Federata Shqiptare e Notit/ Për dy ditë rresht u zhvilluan garat për Kampionatin Kombëtar për të rritur dhe të rinj në pishina të mbyllura.

503
Sigal

Për dy ditë rresht u zhvilluan garat për Kampionatin Kombëtar për të rritur dhe të rinj në pishina të mbyllura. Presidenti i FSHN, Agim Çiraku: 12 rekorde dhe pjesëmarrje e kënaqshme në Kampionat. Ja rezultatet teknike në të gjitha stilet, sportistët dhe ekipi më i mirë.

 

Noti shqiptar ul siparin e aktiviteteve kombëtare me garat e të rinjve dhe të rejave, por dhe të rriturve e të rriturave në pishina të mbyllura. Presidenti Agim Çiraku: Presim që të kemi rezultate të përmirësuar në Botërorin e Abu Dabit

GJERGJ VYSHKA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, ka qenë i kënaqur me pjesëmarrjen dhe rezultatet e arritura në Kampionatin Kombëtar të të rinjve dhe të rejave, apo të rriturve dhe të rejave, që është zhvilluar në Pishinën “Te Stela”. Edhe pse i di vvështirësitë, që më së shumti vijnë nga mbingarkesa në orët e mësimit dhe turnet nëpër shkolla, të cilat bëhen pengesë për stërvitjen e përditshme të notarëve, Çiraku është i kënaqur me 12 rekordet e thyera. Madje, përtej kampionatit, është i surprizuar dhe me pjesëmarrjen në Kampionatin Europian të Pishinave të Mbyllura, atje ku për herë të parë, Shqipëria ishte finaliste në stafetën 4×100 metra miks. E të tilla rezultate i pret dhe në Kampionatin Botëror të Pishinave të mbyllura, që do të zhvillohet në dhjetor në Abu Dabi. Ja dhe intervista e plotë që ka dhënë për gazetën “Telegraf” në përfundim të Kampionatit Kombëtar të të rinjve dhe të rejave e të rriturve dhe të rriturave.

  • Sapo keni përfunduar kampionatin kombëtar të të rinjve dhe të rejave, por të rriturve e të rriturave. Si ishte pjesëmarrja dhe a është gjithçka brenda pritshmërive?
  • Pjesëmarrja mendoj se është e kënaqshme. Duhet të kemi parasysh se këtu nuk bëhet fjalë për mungesa të shkaktuara nga Pandemia Covid-19, që gjithsesi mbetet problem madhor për sportin, por për shkak të mbingarkesës që kanë notarët në shkolla. Mësohet ende me dy apo tre turne nëpër shkolla dhe kjo e penalizon notarin nga stërvitja. Megjithatë kishim rezultate të mira, ndërsa mendoj dhe besoj se nuk janë pak 12 rekorde kombëtare të thyera. Dhe kam përshtypjen se ky ishte një vit i mirë për notin shqiptar, që pavarësisht kushteve të vështira ia arriti të realizojë të gjitha aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare.
  • A mund të themi se cilësia e garave ishte ajo që ju bën më shumë të kënaqur?
  • Mendoj se po. Ne jemi të kënaqur jo vetëm me cilësinë e pjesëmarrjes, por dhe me rezultatet, sikurse e përmenda dhe më sipër. Jemi brenda pritshmërive dhe besimi im është se do të kemi në 2022-in veprimtari dhe më të mira kombëtare. Ky ishte aktiviteti i fundit kombëtar për 2021-in, kështu që noti shqiptar i ka realizuar qëllimet e veta.
  • Ndërkohë është zhvilluar Kampionati Europian i notit. Cila ishte pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë aktivitet?
  • Në mënyrë surprizë kemi arritur që në stafetën 4×100 metra stil i përzier të jemi në finale. Nuk është pak për kushtet në të cilat ne e bëjmë notin në vendin tonë. Mos harroni që të gjithë kanë përmirësuar rezultatet dhe kanë thyer rekordet kombëtare. Kështu që pjesëmarrja në këtë aktivitet ishte brenda pritshmërive.
  • Por një tjetër aktivitet i rëndësishëm është dhe Kampionati Botëror i Pishinave të mbyllura. Cilat janë objektivat?
  • Është e vërtetë. Në dhjetor, në Abu Dabi, zhvillohet Kampionati Botëror i notit në pishina të mbyllura. Ashtu sikurse kanë bërë dhe në Kampionatin Europian, notarët të arrijnë të thyejnë rekordet kombëtare. Kjo është maksimalja që mund të kërkojmë prej tyre.
  • Një të fundit, çfarë mund t’i themi komunitetit?
  • Të vazhdojnë stërvitjen pa e ndërprerë, sepse rezultatet vijnë falë punë dhe të gjithë e kanë treguar në veprimtaritë e fundit se sa janë në gjendjen të marrin nga përgatitja e tyre. Kjo duhet të jetë në vazhdimësi për të rritur imazhin e notit shqiptar.

FLET TRAJNERI I STELËS, MEMA:

I DINIM MUNDËSITË TONA

Stela ishte fituese e të gjitha trofeve në Kampionatin Kombëtar të të rriturve dhe të rejave, njëkohësisht dhe të rriturve dhe të rriturave, i cili u zhvillua këtë fundjavë. Sadik Mema, kryetrajneri i Stelës, ka treguar se kjo ishte rrjedhë logjike e punës së përditshme që bëhet në këtë ekip. “Ne pak a shumë i dinim mundësitë tona – thotë Mema – jo vetëm kaq, por ishim skuadra me numrin më të madh të notarëve, plot 50. Kurse të tjerët as nuk e plotësuan dot të këtë numër. Kemi thyer të gjitha rekordet. Këtu mund të përmend Frenki Vogli me dy rekorde për të rinj dhe të rritur, apo të gjitha stafetat. Kështu që kemi realizuar të gjitha garat në mënyrë perfekte”. Ndërkohë notarët e Stelës ishin dhe në Kampionatin Europian të pishinave 25-metër për të cilën Mema thotë: “Sara Dande arriti që të thyente rekordin e 1500 metrave me 17’59”. Po kështu Paolo Priska. Dhe në Kampionatin Botëror presim të tjera arritje”. E Stela, më 27 nëntor, do të organizatorja e Kupës së Pavarësisë, Shqipëri – Kosovë, që pritet t’i japi një tjetër hov notit në të dy skajet e kufirit.

12 REKORDE KOMBËTARE, NOTARËT

BËJNË “KËRDINË” NË REZULTATE

Janë plot 12 rekorde të thyera në Kampionatin Kombëtar të të rinjve dhe të rejave, apo të rriturve e të rriturave. Kështu rekordi i parë ka ardhur në 100 metra shpinë për moshat 15-16 vjeç. Greisi Koxhaku i Tiranës ka dhënë kohën e re 59”87, ndërsa rezultati i mëparshëm ishte 1’01”31. Po për moshat 15-16 vjeç, Endi Kola i Stelës, në 400 metra katërnotim vendos kohën e re 4’49”40, teksa ishte 4’52”00. Frenki Vogli del në pah në 100 metra shpinë për të rritur e të rinj me kohën e re 58”62, kurse të njëjtën gjë ka bërë edhe në 200 metra shpinë me kohën e re 2’09”66. 1500 metra femra do të sillte dy rekorde të reja për femra. Kështu Kaltra Meça, notarja më e mirë e aktivitetit, për moshat 13-14 vjeç do të fiksonte kohën e re 18’15”77. Kurse po në të njëjtën disiplinë, tanimë për moshat 11-12 vjeç, Liana Muka e Stelës do të fiksonte kohën e re 19’41”66. Toni Groshi i Teutës për moshat 15-16 vjeç, kjo në 50 metra bretkosë, do të jepte kohën e re 29”88. Julia Xhako e Tiranës në 50 metra shpinë, për moshat 11-12 vjeç, fikson kohën rekord 29”07. Tre rekorde janë në stafeta duke nisur nga 4×100 metra stil i lirë për femra, atje ku Stela fikson rezultatin 4’30”06. Më pas në 4×100 metra stil i lirë për të rinj, Stela do të jepte rezultatin 3’46”16. Përsëri Stela, këtë herë në 4×50 metra stil i lirë femra, me kohën 2’16”19. Dhe rekordi i fundit është vendosur nga notarja e Tiranës, Julia Xhako, e cila 100 metra katërnotim për moshat 11-12 vjeç fiksoi kohën 1’11”84.

