Operacioni i SPAK, asnjë i arrestuar në Vlorë. FNSH ‘blindon’ qytetin

24
Sigal

Asnjë person nuk është arritur të arrestohet në Vlorë gjatë operacionit të SPAK, që nisi në orët e para të mëngjesit të sotmë në disa qytete të vendit, bazuar në urdhërat e firmosur nga GJKKO, për të paktën 40 persona, në kuadër të asaj që njihet si dosja Metamorfoza.

Sipas raportimeve, forca të shumta policore, të ndihmuara edhe nga FNSH, kanë ngritur postoblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, ndërsa po kalojnë në sitë automjetet luksoze dhe ata me xhama të zinj.

Aksioni blic i FNSH ka për qëllim kapjen e personave në kërkim apo atyre që mbajnë armë dhe mjetet të ftohta.