Pasi prokuroria nisi t’i ngjante modelit ‘Gestapo’ duke arrestuar qytetarët pa prova dhe u kërkonte të provonin pafajësinë, Gjykata e Lartë zbardh vendimin për unifikimin e masave të sigurisë me burg, ku prokurorët të kenë barrën e provës për të argumentuar masën e heqjes së lirisë me burgim.”Arresti në burg” duhet të përdoret vetëm si mjet i fundit
Gjykata e Lartë: Arresti në burg është masa më e rëndë e sigurimit dhe mund të caktohet vetëm kur çdo masë tjetër rezulton e papërshtatshme
Në vendim thuhet se gjykata ka detyrimin të japë arsyetim konkret se përse masat alternative janë të papërshtatshme për tu aplikuar në një rast të caktuar, përpara se të vendosë “arrestin në burg”. Gjykata thekson se arresti në burg është masa më e rëndë e sigurimit dhe mund të caktohet vetëm kur çdo masë tjetër rezulton e papërshtatshme, ajo duhet të arsyetojë në mënyrë konkrete përse masat e tjera më të buta
Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për rishikimin e praktikës të dhënies së masës ‘arrest me burg’. Sipas vendimit, për gjykatën do të lehtësohet praktika për ‘arrest në burg’, ndërsa prokurorët duhet të argumentojnë masën. Në vendim thuhet se gjykata ka detyrimin të japë arsyetim konkret se përse masat alternative janë të papërshtatshme për tu aplikuar në një rast të caktuar, përpara se të vendosë “arrestin në burg”.
Gjykata thekson se arresti në burg është masa më e rëndë e sigurimit dhe mund të caktohet vetëm kur çdo masë tjetër rezulton e papërshtatshme. Një aspekt tjetër thelbësor i këtij vendimi lidhet me detyrimin e gjykatës për të shqyrtuar dhe vlerësuar mundësinë e zbatimit të masave alternative. Nuk është e mjaftueshme që gjykata të deklarojë vetëm se masa e ‘arrestit në burg’ është e përshtatshme, ajo duhet të arsyetojë në mënyrë konkrete përse masat e tjera më të buta, si ‘arresti në shtëpi’, ‘detyrim paraqitje’ ose ‘garancia pasurore’, nuk do të ishin të mjaftueshme për të garantuar qëllimin e procedimit penal.
“Masa e sigurimit personal e “arrestit në burg”, konsiderohet, sipas përcaktimit të paragrafit të parë, të nenit 230 të KPP, si masa e fundit/extrema/ultima ratio, e cila mund të vendoset vetëm kur, çdo lloj mase tjetër rezulton e papërshtatshme për të garantuar nevojat e sigurimit të procedimit penal. Këto nevoja sigurimi identifikohen në përcaktimet e pikës së tretë (të paktën njërit prej tyre) të nenit 228 të KPP, të cilat nuk mund të garantohen/plotësohen nga asnjë lloj mase tjetër e ndryshme nga kjo masë kufizuese e lirisë, “arresti në burg””.
Gjykata e Lartë e Shqipërisë, ka zbardhur pas rreth dy muajsh vendimin e shpallur për unifikimin e praktikës mbi masat e sigurisë, duke sjellë ndryshime të pjesshme në mënyrën e aplikimit të “arrestit në burg”.Në bazë të këtij vendimi, do të lehtësohet praktika për ‘arrest në burg’ për gjykatën, ndërsa prokurorët duhet të argumentojnë masën.
Gjykata ka detyrimin të shqyrtojë realisht masat e tjera më pak kufizuese të lirisë personale dhe të arsyetojë shprehimisht përse ato nuk janë të mjaftueshme në rastin konkret. Ky arsyetim duhet të jetë i shprehur, i individualizuar dhe i mbështetur në fakte e rrethana të posaçme të çështjes, duke pasqyruar qartë rrezikun konkret, sipas nenit 228, pika 3, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe domosdoshmërinë, përshtatshmërinë dhe proporcionalitetin e kufizimit të lirisë, në përputhje me standardet kushtetuese dhe konventore,” thuhet ndër të tjera në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Lartë.
Shkak për këtë vendim u bë çështja e 63-vjeçarit Begtash Zeneli, i arrestuar në tetor 2025 në Lezhë pasi në banesë iu gjetën 7 kg kanabis. Megjithëse Prokuroria kërkoi me ngulm “arrestin në burg”, Gjykata e Apelit vendosi “arrest në shtëpi” duke marrë parasysh moshën e tij 63-vjeçare, faktin që ishte i rehabilituar ligjërisht dhe gjendjen e rëndë shëndetësore të bashkëshortes.
Gjykata e Lartë, pasi analizoi rekursin e prokurorit, vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit në shtëpi”. Kolegjet vlerësuan se rrezikshmëria e veprës, megjithëse e lartë, nuk mundet apriori të mbizotërojë mbi rrethanat specifike njerëzore të të dyshuarit, nëse nuk provohet rreziku konkret i ikjes apo përsëritjes së krimit.



















