Krybashkiaku Erion Veliaj / Po përgatitemi për zgjedhje të pjesshme në Rrogozhinë dhe Vorë, do të fitojmë me një rezultat spektakolar

146
Sigal

 

Nga Rrogozhina ku zhvilloi një takim me strukturat e PS për analizën e zgjedhjeve të fundit, kryebashkiaku Veliaj theksoi se PS është gati që të futet në zgjedhjet e pjesshme dhe do të arrijë një rezultat spektakolar. Në këtë takim që me siguri u paraprin edhe takimeve të tjera, Kryebashkiaku Veliaj u përqëndrua më shumë tek përkushtimi dhe vullneti që duhet të tregojnë këto struktura për të arritur rezultatet e duhura. Dihet që Rrogozhina është pa kryetar prej kohësh, kështuqë edhe gara do të jetë  e fortë. Si mund të rrijë një njeri më shumë se katër vite pa u votuar tek populli?! Si mundet të vazhdojë dikush një kontratë nëse nuk e rinovon. Ti nuk rri dot në një kontratë qiraje një ditë më shumë pa e rinovuar se me të drejtë tjetri të thotë dil se mbaroi kontrata. Në jetën tonë ne nuk i shkelim kontratat. Do të thotë që dhe anomalitë që lindën nga ato zgjedhje, duhen adresuar”, u shpreh Veliaj.