Blendi Klosi: Shqipëria 2030 do të shndërrohet në një pikë referimi në rajon

13
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi tha pas një takimi me strukturat lokale të kësaj partie në Kukës se synimi i kësaj force është që Shqipëria 2030 të kthehet në një pikë referimi në rajon. Deklarata u për mediat menjëherë pas takimit që ai së bashku me Drejtuesin Politik, Pandeli Majko dhe Këshillin Koordinues të Qarkut bënë për përgatitjet për procesin zgjedhor që do mbahet në 10 – 11 maj me parimin një anëtar një votë për Delegatët e Kongresit në përputhje me statutin e Partisë Socialiste. “Procese të tilla janë me tepër rëndësi për forcën tonë politike pasi bëhen garanci e fitoreve të njëpasnjëshme elektorale. Partia Socialiste është forca e shumicës, e cila sot kërkon të bëhet çdo ditë e më shumë forca e kujtdo.” – shkruajti në rrjetin social Klosi. Ndërsa pas takimit ai iu përgjigj interesit të medias duke folur edhe për diskutimet që pati në mbledhje për votën e diasporës. “Së bashku me të gjithë strukturat e Partisë Socialiste të qarkut Kukës po punojmë në mbështetje të turit të takimeve që Edi Rama, kryetari i Partisë dhe Kryeministri i vendit do të bëj në diasporën shqiptare ku të rinjtë kuksianë të gjithë emigrantët e gjithë diaspora e Kukësit, në Greqi, Itali, por sidomos në Angli, janë të ftuar të marrin pjesë në takimet me kryeministrin e vendit.” Gjatë takimit, Klosi tha se Partia Socialiste synon që Shqipëria e vitit 2030 të shndërrohet në një pikë referimi në rajon. “Për të dëshmuar vizionin e Edi Ramës për Shqipërinë e vitit 2030, ku pa një kontribut të jashtëzakonshëm të diasporës, pa një prezencë të kontributit të gjithë shqiptarëve kudo që janë në botë dhe Shqipëria dhe krenaria shqiptare do të ishte e munguar prandaj kërkojmë që në këtë tur takimesh të titulluar krenar për Shqipërinë të kemi kontributin e të gjithë vëllezërve dhe motrave tanë që tashmë pas kaq vitesh emigracion dëshmojnë që jemi forcë shumë aktive.” – tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi.