Skemë mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve, ndalohen 7 persona, 5 drejtues farmacie

505
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar shtatë urdhër arreste gjatë hetimeve për rimbursimin e ilaçeve. Dy nga të arrestuarit janë zyrtarë të Drejtorisë së Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pesë të tjerë janë drejtues farmacie. Të arrestuarit janë E. Mara, juriste pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit; K. Mahmutaj, punonjëse pranë Drejtoria Rajonale e Fondit; H. Roci, administrator i farmacisë, Lundër; M. Tufi, drejtuese teknike e farmacisë Lundër; N. Thanasi, drejtues teknik i farmacisë “Nutrimed”; A. Spahiu, drejtues teknik i farmacisë Bërzhitë; A. Manaj, drejtuese teknike e farmacisë “Adelina”. 
Mësohet se ata janë ndaluar në vijim të hetimit si të dyshuar për krijimin e një skeme të madhe mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve, e cila në bazë të një vlerësimi paraprak, i ka shkaktuar shtetit një dëm afro 56 milionë lekë të reja. Nga hetimi i Prokurorisë Tiranë rezulton se barnat, çmimet e të cilave janë rimbursuar, kanë qenë kryesisht për kurimin e sëmundjeve tumorale. 
Janë kryer veprime hetimore mbi recetat mjekësore, të cilat kanë shërbyer për farmacitë që të japin klientëve medikamente të rimbursueshme. Nga këto veprime rezulton se mjekët, recetat e të cilëve kanë qenë objekt verifikimi, janë të falsifikuara. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të evidentuar bashkëpunëtorët e mundshëm në këtë skemë mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve mjekësore. 
Sigal