 

6 ekipe

ishin pjesëmarrës në Kampionatin Kombëtar të të rinjve dhe të rejave, apo të rriturve dhe të rriturave. Ato ishin Teuta, Tirana, Stela, Vllaznia, Tradita dhe Partizani.

REZULTATET TEKNIKE TË KAMPIONATIT KOMBËTAR PISHINA TË MBYLLURA

TË RINJ

50 M STIL I LIRË                   GREIS KOXHAKU (TIRANA)        25”08

100 M STIL I LIRË                 DALVI ELEZI (TEUTA)                  54”28

200 M STIL I LIRË                 SOFIAN SARRAG (TEUTA)           2’02”87

400 M STIL I LIRË                 SOFIAN SARRAG (TEUTA)           4’18”25

800 M STIL I LIRË                 SOFIAN SARRAG (TEUTA)           9’04”14

1500 M STIL I LIRË               SOFIAN SARRAG (TEUTA)           17’21”16

50 M BRETKOSË                  TONI GROSHI (TEUTA)                 29”88

100 M BRETKOSË                TONI GROSHI (TEUTA)                 1’09”65

200 M BRETKOSË                ELIO VELI (STELA)                        2’31”16

50 M SHPINË                         GRESI KOXHAKU (TIRANA)        27”46

100 M SHPINË                       FRENKI VOGLI (STELA)               58”62

200 M SHPINË                       FRENKI VOGLI (STELA)               2’09”66

50 M DELFIN                         GREIS KOXHAKU (TIRANA)        27”10

100 M DELFIN                       PAOLO ANDONI (STELA)             1’00”53

200 M DELFIN                       NIKLOS HOXHA (STELA)             2’29”62

100 M KATËRNOTIM           PAOLO ANDONI (STELA)             1’03”73

200 M KATËRNOTIM           ELIO VELI (STELA)                        2’13”48

400 M KATËRNOTIM           ENDI KOLA (STELA)                     4’49”40

4×50 M STIL I LIRË               TEUTA                                             1’43”58

4×100 M MIKS                       STELA                                              4’10”47

4×100 M STIL I LIRË             STELA                                              3’46”16

4×50 M MIKS                         TEUTA                                             1’55”34

4×200 M STIL I LIRË             skualifikuar

SI EKIP: STELA 250 PIKË

SPORTISTI MË I MIRË: TONI GROSHI 1105 PIKË FINA

 

TË REJA

50 M STIL I LIRË                   JULIA XHAKO (TIRANA)              29”07

100 M STIL I LIRË                 JULIA XHAKO (TIRANA)              1’04”85

200 M STIL I LIRË                 KALTRA MEÇA (STELA)              2’17”00

400 M STIL I LIRË                 KALTRA MEÇA (STELA)              4’36”69

800 M STIL I LIRË                 UERDA JAHAJ (VLLAZNIA)                   11’43”50

1500 M STIL I LIRË               LIANA MUKA (STELA)                  19’41”66

50 M BRETKOSË                  TELMA HARSHOVA (STELA)      36”15

100 M BRETKOSË                TELMA HARSHOVA (STELA)      1’20”18

200 M BRETKOSË                TELMA HARSHOVA (STELA)      2’49”44

50 M SHPINË                         ELISA KAÇURRI (STELA)             33”28

100 M SHPINË                       ELISA KAÇURRI (STELA)             1’11”97

200 M SHPINË                       JONA THOMAI (PARTIZANI)        2’43”18

50 M DELFIN                         JULIA XHAKO (TIRANA)              31”72

100 M DELFIN                       KALTRA MEÇAJ (STELA)             1’08”05

200 M DELFIN                       ARTA DERMIDHI (STELA)           2’48”62

100 M KATËRNOTIM           JULIA XHAKO (TIRANA)              1’11”34

200 M KATËRNOTIM           AMI FETISHAJ (TIRANA)              2’49”28

400 M KATËRNOTIM           ISIS RUÇI (TIRANA)                       6’37”50

4×50 M STIL I LIRË               STELA                                              2’02”54

4×100 M MIKS                       STELA                                              5’06”25

4×100 M STIL I LIRË             STELA                                              4’30”06

4×50 M MIKS                         STELA                                              2’16”19

4×200 M STIL I LIRË             STELA                                              9’55”56

SI EKIP: STELA 291 PIKË

SPORTISTJA MË E MIRË: KALTRA MEÇA 1127 PIKË FINA

 

