Damian Gjiknuri: Bëmë realitet premtimin për reabilitimin e Gramshit

11
Sigal

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Damian Gjiknuri u ndal gjatë fundjavës në qytetin e Gramshit ku inspektoi punimet që kryhen për rehabilitimin e plotë të një prej lagjeve të qytetit. Sipas Gjiknurit falë këtij investimi do të shtohen hapësirat e gjelbërta, do të shtohet ndricimi dhe lagjia në fjalë do të japi më shumë përfitime për banorët. Përmes një reagimi në deputeti socialist Damian Gjiknuri tha: “Në Gramsh ku bashkë me kryebashkiakun e palodhur Besian Ajazi pamë nga afër punimet e kryera për rehabilitimin e plotë të lagjes “Xhile Lici”. Ky investim i bërë realitet që ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve të kësaj lagjeje, përfshin shtrimin me asfalt, pajisjen me ndriçim, ndërtimin e trotuareve, krijimin e hapësirave të gjelbërta dhe parkim.” – tha deputeti njëherësh drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Damian Gjiknuri gjatë vizitës në Gramsh.