1. 13 Gusht 2017, Barcelona 1- Real Madrid 3

Pasi ka shënuar golin e dytë goditës ndaj Barcelonës ka vendosur të festojë duke hequr bluzën dhe duke treguar muskujt, por ky veprim i ka kushtuar shtrenjtë, kartonin e fundit të kuq në La Liga.

  1. 19 Shtator 2018, Valencia 0- Juventus 2

Dhe sigurisht debutimin në Champions me Juventus-in e kemi të freskët në memorie.