 

TË RRITUR

50 M STIL I LIRË                   GREIS KOXHAKU (TIRANA)        25”08

100 M STIL I LIRË                 DALVI ELEZI (TEUTA)                  54”28

200 M STIL I LIRË                 SOFIAN SARRAG (TEUTA)           2’02”87

400 M STIL I LIRË                 SOFIAN SARRAG (TEUTA)           4’18”25

800 M STIL I LIRË                 SOFIAN SARRAG (TEUTA)           9’04”14

1500 M STIL I LIRË               SOFIAN SARRAG (TEUTA)           17’21”16

50 M BRETKOSË                  TONI GROSHI (TEUTA)                 29”88

100 M BRETKOSË                TONI GROSHI (TEUTA)                 1’09”65

200 M BRETKOSË                ELIO VELI (STELA)                        2’31”16

50 M SHPINË                         GRESI KOXHAKU (TIRANA)        27”46

100 M SHPINË                       FRENKI VOGLI (STELA)               58”62

200 M SHPINË                       FRENKI VOGLI (STELA)               2’09”66

50 M DELFIN                         GREIS KOXHAKU (TIRANA)        27”10

100 M DELFIN                       PAOLO ANDONI (STELA)             1’00”53

200 M DELFIN                       NIKLOS HOXHA (STELA)             2’29”62

100 M KATËRNOTIM           ERNEL BOZGO (STELA)                1’02”65

200 M KATËRNOTIM           ELIO VELI (STELA)                        2’13”48

400 M KATËRNOTIM           ENDI KOLA (STELA)                     4’49”40

4×50 M STIL I LIRË               TEUTA                                             1’43”58

4×100 M MIKS                       STELA                                              4’10”47

4×100 M STIL I LIRË             STELA                                              3’46”16

4×50 M MIKS                         TEUTA                                             1’55”34

4×200 M STIL I LIRË             skualifikuar

SI EKIP: STELA 255 PIKË

SPORTISTI MË I MIRË: TONI GROSHI 1105 PIKË FINA

 

TË RRITURA

50 M STIL I LIRË                   JULIA XHAKO (TIRANA)              29”07

100 M STIL I LIRË                 JULIA XHAKO (TIRANA)              1’04”85

200 M STIL I LIRË                 KALTRA MEÇA (STELA)              2’17”00

400 M STIL I LIRË                 KALTRA MEÇA (STELA)              4’36”69

800 M STIL I LIRË                 UERDA JAHAJ (VLLAZNIA)                   11’43”50

1500 M STIL I LIRË               LIANA MUKA (STELA)                  19’41”66

50 M BRETKOSË                  TELMA HARSHOVA (STELA)      36”15

100 M BRETKOSË                TELMA HARSHOVA (STELA)      1’20”18

200 M BRETKOSË                TELMA HARSHOVA (STELA)      2’49”44

50 M SHPINË                         ELISA KAÇURRI (STELA)             33”28

100 M SHPINË                       ELISA KAÇURRI (STELA)             1’11”97

200 M SHPINË                       JONA THOMAI (PARTIZANI)        2’43”18

50 M DELFIN                         JULIA XHAKO (TIRANA)              31”72

100 M DELFIN                       KALTRA MEÇAJ (STELA)             1’08”05

200 M DELFIN                       ARTA DERMIDHI (STELA)           2’48”62

100 M KATËRNOTIM           JULIA XHAKO (TIRANA)              1’11”34

200 M KATËRNOTIM           AMI FETISHAJ (TIRANA)              2’49”28

400 M KATËRNOTIM           ISIS RUÇI (TIRANA)                       6’37”50

4×50 M STIL I LIRË               STELA                                              2’02”54

4×100 M MIKS                       STELA                                              5’06”25

4×100 M STIL I LIRË             STELA                                              4’30”06

4×50 M MIKS                         STELA                                              2’16”19

4×200 M STIL I LIRË             STELA                                              9’55”56

SI EKIP: STELA 276 PIKË

SPORTISTJA MË E MIRË: KALTRA MEÇA 1127 PIKË FINA