Denisa Daka: Ptronazhistët e 1945-ës dhe rilindja e tyre

338
Sigal

Denisa Daka, avokate

Patronazhsitët ndoshta ishte pjesa më e përfolur në zgjedhjet e fundit të 25 prillit. Kjo sepse qëllimi i tyre ishte jo vetëm të skanonin individë, qytetarë, por edhe familjet e tyre, dhe mbi bazën e mbledhjes të këtyre të dhënave, krejtësisht në mënyrë të paligjshme,të organizonin sa më me efikasitet votimin, gjithnjë në favor të PS. Ky veprim, kjo strategji zgjedhore e PS-së nuk kaloi pa u përmendur edhe nga Raportet e OSBE- ODHIR-it, ku ata cilësuan si shkelje të të drejtave të njeriut këtë veprim të trumbetuar si një arritje e madhe.

Patronazhistët nuk janë një shpikje e PS, as një koncept i ri. Po nëse e gjitha kjo do të kishte ndodhur në një vend Perëndimor, sa gjasa ka që ato zgjedhje të njiheshin dhe askush të mos ndëshkohej? Asnjë!

Prova e parë e patronazhizmit elektoral në Shqipëri,  Dokument i Komitetit Qarkor te Tiranës, pjesë e raportit ” Për ecurinë e zgjedhjeve”, 2 dhjetor 1945.

Në këtë listë individualizohen nga ekipet elektorale të asaj kohe, individë e familje me zë të asaj kohe, të cilët kanë votuar kundra kandidatevë të Partisë Komuniste, mes tyre dhe dr.Shefqet Ndroqi.